Rusia në luftë me zjarre misterioze
Një varg zjarresh në qytetet ruse kanë bërë që disa të spekulojnë se flakët mund të jenë të lidhura me luftën në Ukrainë. Disa nga zjarret kanë dëmtuar objektivat ushtarake, ndërsa të tjerat kanë goditur ndërtesa që nuk kanë lidhje me infrastrukturën e luftës ruse.

1
Zjarr në një depo nafte në Kstovë, në rajonin e Nizhni Novgorod të Rusisë, më 22 mars. Shtatë depo të karburantit dizel thuhet se janë përfshirë nga flakët.

2
Shtëllunga tymi e zjarri ngrihen mbi një depo nafte në Belgorod, qytet rus që ndodhet 30 kilometra nga kufiri me Ukrainën, më 1 prill. Sipas një zyrtari lokal, zjarri u shkaktua nga një sulm ajror nga dy helikopterë ukrainas. Videoja e pasojave të incidentit tregon dy helikopterë të armatosur që kalojnë në çatitë e qytetit jugperëndimor rus. Ukraina mohoi çdo përfshirje të saj.

3
Një ndërtesë historike në Riazan, 180 kilometra në juglindje të Moskës, digjet më 1 prill.

4
Një zjarr në një oborr me lëndë druri në Birobizhan më 4 prill. Qyteti është kryeqyteti administrativ i Rajonit Autonom Hebre rus në Siberinë e largët lindore.