Presidenti amerikan, Joe Biden, gjatë njoftimit nga Shtëpia e Bardhë për pakon e re të ndihmës për Ukrainën. 21 prill 2022.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, njoftoi për pakon e re të ndihmës ndaj Ukrainës në vlerë prej 1.3 miliard dollarësh. Pakoja e re përfshin ndihmë ushtarake dhe ekonomike për Kievin.
Biden tha se armët do të shkojnë “direkt në vijat e frontit të mbrojtjes së lirisë” për të mbështetur forcat e guximshme ukrainase dhe civilët që po luftojnë kundër pushtimit rus në këtë rajon.
“Ne jemi në një kohë kritike kur ata po bëhen gati për fazën e re të kësaj lufte”, tha Biden, teksa foli nga Shtëpia e Bardhë më 21 prill. SHBA-ja dhe aleatët “po lëvizin sa më shpejt që është e mundur” për t’i ofruar Ukrainës pajisjet dhe armët që i duhen.
Presidenti Biden tha se do të sigurohet se armatimet e reja të kësaj pakoje të re të ndihmës të dërgohen në Ukrainë në javët e ardhshme. Në pakon e re përfshihen armatime si artileri, obusë, 144,000 fishekë dhe dronë taktik.
Armatimi i rëndë amerikan që po i dërgohet Ukrainës
1/11Njëmbëdhjetë helikopterë Mi-17
Këta helikopterë të dizajnuar nga sovjetikët përdoren kryesisht për transport dhe mund të bartin deri në 24 trupa, apo dërgesa deri në katër tonë, por disa variante janë të pajisura me mitralozë dhe/apo raketa.
Ky është armatimi që i është premtuar Ukrainës, si pjesë e një pakoje ndihmash ushtarake në vlerë prej 800 milionë eurosh, të njoftuar nga Shtëpia e Bardhë më 13 prill.
(Përgatiti: Trim Haliti)
2/11Pesëqind raketa Javelin dhe "mijëra sisteme tjera kundërblindë"
Raketat Javelin, të prodhuara në SHBA, tashmë janë përdorur gjerësisht kundër autoblindave ruse, në luftën në Ukrainë. Arma mundëson sulme "qëllo dhe harro" nga një largësi prej 2.6 kilometrash. Në këto sulme, raketa udhëton drejt objektivit të caktuar, që do të thotë se luftëtarët mund ta lëshojnë atë dhe menjëherë të strehohen. Një hedhës dhe raketë kushton 178,000 dollarë, sipas buxhetit të vitit 2021 të Pentagonit.
Ky është armatimi që i është premtuar Ukrainës, si pjesë e një pakoje ndihmash ushtarake në vlerë prej 800 milionë eurosh, të njoftuar nga Shtëpia e Bardhë më 13 prill.
(Përgatiti: Trim Haliti)
3/11Dhjetë radarë kundërartileri AN/TPQ-36
Ky "radar për zbulimin e armëve" përdoret për të vërejtur sulmet me artileri dhe gjurmon trajektoren e një predhe për të llogaritur nga është nisur gjylja e armikut.
Ky është armatimi që i është premtuar Ukrainës, si pjesë e një pakoje ndihmash ushtarake në vlerë prej 800 milionë eurosh, të njoftuar nga Shtëpia e Bardhë më 13 prill.
(Përgatiti: Trim Haliti)
4/11Dyqind automjete të blinduara M113 për transportimin e personelit
Këto automjete u përdorën shumë gjatë luftimeve në Luftën e Vietnamit, por tani përdoren nga Shtetet e Bashkuara kryesisht si automjete mbështetëse, në rolin e ambulancave në fushëbeteja. Një M113 mund të transportojë deri në 15 pasagjerë dhe përdor blindë të lehtë alumini, e cila mbron vetëm kundër armëve të vogla.
Ky është armatimi që i është premtuar Ukrainës, si pjesë e një pakoje ndihmash ushtarake në vlerë prej 800 milionë eurosh, të njoftuar nga Shtëpia e Bardhë më 13 prill.
(Përgatiti: Trim Haliti)
5/11Sasi të paspecifikuara të eksplozivëve C-4 dhe të "pajisjeve të shkatërrimit për pastrim të pengesave”
Ky eksploziv plastik mund të improvizohet dhe ka fuqi shpërthyese për të çarë çelikun, si linjat hekurudhore. Luftëtarët ukrainas janë xhiruar duke përdorur eksplozivët për të shkatërruar një urë hekurudhore, afër kufirit me Rusinë.
Ky është armatimi që i është premtuar Ukrainës, si pjesë e një pakoje ndihmash ushtarake në vlerë prej 800 milionë eurosh, të njoftuar nga Shtëpia e Bardhë më 13 prill.
(Përgatiti: Trim Haliti)
6/11Treqind sisteme të telekomanduara taktike ajrore Switchblade
Këta "dronë vetëvrasës" peshojnë vetëm 2.5 kilogramë, dhe mund të dislokohen shpejt nga një tub sikur mortajë, i cili i lëshon ato në ajër. Switchblade përdor pamjet e drejtpërdrejta nga kamera për të gjetur objektivat dhe është i pajisur me bombë të vogël, që mund t'i vrasë armiqtë dhe t'i dëmtojë automjetet jo të blinduara. Sistemi është shumë më i shpejtë dhe më i lirë sesa angazhimi i mbështetjes ajrore, teksa secili dron llogaritet se kushton 6,000 dollarë. Një version më i madh i Switchblade është i aftë të shkatërrojë edhe autoblindat.
