Trump “me shumë besim” në fitore
Kandidati republikan për president të SHBA-së, Donald Trump, dhe gruaja e tij, Melania, votuan në Qendrën Rekreative Mandel në Floridë.
“Kam shumë besim” në fitore, u tha Trump gazetarëve.
Ai tha se beson se ka zhvilluar “një fushatë të shkëlqyeshme” kundër rivales së tij demokrate, Kamala Harris.
Sondazhet e opinionit tregojnë se gara është tejet e ngushtë.
“Nëse i humbas zgjedhjet, nëse janë zgjedhje të drejta, do të jem i pari që do ta pranoj një gjë të tillë”, tha Trump.
Përshëndetje të gjithëve!
Unë jam Valona Tela dhe jam këtu për t’ju sjellë të rejat e fundit nga zgjedhjet presidenciale në SHBA.
Votimet janë duke vazhduar në të 50 shtetet.
Kamala Harris apo Donald Trump?
Do t’ju mbaj të informuar minutë pas minute për rrjedhën e procesit.