Ndërlidhjet

Shkatërrohet pjesa e mbetur e ndërtesës së shembur pranë Majamit


Ndërtesa e shembur pranë Majamit.

Pjesa e mbetur e një ndërtese të shembur, afër Majamit në SHBA, u shkatërrua me eksplozivë, për shkak të shqetësimeve për sigurinë.

Një pjesë e ndërtesës 12-katëshe është shembur më 24 qershor.

Njëzetekatër njerëz janë konfirmuar të vdekur, ndërsa 121 mbeten të zhdukur.

Struktura e mbetur, në të cilën nuk ka pasur trupa, u shkatërrua, në mënyrë që kërkimet të vazhdojnë në mënyrë të sigurt.

Zona pritet të goditet nga stuhia Elsa më 6 ose 7 korrik.

Kryetarja e qarkut Majami Dejd, Daniella Levine Cava, u tha gazetarëve se kërkimet do të vazhdojnë pas shembjes, por theksoi se kanë kaluar 11 ditë që nga incidenti.

Kërkimet nën rrënojat e ndërtesës së shembur.
Kërkimet nën rrënojat e ndërtesës së shembur.

Hetuesit nuk kanë përcaktuar ende se çfarë e ka shkaktuar shembjen e godinës 40-vjeçare në qytetin Sërfsajd.

Por, një inspektim i vitit 2018 ka gjetur “defekte” në dizajnin origjinal, të cilat tani janë në fokus të hetimeve.

XS
SM
MD
LG