Ndërlidhjet

Rasti Skripal: Putin shpreson në uljen e tensioneve diplomatike


Presidenti rus, Vladimir Putin
Presidenti rus, Vladimir Putin

Presidenti rus, Vladimir Putin ka thënë se shpreson se takimi me organizatën botërore për armët kimike, do të ndihmojë në shtendosjen e tensioneve diplomatike, lidhur me helmimin e ish-spiunit rus në Britani.

Britania e fajëson Rusinë se ka përdorur agjent nervor për të helmuar Sergei dhe Yulia Skripal, por Putini ka pyetur se si Londra dhe aleatët e saj kanë dënuar kaq shpejt Rusinë.

Këto komente Putin i ka bërë, vetëm pak kohë pasi një zyrtar britanik ka thënë se “burimi i saktë” i helmit, ende nuk është përcaktuar.

Shefi ekzekutiv i laboratorit britanik në Porton Daun, Gari Aitkenhead, gjatë një interviste për Sky News, ka thënë se shkencëtarët nuk kanë mundur të verifikojnë “burimin e saktë” të agjentit Novichok, por ka shtuar se një sulm me një armë kaq toksike ka “gjasa që të bëhet përmes kapaciteteve shtetërore”.

“Ne nuk e kemi vërtetuar burimin e saktë, por kemi arritur që qeverisë t’i ofrojmë informacione shkencore, e cila më pas ka përodurur një numër të burimeve për të ardhur në përfundimet që ka ardhur”, ka thënë ai.

Putin, duke folur në një konferencë për media në Ankara, pas takimit me homologun e tij turk, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë se deklarata e zyrtarit britanik shfaq nevojnë për një hetim ndërkombëtar për helmimin ndaj Skripalëve.

Rusia ka kërkuar që sot të zhvillojë një takim me këshillin ekzekutiv të Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike, që të diskutojë për këtë rast.

“Ne duam që kjo ngjarje të hetohet. Dëshirojmë që të jemi pjesë e atij hetimi dhe ne presim që të marrim materiale të rendësishme, pasi në këtë ngjarje janë të përfshirë qytetarë të Federatës Ruse”, ka thënë Putin.

Putin ka treguar se pret që gjatë këtij takimi “çdo gjë do të sqarohet”.

Helmet që rrëzojnë kritikët e Kremlinit
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:08:00 0:00

Presidenti rus në vazhdimësi ka thënë se agjenti nervor mund të jetë prodhuar nga 20 shtete të ndryshme, duke përdorur materialet që mund të gjenden në treg të hapur.

Putin ka shtuar se deklarata e Aitkendead ka ofruar dëshmi se akuzat e Britanisë për përfshirjen e Rusisë në helmim – që çoi në dëbim masiv të mbi 150 diplomatëve rusë nga qeveritë perëndimore – janë të pabaza.

Të padëshiruarit
Ju lutem prisni
Embed

No media source currently available

0:00 0:09:12 0:00

Ndërkaq, zëdhënësi i Putinit, Dmitry Peskov ka thënë pas deklaratave të zyrtarit britanik se Britania duhet të kërkojë falje, për siç ka thënë ai, “akuza të çmendura”, që sipas Peskov, “nuk kanë asnjë bazë”.

Aitkenhead i ka thënë Sky News se Londra beson se “ka shumë gjasa” që Rusia qëndron prapa sulmit me agjent nervor dhe se laboratori i tij, ka ardhur në përfundim se agjenti nervor Novichok është përdorur në këtë sulm. Sipas tij, ky agjent nervor është prodhura në Rusi gjatë Luftës së Ftohtë.

Seregi Skripal vazhdon të jetë në gjendje kritike, pas ekspozimit ndaj agjentit nervor. Ndërkaq, shëndeti i vajzës së tij, Yulia është duke u përmirësuar.

Përgatiti: Mimoza Sadiku
XS
SM
MD
LG