Ndërlidhjet

Kosova regjistron 17 raste të reja me koronavirus


Pamje nga një qendër testimi për koronavirus në Kosovë.
Pamje nga një qendër testimi për koronavirus në Kosovë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë, ka njoftuar se të mërkurën, më 17 nëntor, janë regjistruar 17 raste të reja me koronavirus, pas testimit të 1.544 mostrave.

Në 24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë viktimë.

Autoritetet shëndetësore kanë thënë se më 17 nëntor, 19 persona janë shëruar derisa 405 persona janë ende aktivë në koronavirus.

Prej shpërthimit të pandemisë në mars të vitit 2020, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka regjistruar mbi 160.000 raste të infektimit.

Prej tyre 2.980 persona kanë vdekur.

Kosova ka nisur fushatën e vaksinimit kundër koronavirusit në mars të këtij viti.

Prej atëherë janë dhënë mbi 1.5 milion doza të vaksinës.

Numri i personave të vaksinuar me të dyja dozat ka shkuar në 752.365, derisa 847.007 kanë marrë dozën e parë.

Kjo i bie që deri më 17 nëntor është vaksinuar plotësisht 41.8 për qind e popullsisë së përgjithshme.

XS
SM
MD
LG