Ndërlidhjet

Përfundon rundi i ri i bisedimeve bërthamore SHBA-Iran mes frikës për konflikt ushtarak

Ministri i Jashtëm i Omanit, Badr Albusaidi, takohet me të dërguarin e posaçëm të SHBA-së, Witkoff, dhe Jared Kushnerin në Gjenevë, Zvicër, 26 shkurt 2026.
Ministri i Jashtëm i Omanit, Badr Albusaidi, takohet me të dërguarin e posaçëm të SHBA-së, Witkoff, dhe Jared Kushnerin në Gjenevë, Zvicër, 26 shkurt 2026.

Zyrtarë amerikanë dhe iranianë e zhvilluan një rund të ri bisedimesh bërthamore, të ndërmjetësuara nga Omani, të enjten në Gjenevë, i cili shihet si përpjekja e fundit për ta shmangur një konflikt të madh ushtarak midis dy vendeve armike.

Ministri i Jashtëm i Omanit, Badr al-Busaidi, i cili ka një histori ndërmjetësimi mes palëve, tha se ka vërejtur “përparim të rëndësishëm” dhe njoftoi se javën e ardhshme në Vjenë do të zhvillohen diskutime në nivel teknik.

“Do të rifillojmë së shpejti pas konsultimeve në kryeqytetet përkatëse... Jam mirënjohës ndaj të gjithë të përfshirëve për përpjekjet e tyre: negociatorëve, IAEA-së (Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Atomike) dhe mikpritësve tanë, Qeverisë zvicerane”, shkroi Busaidi në platformën X.

Sipas Axios, i dërguari i Shtëpisë së Bardhë Steve Ëitkoff dhe dhëndri i Trumpit, Jared Kushner, të cilët përfaqësuan Shtetet e Bashkuara në Gjenevë, u shprehën “të zhgënjyer” nga retorika e zyrtarëve iranianë gjatë sesionit të paradites të takimit.

Zyrtarët amerikanë e as ata iranianë nuk kanë folur publikisht pas takimeve.

Rundi i tretë i bisedimeve u zhvillua në një kohë kur presidenti amerikan, Donald Trump, po shqyrton mundësitë për veprim ushtarak, nëse nuk arrihet ndonjë marrëveshje për ta frenuar programin bërthamor të Iranit.

SHBA-ja i ka vendosur tashmë dy aeroplanmbajtëse pranë republikës islamike.

Palët zhvilluan bisedime indirekte më herët gjatë këtij muaji në Oman, të parat që kur Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara bombarduan objektet kryesore bërthamore të Iranit gjatë një konflikti të shkurtër në qershor të vitit të kaluar. Rundi i dytë i bisedimeve u mbajt në Gjenevë më 17 shkurt.

Të dy rundet e negociatave nuk sollën përparim dhe pikat kyç të mospajtimeve mbeten të pazgjidhura.

Gjatë bisedimeve, SHBA-ja ka kërkuar që Irani të ndalojë plotësisht pasurimin e uraniumit dhe të heqë dorë nga stoku i tij prej rreth 400 kilogramësh të uraniumit të pasuruar në nivel të lartë, hapa këto që do ta parandalonin Teheranin që të prodhonte një armë bërthamore.

Teherani insiston se programi i tij bërthamor ka qëllime paqësore dhe civile, sikurse është prodhimi i energjisë elektrike.

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha më 25 shkurt se Irani po përpiqet të “rindërtojë elemente” të programit të tij bërthamor edhe pse aktualisht nuk po pasuron uranium.

Rubio tha po ashtu se edhe pse bisedimet do të përqendrohen në programin bërthamor të Iranit, raketat e tij “duhet të trajtohen gjatë negociatave”, pasi Teherani ka “mijëra raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi që mund të arrijnë bazat amerikane në rajon”.

Ai shtoi se deklaratat e Trumpit më 24 shkurt gjatë adresimit drejtuar kombit se Irani po “punon për të ndërtuar raketa që së shpejti do të arrijnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës” nuk do të thotë se ata aktualisht zotërojnë armë të tilla, por se “qartësisht janë në rrugën që, një ditë, të jenë në gjendje të zhvillojnë armë që mund të arrijnë SHBA-në”.

