Serbia më 1 shtator ndërpreu lëshimin e dokumentit për hyrje/dalje për shtetasit e Kosovës.
Me një dokument të tillë, që është cilësuar si zëvendësim për letërnjoftimin, kosovarët janë pajisur me të hyrë në territorin e Serbisë, tash e 11 vjet. As Kosova nuk do të lëshojë dokumente të tilla për qytetarët e Serbisë.
Në Jarinjë dhe Merdarë, qytetarët e të dyja anëve po e kalojnë kufirin pa problem, me dokumentet e tyre personale.
Kalim me letërnjoftime në Jarinjë e Merdarë
Në Jarinjë, Liridon Shala nga Podujeva, që kaloi kufirin për në Serbi me dokumente të Kosovës, tha se edhe kur kanë qenë dokumentet për hyrje/dalje për të nuk ka pasur problem. Por, me heqjen e tyre, ai thotë se po i duket sikur të jetë në Bashkimin Evropian.
“Pa problem kemi kaluar, nuk kemi pasur problem as kur kanë qenë letrat [dokumentet për hyrje/dalje] vetëm se është dashur t’i marrim ato tek autoritetet serbe, nuk kemi pasur problem kurrë, asnjë pengesë nuk e kemi pasur. Sot normalisht që më mirë, sikur të ishte Bashkimi Evropian na u duk, se gati njësoj”, tha ai për REL-in.
Kalimi i kufirit pa dokumente shtesë
1/7Makinat nga Kosova në pjesën e Serbisë, në pikëkakimin kufitar në Merdarë. Nga 1 shtatori, shtetasit e Kosovës dhe Serbisë nuk do të pajisen më me dokumente për hyrje/dalje.
Më 1 shtator, qytetarë të Kosovës dhe ata të Serbisë, nisën kalimin e kufirit midis dy shteteve me kartat e identifikimit të shteteve të tyre përkatëse. Pas 11 vjetësh, Serbia nga 1 shtatori nuk do t’i pajisë në kufi shtetasit e Kosovës me dokumentin për hyrje/dalje, që zhvlerësonte dokumentet e Kosovës. As Kosova nuk do të lëshojë një dokument të tillë. Palët arritën këtë marrëveshje më 27 gusht, pas ndërmjetësimit të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara.
2/7Në veri të Kosovës, në pikëkalimin kufitar të Jarinjës po zbatohet marrëveshja e arritur më 27 gusht për heqjen dorë nga lëshimi i dokumenteve për hyrje/dalje.
Më 1 shtator, qytetarë të Kosovës dhe ata të Serbisë, nisën kalimin e kufirit midis dy shteteve me kartat e identifikimit të shteteve të tyre përkatëse. Pas 11 vjetësh, Serbia nga 1 shtatori nuk do t’i pajisë në kufi shtetasit e Kosovës me dokumentin për hyrje/dalje, që zhvlerësonte dokumentet e Kosovës. As Kosova nuk do të lëshojë një dokument të tillë. Palët arritën këtë marrëveshje më 27 gusht, pas ndërmjetësimit të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara.
3/7Në pikëkalimin kufitar në Merdarë, në mëngjesin e 1 shtatorit janë parë kolona të makinave duke pritur për të hyrë në territorin e Serbisë.
Më 1 shtator, qytetarë të Kosovës dhe ata të Serbisë, nisën kalimin e kufirit midis dy shteteve me kartat e identifikimit të shteteve të tyre përkatëse. Pas 11 vjetësh, Serbia nga 1 shtatori nuk do t’i pajisë në kufi shtetasit e Kosovës me dokumentin për hyrje/dalje, që zhvlerësonte dokumentet e Kosovës. As Kosova nuk do të lëshojë një dokument të tillë. Palët arritën këtë marrëveshje më 27 gusht, pas ndërmjetësimit të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara.
4/7Në Merdarë, në pjesën e Serbisë, qytetarët nga Kosova kanë prezantuar vetëm letërnjoftimin e Kosovës.
Më 1 shtator, qytetarë të Kosovës dhe ata të Serbisë, nisën kalimin e kufirit midis dy shteteve me kartat e identifikimit të shteteve të tyre përkatëse. Pas 11 vjetësh, Serbia nga 1 shtatori nuk do t’i pajisë në kufi shtetasit e Kosovës me dokumentin për hyrje/dalje, që zhvlerësonte dokumentet e Kosovës. As Kosova nuk do të lëshojë një dokument të tillë. Palët arritën këtë marrëveshje më 27 gusht, pas ndërmjetësimit të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara.
5/7Makinat duke kaluar në anën e Serbisë, në pikëkalimin kufitar në Jarinjë.
Më 1 shtator, qytetarë të Kosovës dhe ata të Serbisë, nisën kalimin e kufirit midis dy shteteve me kartat e identifikimit të shteteve të tyre përkatëse. Pas 11 vjetësh, Serbia nga 1 shtatori nuk do t’i pajisë në kufi shtetasit e Kosovës me dokumentin për hyrje/dalje, që zhvlerësonte dokumentet e Kosovës. As Kosova nuk do të lëshojë një dokument të tillë. Palët arritën këtë marrëveshje më 27 gusht, pas ndërmjetësimit të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara.
6/7Serbia për 11 vjet kishte lëshuar dokumente për hyrje/dalje për shtetasit e Kosovës. Kosova, në anën tjetër, lëshoi dokumente të tilla për shtetasit serb për disa orë gjatë 1 gushtit. Vendimi për dokumentet dhe ai për targat, rritën tensionet mes dy shteteve, por me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara, palët arritën marrëveshje më 27 gusht për heqjen e dokumenteve për hyrje/dalje.
