Ndërlidhjet

Rusia e arreston një grua amerikano-ruse për tradhti, sipas mediave shtetërore


Fotografi ilustruese.
Fotografi ilustruese.

Shërbimi rus i Sigurisë, FSB, ka thënë të martën se e ka arrestuar një grua me nënshtetësi të dyfishtë, amerikane dhe ruse, nën dyshimin për tradhti.

Ajo akuzohet se gjoja e ka financuar ushtrinë ukrainase, raportuan media ruse të martën.

FSB-ja në qytetin qendror Yekaterinburg tha se “i ka ndalur aktivitetet e jashtëligjshme të një banoreje 33-vjeçare në Los Anxhelos, e cila ka nënshtetësi të dyfishtë, të Rusisë dhe të Shteteve të Bashkuara, e përfshirë në dhënien e ndihmës financiare për një shtet të huaj”, raportuan mediat shtetërore ruse duke e cituar FSB-në.

Identiteti e gruas së arrestuar nuk është bërë i ditur.

Shtetet e Bashkuara kanë thënë më herët se disa shtetas amerikanë po burgosen padrejtësisht në Rusi, përfshirë gazetaren e Radios Evropa e Lirë, Alsu Kurmasheva, e cila është në paraburgim në Rusi, nën akuzat se e ka shkelur rregulloren e ligjit për të ashtuquajturit “agjentë të huaj”.

Departamenti i Shtetit u ka bërë thirrje vazhdimisht të gjithë amerikanëve të largohet menjëherë nga Rusia, duke përmendur arrestimet e padrejta dhe ngacmimet nga shërbimet ruse të sigurisë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG