Ndërlidhjet

Putin viziton ushtarët rusë të plagosur në Ukrainë


Presidenti rus, Vladimir Putin.
Presidenti rus, Vladimir Putin.

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka vizituar ushtarët rusë, të plagosur gjatë luftimeve në Ukrainë. Ky është një takim i radhë i liderit rus me ushtarët rusë, teksa Kievi po vazhdon kundërofensivën e saj kundër forcave të Moskës pas intensifikimit të luftimeve gjatë fundjavës.

Lideri rus vizitoi trupat në Qendrën Mjekësore Ushtararake Vishnevski, në periferi të Moskës. Vizita u zhvillua më 12 qershor në “Ditën e Rusisë”, që është një festë patriotike në Rusi.

Kremlini ka publikuar imazhe të kësaj vizite të Putinit, i cili ishte i shoqëruar nga ministri i tij i Mbrojtjes, Sergei Shoigu.

Derisa po i vendoste një medalje një prej ushtarëve të plagosur, lideri rus i tha: “Ju përgëzoj”.

“I kam shërbyer Rusisë”, citohet të ketë thënë ky ushtarak.

Kjo vizitë duket se është organizuar nën masa të rrepta sigurie.

Agjencia ruse e lajmeve, TASS, raportoi se Putin e ka dekoruar komandantin e një toge me medaljen më të lartë ushtarake që jep Rusia.

Më shumë se një vit që nga nisja e pushtimit rus të Ukrainës, Putin rrallë takon ushtarët që shërbejnë në këtë luftë. Ai po ashtu kishte vizituar ushtarët e plagosur rusë në maj të vitit të kaluar.

Rusia dhe Ukraina po ashtu nuk japin shifra për ushtarët e vrarë apo të plagosur. Megjithatë, analistët ushtarakë perëndimorë kanë vlerësuar se të dyja palët kanë humbur mijëra ushtarë në luftime.

XS
SM
MD
LG