Rusia në luftë me zjarre misterioze
Një varg zjarresh në qytetet ruse kanë bërë që disa të spekulojnë se flakët mund të jenë të lidhura me luftën në Ukrainë. Disa nga zjarret kanë dëmtuar objektivat ushtarake, ndërsa të tjerat kanë goditur ndërtesa që nuk kanë lidhje me infrastrukturën e luftës ruse.
13
Zjarri është parë në një cep të fabrikës së kozmetikës Nefis në Kazan, më 28 maj.
14
Flakë në anën e Grand Setun Plaza në Moskë më 3 qershor. Dy persona u plagosën nga zjarri, i cili shkatërroi një pjesë të madhe të qendrës së biznesit.
15
Zjarrfikësit përballen me një mur tymi në fabrikën e prodhimit të gomës Altyn Polimer në rajonin e Tatarstanit më 3 qershor. Thuhet se në fabrikë ruheshin goma dhe plastika.
16
Një zjarr në një stacion shërbimi në Timen më 4 qershor. Si dhe flakët e dokumentuara në këtë galeri, disa sulme me zjarrvënie ndaj zyrave të rekrutimit ushtarak thuhet se kanë ndodhur gjithashtu në të gjithë Rusinë që kur vendi filloi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.