Ndërlidhjet

Rusia urdhëron ushtarët të kthehen në baza pas stërvitjeve afër Ukrainës


Ilustrim.
Ilustrim.

Rusia ka urdhëruar komandën e saj ushtarake që të nisë kthimin e trupave në bazat e përhershme brenda shtetit, prej të premtes.

Ky shtet ka thënë se ka përfunduar me sukses “vëzhgimet e shpejta” të forcave të veta në jug dhe perëndim, afër kufirit me Ukrainën, ka raportuar agjencia e lajmeve RIA.

Ky njoftim vjen pas disa javësh tensione me Perëndimin për prezencën në rritje të ushtrisë ruse afër Ukrainës.

Ende nuk është bërë e qartë nëse urdhri për lëvizje përfshin të gjitha forcat afër kufirit.

Sipas zyrtarëve të Bashkimit Evropian, Rusia ka dërguar rreth 100,000 trupa afër kufirit.

“Besoj se objektivat e vëzhgimit të shpejtë janë arritur plotësisht. Trupat kanë demonstruar aftësitë e tyre për të ofruar mbrojtje kredibile për shtetin”, ka thënë ministri i Jashtëm rus Sergei Shoigu, transmeton agjencia e lajmeve Reuters.

“Për këtë arsye unë kam vendosur që të kompletoj vëzhgimet në jug dhe perëndim të distrikteve ushtarake”, ka thënë ai.

Sipas Shoigus, trupat ruse duhet të kthehen nëpër bazat e tyre deri më 1 maj.

Nga marsi deri në muajin qershor, më shumë se 28,000 forca nga 26 kombe, do të kryejnë stërvitje ushtarake në më shumë se 30 zona trajnimi, nëpër vende të ndryshme.

XS
SM
MD
LG