Video: Në Kongresin amerikan, Trump thotë se nuk do të lejojë që Irani të ketë armë bërthamore

Trump: Nuk do të lejoj kurrë që Irani të ketë armë bërthamore
Trump: Nuk do të lejoj kurrë që Irani të ketë armë bërthamore
Ju lutem prisni

Materiali aktualisht nuk është në dispozicion.

0:00 0:02:24 0:00

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmaeil Baqaei, tha më 26 shkurt se bisedimet indirekte do të përqendrohen vetëm te programi bërthamor i Teheranit.

Më vonë, Baqaei tha se shefi i organizatës vëzhguese bërthamore të OKB-së, Rafael Grossi, me gjasë do t’iu bashkohet bisedimeve “për të ndihmuar në avancimin e diskutimeve për çështje teknike”.

Ministri i Jashtëm i Omanit, Badr Albusaidi, tha më 26 shkurt se zyrtarët amerikanë dhe iranianë kishin shfaqur “gatishmëri të paprecedentë ndaj ideve dhe zgjidhjeve të reja dhe kreative”.

Irani ka treguar se është i gatshëm të bëjë kompromise në këmbim të heqjes së sanksioneve amerikane dhe njohjes së të drejtës së tij për pasurimin e uraniumit.

Në adresimin e tij më 24 shkurt, Trump dukej se po argumentonte për një sulm të mundshëm ndaj Iranit, duke thënë se ai nuk do të lejojë “sponsorin numër një në botë të terrorit” të ketë armë bërthamore.

Trump tha se Teherani dëshiron që të rindërtojë programin e tij bërthamor dhe se “në këtë moment po ndjek përsëri ambiciet e tij djallëzore bërthamore”, një pretendim që u hodh poshtë nga Teherani.

Lëvizjet e ushtrisë amerikane në mes të tensioneve në rritje me Iranin

Një aeroplan në kuvertën e aeroplanmbajtësit USS Gerald R. Ford në portin e ishullit grek të Kretës më 24 shkurt.

Uashingtoni aktualisht po kryen një nga grumbullimet e tij më të mëdha të forcave ushtarake në Lindjen e Mesme që nga pushtimi i Irakut më 2003.

1/8 Një aeroplan në kuvertën e aeroplanmbajtësit USS Gerald R. Ford në portin e ishullit grek të Kretës më 24 shkurt.

Uashingtoni aktualisht po kryen një nga grumbullimet e tij më të mëdha të forcave ushtarake në Lindjen e Mesme që nga pushtimi i Irakut më 2003.
Teksa forcat amerikane grumbullohen në Lindjen e Mesme në mes të tensioneve në rritje me Iranit, fotografitë e shkrepura tregojnë lëvizjen e njësive detare dhe ajrore – nga Kreta në Azore dhe nga Britania në Bullgari.
Aeroplanmbajtësi Gerald R. Ford duke kaluar përmes Ngushticës së Gjibraltarit para se të arrijë në Kretë.
2/8 Aeroplanmbajtësi Gerald R. Ford duke kaluar përmes Ngushticës së Gjibraltarit para se të arrijë në Kretë.
Teksa forcat amerikane grumbullohen në Lindjen e Mesme në mes të tensioneve në rritje me Iranit, fotografitë e shkrepura tregojnë lëvizjen e njësive detare dhe ajrore – nga Kreta në Azore dhe nga Britania në Bullgari.
Bagëti duke kullotur, teksa në prapavijë shihen cisternat e Forcave ajrore amerikane që përdoren për furnizim me karburant të aeroplanëve.

Kjo fotografi është shkrepur më 23 shkurt në Bazën Ajrore Lajes në arkipelagun e Azoreve, që qeveriset nga Portugalia.
3/8 Bagëti duke kullotur, teksa në prapavijë shihen cisternat e Forcave ajrore amerikane që përdoren për furnizim me karburant të aeroplanëve.

Kjo fotografi është shkrepur më 23 shkurt në Bazën Ajrore Lajes në arkipelagun e Azoreve, që qeveriset nga Portugalia.
Teksa forcat amerikane grumbullohen në Lindjen e Mesme në mes të tensioneve në rritje me Iranit, fotografitë e shkrepura tregojnë lëvizjen e njësive detare dhe ajrore – nga Kreta në Azore dhe nga Britania në Bullgari.
Një aeroplan i ushtrisë amerikane në pistën e Bazës Ajrore Lajes, që përdoret nga forcat ajrore amerikane dhe portugeze.

