Si i shmangen ndjekjes penale shtetasit e Bosnjës që luftojnë për Rusinë?
Dario Ristiq u kthye në vendlindjen e tij në Bosnje dhe Hercegovinë, pasi luftoi për Rusinë në Ukrainë, dhe u përball me gjyq. Megjithatë, aktakuza kundër tij u hodh poshtë, pasi ai kishte marrë zyrtarisht shtetësinë ruse. Për shkak të boshllëkut ligjor, luftëtarët e huaj mund të qëndrojnë në Bosnje dhe Hercegovinë pa pasoja ligjore - një situatë të cilën Rusia e ka shfrytëzuar duke u dhënë pasaporta të huajve që i bashkohen ushtrisë së saj. (Përgatitën: Valona Tela dhe Arben Hoti)