Ndërlidhjet

REL shënon 70-vjetorin e transmetimit të lajmeve të pacensuruara


Selia e REL-it në Pragë

Radio Evropa e Lirë shënon të shtunën 70-vjetorin e transmetimit të lajmeve të pacensuruara për njerëzit që u privohej e drejta në shtyp të lirë.

Më 1 maj të vitit 1951, transmetimi i parë në radio iu drejtua audiencave prapa “Perdes së Hekurt” në Çekosllovakinë komuniste.

Në fund të vitit 1954, Radio Evropa e Lirë dhe Radio Liria - homologia e saj në gjuhën ruse - shërbenin si media surrogate në 25 gjuhë në Evropën Lindore dhe Bashkimin e atëhershëm Sovjetik.

Në vitin 1994, Radio Evropa e Lirë u zgjerua me Ballkanin Perëndimor dhe gjatë 15 vjetëve pasues me Afganistanin, Iranin, Irakun dhe me rajonet pashtunfolëse të Pakistanit.

Ajo u zgjerua përsëri më 2019 dhe 2020, duke hapur platformat digjitale në Bullgari, Rumani dhe Hungari, për të adresuar kërcënimet nga dezinformimi dhe rënia e pluralizmit mediatik.

Në vitin 1995, me ftesë të ish-presidentit çek, Vaclav Havel, Radio Evropa e Lirë i zhvendosi operacionet e saj nga Mynihu në Pragë.

Në Mynih ishte e vendosur që nga viti 1951.

Video nga arkivi i REL-it:

Radio Evropa e Lirë mbush 20 vjet
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:00:50 0:00

XS
SM
MD
LG