Ky është armatimi që i është premtuar Ukrainës, si pjesë e një pakoje ndihmash ushtarake në vlerë prej 800 milionë eurosh, të njoftuar nga Shtëpia e Bardhë më 13 prill.
(Përgatiti: Trim Haliti)
7/11Sasi të paspecifikuara të minave kundërpersonel M18A1 Claymore
Këto mina janë të mbushura me 700 toptha çeliku sa një bizele, dhe mbështeten nga një mur eksplozivi. Kur shpërthehen, saçmet e çelikut shpërndahen më shpejtë sesa shumica e plumbave të pushkëve.
Ky është armatimi që i është premtuar Ukrainës, si pjesë e një pakoje ndihmash ushtarake në vlerë prej 800 milionë eurosh, të njoftuar nga Shtëpia e Bardhë më 13 prill.
(Përgatiti: Trim Haliti)
8/11Dy radarë të vëzhgimit ajror AN/MPQ-64 Sentinel
Ky sistem radari është i krijuar për të zbuluar aeroplanët, dronët dhe raketat në ardhje, nga një largësi prej 40 kilometrash.
Ky është armatimi që i është premtuar Ukrainës, si pjesë e një pakoje ndihmash ushtarake në vlerë prej 800 milionë eurosh, të njoftuar nga Shtëpia e Bardhë më 13 prill.
(Përgatiti: Trim Haliti)
9/11Njëqind automjete të blinduara për qëllime të ndryshme
Humvee është bërë markë e ushtrisë amerikane. Automjetet e ulëta mund të pajisjen me armatim, përfshirë mitralozë apo raketa kundërtanke.
Ky është armatimi që i është premtuar Ukrainës, si pjesë e një pakoje ndihmash ushtarake në vlerë prej 800 milionë eurosh, të njoftuar nga Shtëpia e Bardhë më 13 prill.
(Përgatiti: Trim Haliti)
10/11Tetëmbëdhjetë obusë 155-milimetërsh dhe 40,000 njësi artilerie
Nuk dihet se cilët obusë 155-milimetërsh nga arsenali i SHBA-së do t'i dërgohen Ukrainës. Modeli M198, që shihet në këtë fotografi, për herë të parë ka nisur të përdoret nga ushtria amerikane në vitet e 1970-ta, por ka disa të meta nga aspekti i dizajnit, dhe tani pothuajse është zëvendësuar krejtësisht nga një version më i ri. Obusi M198 mund të bëjë qitje në një largësi prej mbi 20 kilometrash.
Ky është armatimi që i është premtuar Ukrainës, si pjesë e një pakoje ndihmash ushtarake në vlerë prej 800 milionë eurosh, të njoftuar nga Shtëpia e Bardhë më 13 prill.
(Përgatiti: Trim Haliti)
11/11Sasi të paspecifikuara të uniformave mbrojtëse kimike, biologjike, radiologjike dhe bërthamore
Pajisjet e tilla do të ishin vitale në rast të ndonjë sulmi me armë bërthamore apo kimike. Pentagoni po ashtu është zotuar se do ta furnizojë Ukrainën me pajisje mjekësore, jelekë antiplumb dhe helmeta, pajisje optike, laserë dhe modele të paspecifikuara të anijeve të telekomanduara për mbrojtje bregdetare.
Ky është armatimi që i është premtuar Ukrainës, si pjesë e një pakoje ndihmash ushtarake në vlerë prej 800 milionë eurosh, të njoftuar nga Shtëpia e Bardhë më 13 prill.
(Përgatiti: Trim Haliti)
Previous slide
Next slide
SHBA-ja, sipas Biden, do të vazhdojë që të ndajë në kohë të shkurtër inteligjencën me forcat ukrainase dhe do të lehtësojë dërgimin e armëve edhe nga aleatët dhe partnerët e tjerë në mbarë botën.
Biden po ashtu njoftoi për 500 milionë dollarë, që do të jenë ndihmë e drejtpërdrejtë ekonomike që SHBA-ja i ofron Ukrainës për të stabilizuar ekonominë.
Presidenti amerikan po ashtu i ka kërkuar Kongresit që javën e ardhshme të miratojë miliarda dollarë të tjerë ndihmë për Ukrainën, pasi që ndihma prej 13.6 miliardë dollarësh që u miratua muajin e kaluar, pothuajse është harxhuar.
Ai u zotua se presidenti rus, Vladimir Putin, “kurrë nuk do të ketë sukses” që ta pushtojë Ukrainën dhe theksoi nevojën që të vazhdojë të ketë unitet në mes të aleatëve perëndimorë.
“Uniteti ynë në SHBA me aleatët dhe partnerët tanë, uniteti ynë me popullin ukrainas, po i dërgon një mesazh të qartë Putinit: ai kurrë nuk do të ketë sukses në pushtimin dhe dominimin e gjithë Ukrainës. kjo nuk do të ndodhë”, tha Biden.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden ka hedhur poshtë pretendimet e homologut të tij rus, Vladimir Putin se qyteti juglindor ukrainas i Mariupolit ka rënë nën kontrollin rus, duke thënë se nuk ka dëshmi për një pretendim të tillë. Ai i bëri thirrje Rusisë që të mundësojë hapjen e korridoreve humanitare, në mënyrë që civilët të mund të largohen.