Ndërlidhjet

Shkon në shtatë numri i të vdekurve në Sicili


Pasojat e shembjes së dy ndërtesave në qytetin sicilian, Ravanusa. Fotografi nga Reuters.
Pasojat e shembjes së dy ndërtesave në qytetin sicilian, Ravanusa. Fotografi nga Reuters.

Ekipet e shpëtimit në Sicili, që po kërkojnë për të mbijetuar gjetën edhe katër trupa të tjerë nën rrënojat e dy ndërtesave që u shembën pas shpërthimit të gazit më 11 dhjetor.

Zjarrfikësit ndërkaq lokalizuan katër nga 6 personat që ende konsiderohen të zhdukur pas shpërthimit që ndodhi.

Numri i të vdekurve deri tash arriti në shtatë si pasojë e shpërthimit në Ravanusa. Megjithatë sipas autoriteteve pak ka shpresë që të shpëtohen edhe dy personat e mbetur, derisa kaluan 30 orë që nga shembja e objekteve.

Një ndërtesë katërkatëshe është rrënuar tërësisht e disa të tjera më pak, pas shpërthimit që ndodhi rreth orës 8 në mbrëmje më 11 dhjetor.

Rreth 100 banorë mbetën pa kulm mbi kokë, derisa zona është e mbuluar e tëra me rrënoja.

XS
SM
MD
LG