Piktura dhe propaganda: Arti i motivuar nga lufta në Ukrainë
Pikturat dhe muralet anembanë Ukrainës dhe Rusisë janë nxitur nga pushtimi rus që ka nisur më 24 shkurt.
5
Artisti francez, Christian Guemy, pikturon pranë një stacioni metroje që u dëmtua rëndë nga një sulm rus në Kiev. Fotografuar në prill.
6
Një grua në qendër të Kievit pozon pranë një posteri që tregon Urën e Krimesë në flakë. Fotografuar më 8 tetor.
7
Artistja ukrainase, Varvara Lohvyn, pikturon dekorime tradicionale ukrainase - Petrykivka - në barrierat anti-tank të njohura si 'iriqët çekë' në qendër të Kievit në gusht.
8
Një mural në një shesh lojrash në Reutov, afër Moskës, që tregon një grua të moshuar me një flamur të kuq. Piktura në shkallë të gjerë, e cila u fotografua në prill, i referohet një incidenti famëkeq menjëherë pas pushtimit rus, në të cilin një pensioniste doli nga shtëpia e saj pranë Haarkivit duke mbajtur një flamur të Bashkimit Sovjetik për të përshëndetur ushtarët që ajo supozonte se ishin rusë. Burrat ishin në fakt ushtarë ukrainas.