Ndërlidhjet

Të paktën 6 të vrarë nga të shtënat në një shkollë në SHBA


Pamje nga vendi i ngjarjes. 27 mars 2023.
Pamje nga vendi i ngjarjes. 27 mars 2023.

Të paktën tre fëmijë dhe tre të rritur u vranë pas të shtënave me armë zjarri në një shkollë private të krishterë në Neshville në shtetin Tenesi të SHBA-së.

Ngjarja ndodhi të hënën në mëngjes me kohën lokale, ku më pas e dyshuara, një vajzë adoleshente, u qëllua me vdekje nga Policia.

Don Aaron, zëdhënës i Departamentit të Policisë Metropolitane Neshville, u tha gazetarëve se e dyshuara kishte të paktën dy pushkë gjysmë-automatike dhe një pistoletë.

"Ne nuk e dimë identitetin e saj në këtë moment", tha ai.

Vdekja e tre nxënësve u konstatua pasi arritën në Spitalin e Fëmijëve Monroe Carell. Kështu tha John Hoëser, zëdhënës i spitalit.

Gjithashtu, edhe tre anëtarë të stafit të shkollës u vranë.

Pamje nga vendi i ngjarjes. 27 mars 2023.
Pamje nga vendi i ngjarjes. 27 mars 2023.

Shkolla Covenant në Neshville u themelua në vitin 2001 dhe ka rreth 200 nxënës, sipas faqes së internetit të shkollës.

XS
SM
MD
LG