Ndërlidhjet

Më 27 shtator fillon mësimi në objekte shkollore, thotë AKK


Një klasë bosh në një shkollë të Kosovës. Fotografi nga arkivi.
Një klasë bosh në një shkollë të Kosovës. Fotografi nga arkivi.

Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Arben Vitia gjatë një takimi online me kryetarët e komunave të Kosovës, i ka informuar ata se mësimi në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar do të fillojë me datën 27 shtator.

Sipas një njoftimi të Asociacionit të Komunave të Kosovës në këtë takim është thënë se në klasa nuk do të lejohen më shumë se 20 nxënës ndërsa në klasat me më shumë se 20 nxënës, mësimi mbahet në dy grupe. Institucionet parashkollore do të punojnë me kapacitete të plota.

Edhe pas datës 27 shtator, kufizimi i lëvizjes vazhdon të mbetet i njëjtë, nga ora 22:00 – 05:00h ndërsa bizneset e gastronomisë do të lejohet të punojnë deri në ora 22:00. Puna do të lejohet edhe brenda lokaleve për personat që ofrojnë dëshmi të vaksinimit ose teste përkatëse.

Masa nuk do të vlejë për ambientet e jashtme të gastronomisë.

“Personeli i Sektorit Publik dhe Privat, të cilët kanë punë me palë, duhet të janë të vaksinuar ose të ofrojnë dëshmi për testet relevante”, thuhet në njoftim.

Si t'i ndalet hovi koronavirusit në Kosovë?
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:10:54 0:00

Në fund të muajit gusht, autoritetet në Kosovë vendosën masa të reja kufizimi pasi situata epidemiologjike ishte përkeqësuar.

Gjatë muajve të verës në Kosovë nuk ka pasur pothuajse asnjë masë kufizimi që do të parandalonte përhapjen e koronavirusit.

Të enjten (23 shtator) në Kosovë janë regjistruar edhe 2 raste të vdekjes nga koronavirusi, që e shkakton sëmundjen COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë në raportin ditor ka njoftuar se janë regjistruar edhe 133 raste të reja të të infektuarve bazuar në 4.139 mostra të testuara.

Autoritetet shëndetësore kanë konstatuar se nga sëmundja COVID-19 janë shëruar edhe 805 pacientë ndërsa raste aktive janë 6.077.

Prej shpërthimit të pandemisë në mars të vitit 2020, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar mbi 159.000 raste të infektimit.

Prej tyre 2.919 persona kanë vdekur.

XS
SM
MD
LG