Ndërlidhjet

SHBA synon të luftojë kërcënimet për dhunë ndaj mësuesve


Pamje e një klase të shkollimit fillor në Nju Jork.
Pamje e një klase të shkollimit fillor në Nju Jork.

Departamenti amerikan i Drejtësisë është duke synuar që të luftojë “rritjen shqetësuese të ngacmimeve dhe kërcënimeve për dhunë” kundër mësuesve nëpër shkolla dhe anëtarëve të bordit nga disa prindër të zemëruar.

Prokurori i Përgjithshëm amerikan, Merrick Garland, ka thënë se Byroja Federale e Hetimeve (FBI) do të diskutojë strategji për ta adresuar këtë problem.

Sipas autoriteteve, së fundmi ka pasur reagime të ashpra nga disa prindër për teorinë e racës nëpër klasa.

"Kërcënimet kundër nëpunësve publikë nuk janë vetëm të paligjshme, ato bien ndesh me vlerat thelbësore të kombit tonë," ka thënë Prokurori i Përgjithshëm, Garland përmes një deklarate.

“Ata që dedikojnë kohën e tyre dhe energjinë për t’u siguruar se fëmijët tanë marrin edukim të duhur në një ambient të sigurt, meritojnë të kryejnë punën e tyre pa pasur frikën e sigurisë”.

Ai u ka kërkuar zyrave ligjore të FBI-së që të takojnë zyrtarë për zbatim të ligjit në 30 ditët e ardhshme për të diskutuar strategji për të adresuar “këtë trend shqetësues”.

Asociacioni Kombëtar i Bordeve të Shkollave ka përgëzuar “mesazhin e fuqishëm ndaj individëve me qëllime të dhunshme” që është dhënë nga Departamenti amerikan i Drejtëisë.

XS
SM
MD
LG