Më 1 shtator, qytetarë të Kosovës dhe ata të Serbisë, nisën kalimin e kufirit midis dy shteteve me kartat e identifikimit të shteteve të tyre përkatëse. Pas 11 vjetësh, Serbia nga 1 shtatori nuk do t’i pajisë në kufi shtetasit e Kosovës me dokumentin për hyrje/dalje, që zhvlerësonte dokumentet e Kosovës. As Kosova nuk do të lëshojë një dokument të tillë. Palët arritën këtë marrëveshje më 27 gusht, pas ndërmjetësimit të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara.
7/7Me të hyrë në territorin e Serbisë, qytetarët nga Kosova do ta shohin njoftimin, ku thuhet se marrëveshja për dokumente nuk nënkupton se Serbia e njeh pavarësinë e Kosovës.
Më 1 shtator, qytetarë të Kosovës dhe ata të Serbisë, nisën kalimin e kufirit midis dy shteteve me kartat e identifikimit të shteteve të tyre përkatëse. Pas 11 vjetësh, Serbia nga 1 shtatori nuk do t’i pajisë në kufi shtetasit e Kosovës me dokumentin për hyrje/dalje, që zhvlerësonte dokumentet e Kosovës. As Kosova nuk do të lëshojë një dokument të tillë. Palët arritën këtë marrëveshje më 27 gusht, pas ndërmjetësimit të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara.
Previous slide
Next slide
Zoran Çeperkoviq, nga Leshaku në veri të Kosovës, tha se do ta kalojë kufirin me dokumentet e Serbisë dhe se marrëveshjen për heqjen e dokumenteve për hyrje/dalje, e cilësoi si diçka të mirë.
“Pres një marrëveshje paqeje. Le të jetojmë në paqe së bashku”, tha ai, teksa po kalonte kufirin në Jarinjë.
Dragan Mirosavleviq, profesor në Universitetin e Mitrovicës, që më 1 shtator hyri në Kosovë përmes pikëkalimit në Merdarë, tha për Radion Evropa e Lirë, se në kufi gjithçka shkoi mirë.
Ai nuk e komentoi marrëveshjen, duke thënë se nuk shikon shumë lajme.
Nebojsha Llekiq nga Preoci, në Komunën e Graçanicës, tha se marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë për dokumente kryesisht vlen për veriun e Kosovës, sepse serbët në jug kanë dokumente të të dyja shteteve.
“Unë i kam të dyja letërnjoftimet, kështu që ne nuk kemi ndonjë problem. Krejt kjo marrëveshje më duket se është kryesisht për serbët në veri. Përndryshe, mospranimi i dokumenteve vetëm sa e vështirëson komunikimin e shtetasve, pa marrë parasysh a janë shqiptarë apo serbë”, tha ai për REL-in, teksa hyri në Kosovë nga Serbia përmes pikëkalimit kufitar në Merdarë.
Ekipet e REL-it që po raportojnë nga Merdarja dhe Jarinja, po ashtu kanë kaluar pa problem këto dy pikëkalime kufitare - që lidhin Kosovën dhe Serbisë - me letërnjoftim të Kosovës.
Heqjen e kësaj mase e konfirmoi në orët e para të 1 shtatorit ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, nga pika kufitare në Bërnjak.
“Mund të konfirmoj se e njëjta gjë ka ndodhur edhe [nga pikat kufitare] në Merdarë, në Dheun e Bardhë dhe në Muçibabë. Në Jarinjë, ende nuk e kemi ndonjë veturë, e cila ka kaluar, por realisht mund të konkludojmë se autoritetet e Serbisë e kanë ndërprerë lëshimin e fletëve për hyrje/dalje për shtetasit tanë”, tha Sveçla.
“Ky është një lehtësim i madh për shtetasit tanë, të cilët udhëtojnë për apo nëpër Serbi”, shtoi ai.
Marrëveshja për heqjen e këtij dokumenti u arrit fundjavën e kaluar.
Një vendim i tillë është zbatuar shkurtimisht më 1 gusht, por për shkak të rebelimit të disa serbëve në veri të Kosovës dhe me sugjerimin e bashkësisë ndërkombëtare, Qeveria e ka shtyrë për 30 ditë.
Palët, ndërkohë, me ndërmjetësimin e komunitetit ndërkombëtar, kanë arritur marrëveshje për mosaplikimin e këtyre dokumenteve nga asnjëra anë.
Nga 1 shtatori në Kosovë pritet të nisë së zbatuari vendimi i Qeverisë për riregjistrimin e makinave me targat që i lëshon Serbia.
Edhe kjo masë është dashur të nisë nga 1 gushti, por, për të njëjtat arsye, është shtyrë për 30 ditë.
Sveçla tha se shpreson se edhe “çështja e kalimit nga targat ilegale të Serbisë në targa të Kosovës” të kalojë pa probleme, sikurse ajo e dokumenteve.
Një ditë para se të hiqte kërkesën për dokumente për hyrje/dalje, Serbia vendosi disa njoftime në vendkalimet me Kosovën, ku thuhej se mundësimi i kalimit të kufirit me dokumente të identifikimit të lëshuara nga Kosova bëhet “për arsye krejtësisht praktike”, që liria e lëvizjes të bëhet më e lehtë, bazuar në Marrëveshjen për lëvizje të lirë.
Këtë marrëveshje, Kosova dhe Serbia e kanë arritur në vitin 2011 në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, por se deri më tash nuk ka gjetur zbatimin e duhur.