Mirëmëngjesi të gjithëve nga unë, Krenarja!
Do të jemi së bashku përgjatë ditës 😊
Jemi në pritje të deklarimit të paralajmëruar të kandidatit të republikanëve, Trump.
Kandidatja e demokratëve, Harris, nuk do të deklarohet tani për tani.
Faleminderit që jeni me ne!
Të dashur lexues,
Mbulimin direkt të zgjedhjeve në SHBA prej tash e merr Krenare Cubolli.
Faleminderit që na ndiqni!
Ditë të mbarë nga unë Valona Tela.
Trump pritet t’u drejtohet mbështetësve
Kandidati republikan për president, Donald Trump, pritet të flasë nga selia e fushatës së tij në Floridë.
Mijëra mbështetës janë mbledhur tashmë aty.
Rezultatet e deritashme të zgjedhjeve e nxjerrin Trumpin në epërsi kundrejt kandidates demokrate, Kamala Harris.
Deri më tash, ai ka siguruar 246 vota të Kolegjit Zgjedhor nga minimumi prej 270 sa i duhen për t’u shpallur president.
Orban komenton zgjedhjet në SHBA
“Rrugës drejt një fitoreje të bukur” - kështu tha kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, teksa komentoi zgjedhjet në SHBA në një postim në Facebook.
Orban ka mbështetur hapur garën e Trumpit për president të SHBA-së.