Piktura dhe propaganda: Arti i motivuar nga lufta në Ukrainë
Pikturat dhe muralet anembanë Ukrainës dhe Rusisë janë nxitur nga pushtimi rus që ka nisur më 24 shkurt.

1
Një pikturë e fotografuar më 18 tetor në një mur të dëmtuar nga beteja në Kupjansk, një qytet në verilindje të Ukrainës, i rimarrë së fundmi nga forcat ukrainase. Teksti thotë "Do ta shumëfishojmë dashurinë në botë dhe për këtë do të fitojmë!"

2
Një mural pro-rus brenda një magazine në Kupjansk, fotografuar më 18 tetor.

3
Vendasit kalojnë pranë një murali që tregon duart e një ushtari ukrainas duke riparuar flamurin e grisur të Ukrainës në Kiev. Fotografuar në prill.

4
Makinat në Moskë kalojnë nën një mural të ushtarëve rusë që mbajnë simbolin "Z" të përdorur si një emblemë pro luftës. Imazhi i referohet një pikture të famshme të epokës cariste të tre kalorësve rusë. Fotografuar në shtator.