Aktiviteti i shtuar amerikan në Lajes ka çuar në disa debate brenda Portugalisë, ku Qeveria ka thënë se për lëvizjet e aeroplanëve amerikanë nuk kërkohet autorizim nga ajo.
4/8 Një aeroplan i ushtrisë amerikane në pistën e Bazës Ajrore Lajes, që përdoret nga forcat ajrore amerikane dhe portugeze.

Aktiviteti i shtuar amerikan në Lajes ka çuar në disa debate brenda Portugalisë, ku Qeveria ka thënë se për lëvizjet e aeroplanëve amerikanë nuk kërkohet autorizim nga ajo.
Teksa forcat amerikane grumbullohen në Lindjen e Mesme në mes të tensioneve në rritje me Iranit, fotografitë e shkrepura tregojnë lëvizjen e njësive detare dhe ajrore – nga Kreta në Azore dhe nga Britania në Bullgari.
Një aeroplan luftarak amerikan në Bazën Ajrore RAF Mildenhall në Sufolk të Britanisë më 20 shkurt.
5/8 Një aeroplan luftarak amerikan në Bazën Ajrore RAF Mildenhall në Sufolk të Britanisë më 20 shkurt.
Teksa forcat amerikane grumbullohen në Lindjen e Mesme në mes të tensioneve në rritje me Iranit, fotografitë e shkrepura tregojnë lëvizjen e njësive detare dhe ajrore – nga Kreta në Azore dhe nga Britania në Bullgari.
Aeroplanë të ushtrisë amerikane shihen në aeroportin ndërkombëtar të Sofjes në Bullgari më 19 shkurt.
6/8 Aeroplanë të ushtrisë amerikane shihen në aeroportin ndërkombëtar të Sofjes në Bullgari më 19 shkurt.
Teksa forcat amerikane grumbullohen në Lindjen e Mesme në mes të tensioneve në rritje me Iranit, fotografitë e shkrepura tregojnë lëvizjen e njësive detare dhe ajrore – nga Kreta në Azore dhe nga Britania në Bullgari.
Një cisternë e Marinës amerikane e fotografuar nga një luftanije në Detin Arabik më 18 shkurt.
7/8 Një cisternë e Marinës amerikane e fotografuar nga një luftanije në Detin Arabik më 18 shkurt.
Teksa forcat amerikane grumbullohen në Lindjen e Mesme në mes të tensioneve në rritje me Iranit, fotografitë e shkrepura tregojnë lëvizjen e njësive detare dhe ajrore – nga Kreta në Azore dhe nga Britania në Bullgari.
Irani dhe Rusia kanë publikuar disa imazhe ditëve të fundit që shfaqin stërvitjet e përbashkëta detare. Kjo fotografi e 17 shkurtit shfaq lëshimin e një rakete nga një anije iraniane që gjendet në brigjet jugore të Iranit.
8/8 Irani dhe Rusia kanë publikuar disa imazhe ditëve të fundit që shfaqin stërvitjet e përbashkëta detare. Kjo fotografi e 17 shkurtit shfaq lëshimin e një rakete nga një anije iraniane që gjendet në brigjet jugore të Iranit.
Teksa forcat amerikane grumbullohen në Lindjen e Mesme në mes të tensioneve në rritje me Iranit, fotografitë e shkrepura tregojnë lëvizjen e njësive detare dhe ajrore – nga Kreta në Azore dhe nga Britania në Bullgari.
Previous slide
Next slide

Negociatat në Gjenevë vijnë pas kërcënimeve të përsëritura të Trumpit për veprim ushtarak kundër Teheranit, fillimisht për shkak të shtypjes brutale të protestave masive në janar, dhe më vonë për shkak të programit bërthamor të shtetit.

Fuqitë botërore kishin arritur një marrëveshje bërthamore me Teheranin më 2015 për të parandaluar Republikën Islamike që të krijonte një bombë bërthamore.

Atëbotë, sanksionet ekonomike të Perëndimit u lehtësuan, por Irani nisi të shkelë angazhimet pas tërheqjes së Trumpit nga marrëveshja në vitin 2018 gjatë mandatit të tij të parë si president dhe rivendosjes së sanksioneve.

XS
SM
MD
LG