Ndërlidhjet

Kabineti qeveritar duke duartrokitur në fund të seancës për zgjedhjen e presidentit.
Kabineti qeveritar duke duartrokitur në fund të seancës për zgjedhjen e presidentit.
  • Deputetët e Kuvendit të Kosovës dështuan që të zgjedhin presidentin e ri të Kosovës brenda afatit kushtetues, duke bërë që Kuvendi të shpërndahet dhe zgjedhjet mbahen brenda 45 ditësh.
  • Dy kandidatet për presidente të propozuara nga LVV, Feride Rushiti dhe Hatixhe Hoxha, nuk u votuan në mungesë të kuorumit, pasi opozita refuzoi pjesëmarrjen në seancë.
  • LVV-ja ka thënë se ka bërë përpjekje për të arritur një zgjidhje për presidentin, por ofertat e tij janë refuzuar nga opozita. Partitë opozitare, ndërkaq, kanë kërkuar marrëveshje për presidentin, duke kundërshtuar idenë që LVV-ja t’i ketë tre pozitat: Qeverinë, Kuvendin dhe Presidencën.
20:24 28.4.2026

Kurti: Hatixhe Hoxha mund të tërhiqet nga kandidatura nëse LDK sjell 15 nënshkrime

Kreu i LVV-së, Albin Kurti, tha se ka biseduar me kandidaten Hatixhe Hoxha dhe ajo ka shprehur gatishmëri të tërhiqet nga gara, nëse LDK-ja sjell 15 nënshkrime dhe emrin e kandidatit të saj për president.

“Kam komunikuar menjëherë me kandidaten Hatixhe Hoxha dhe kam biseduar me të dhe ajo është dakorduar të tërhiqet nga kandidatura, nëse LDK i sjell 15 nënshkrime për kandidaten e saj, kushdo që është. LVV ia plotëson edhe 15 nënshkrime të tjera nga mazhoranca dhe në këtë mënyrë do ta kishim një kandidat nga shoqëria civile dhe një nga LDK dhe sonte le ta zgjedhim presidentin apo presidenten”, tha Kurti gjatë një adresimi për media në Kuvendin e Kosovës.

Por, ai tha se LDK-ja duhet të sjellë nënshkrimet dhe emrin e kandidatit dhe lista duhet të ketë datën e sotme.

“Mund të mos i kenë 15 nënshkrime, ndoshta i kanë 14 apo 13 sa t’i kenë le t’i sjellin veç na të na i sjellin, ne e plotësojmë për kandidatin... Nëse u mungon ndonjë se këqyrim për një e dy”, tha ai.

LDK tha më herët se nënshkrimet e prezantuara një ditë më parë nuk kishin emër, pasi për këtë paraprakisht duhet dakordim me LVV-në. Por, kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku tha se Kurti po kërkon kundërkandidate për Feride Rushitin.

20:27 28.4.2026

Kurti: Nuk kemi asnjë problem me çfarëdo kandidati që mund të sjellë LDK-ja

Kryeministri Kurti në reagim ndaj deklaratës së kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku se atij po i pengon Vjosa Osmani, tha se “nuk i pengon asnjë kandidat që e sjellë LDK-ja”.

“Vetëm le të na i sjellin 15 nënshkrime. Ne ja plotësojmë nënshkrimet sa i mungojnë”, tha Kurti.

Megjithatë, ai nuk premtoi e as garantoi asnjë votë nga grupi i tij parlamentar për kandidatin e LDK-së.

“Në kuti, votimi është i fshehtë”, tha Kurti.

Për çdo kandidaturë për president të Kosovës, duhen të paktën nënshkrimet e 30 deputetëve. Ndërsa një deputet mund të përkrah vetëm një kandidat.

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës.
Albin Kurti, kryeministër i Kosovës.
20:49 28.4.2026

Deri më tani, ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani nuk ka pasur ndonjë deklaratë publike pas përmendjes së emrit të saj si kandidate e mundshme e propozuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Radio Evropa e Lirë është duke bërë përpjekje për të marrë reagim nga Osmani ose ekipi i saj në lidhje me këtë çështje.

Në përpjekjet e kaluara për zgjedhjen e presidentit, nga kabineti i Osmanit ishte thënë që ajo refuzon të jetë kundërkandidate formale për presidente, nëse nuk ka vota të garantuara për t'u zgjedhur.

"Nëse dikujt i thoni eja veç sa për formalitet bëhu kundërkandidate e (në atë kohë) Glauk Konjufca, pra veç sa për numër, në mënyrë që pastaj të mund ta fajësojmë së bashku opozitën për shkuarje në zgjedhje, a ka më turp?", kishte shkruar shefja e kabinetit të Osmanit, Learta Hollaj në Facebook, më 4 mars.

20:52 28.4.2026

LDK thotë se LVV po kërkon një kandidat tjetër që Rushiti të bëhet presidente

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, tha se kreu i LVV-së, Albin Kurti po kërkon nga partia e saj një kandidat të dytë, në mënyrë që presidente të zgjidhet Feride Rushiti.

“I kemi 15 nënshkrime për kandidatin që LDK merr vendim ta kandidojë. Kryetari Abdixhiku ka thënë se mund të jetë Vjosa Osmani dhe ne nuk kemi asnjë dilemë. Ajo që kemi dilemë është që ftesa ishte që të ketë një kandidat të dytë që t’i mundësohet kandidates të LVV-së që të zgjidhet presidente e Kosovës”, tha Lushaku-Sadriu.

Kurti tha disa minuta më parë se e pranon edhe ish-presidenten Vjosa Osmani si kandidate të Rushitit për presidente. Ai tha se pret 15 nënshkrimet e LDK-së dhe emrin zyrtar të kandidatit për president nga ta.

“Pyetja më e rëndësishme është a i jep 66 vota LVV-ja për kandidatin e LDK-së”, pyeti Lushaku-Sadriu.

Ndërkaq, në një postim në Facebook, deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, tha se Kurti po kërkon që t’i bëhet kuorumi për zgjedhjen e presidentit.

Jehona Lushaku Sadriu.
Jehona Lushaku Sadriu.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG