Ndërlidhjet

Blogu i pandemisë COVID-19

Raste të të infektuarve me koronavirus kanë raportuar mbi 180 vende. Përcilleni Radion Evropa e Lirë për informacionet e reja.

Koronavirusi i ri, që është një familje e gjerë virusesh, është shfaqur për herë të parë në Kinë, në fund të vitit 2019.

  • Shenjat kryesore të infektimit me të janë: temperatura e lartë, kolla dhe vështirësitë në frymëmarrje.
  • Sëmundja që shkakton koronavirusi, është emëruar COVID-19.
  • Përveç Kinës, raste me koronavirus kanë raportuar edhe mbi 180 vende të tjera të botës.
  • Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, në gjithë botën janë: 5,813,997 njerëz të infektuar, 360,389 të vdekur dhe 2,351,355 të shëruar. 
  • Shtetet e Bashkuara kanë 1,721,750 raste të prekura me koronavirus dhe 101,617 të vdekur.
  • Pas tyre vjen Mbretëria e Bashkuar me 37,919 viktima.
  • Kosova ka konfirmuar rastet e para me koronavirus më 13 mars.
  • Koronavirusi vjen nga një familje virusesh që mban emrin e dukjes së tij, sepse ka formën e një kurore.
  • Nga i njëjti grup virusesh vijnë edhe SARS dhe MERS - viruse që kanë shkaktuar epidemi në të kaluarën.
  • Rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për të parandaluar përhapjen e koronavirusit janë: larja e rregullt e duarve, mbulimi i gojës dhe hundës gjatë kollitjes dhe teshtitjes, gatimi i plotë i mishit dhe vezëve dhe shmangia e kontaktit të ngushtë me personat që tregojnë simptoma të sëmundjeve të frymëmarrjes, si kollitje dhe teshtitje.
  • OBSH-ja e ka shpallur pandemi sëmundjen që shkakton koronavirusi, COVID-19.
  • Pandemia ndodh kur një sëmundje infektive përhapet lehtësisht nga personi në person, në shumë pjesë të botës.
21:59 14.3.2020

Gati 100 të vdekur brenda ditës nga koronavirusi në Iran

Irani ka thënë të shtunën se koronavirusi në këtë shtet ka lënë të vdekur 97 persona, duke dërguar numrin e viktimave në 611.

Ky shtet është duke u përballur me shpërthimin më të keq të virusit në Lindje të Mesme, pasi është thënë se 12,729 persona janë prekur nga kjo sëmundje.

Megjithatë, ka shqetësime se numri i të infektuarve në Iran është shumë i madh sesa ai për të cilin është raportuar nga zyrtarët qeveritarë.

Po ashtu ende nuk dihet nëse spitalet lokale kanë kapacitete për t’u përballur me fluksin e ri të rasteve, pasi më shumë se 2,500 persona është bërë e ditur se janë infektuar në vetëm dy ditët e fundit.

Televizioni shtetëror ka raportuar më herët gjatë javës se spitalet në disa zona janë të stërmbushura me pacientë.

Autoritetet janë zotuar për të krijuar klinika mobile, mirëpo ende nuk kanë prezantuar shifra se sa persona kanë nevojë të shtrihen nëpër spitale.

21:21 14.3.2020

Mbi 21,000 të infektuar me koronavirus në Itali

Italia ka raportuar rritjen më të madhe të numrit të të infektuarve nga dita në ditë me koronavirusin e ri.

Autoritetet kombëtare të shëndetësisë u kanë thënë gazetarëve se kanë regjistruar 3,497 raste në 24 orët e fundit.

Kjo shifër nënkupton 20 për qind rritje të numrit të rasteve nga një ditë në tjetrën.

Pak më shumë se gjysma e këtyre rasteve janë raportuar në Lombardi, rajonin verior të Italisë, që është prekur më së keqi në Evropë nga ky virus.

Numri i të prekurve me këtë sëmundje në Itali ka arritur në 21,156.

 

21:02 14.3.2020

Pesë ​raste të ​reja me koronavirus në ​Serbi

Serbia ka njoftuar për pesë raste të reja me koronavirus, duke dërguar në 46 numrin e të prekurve me këtë sëmundje.

Sipas ministrit serb të Shëndetësisë, Zllatibor Lonçar, tre prej të prekurve janë lëshuar në shtëpi, derisa dy të tjerë janë në spital, por gjendja e tyre është stabile.

20:33 14.3.2020

Arrin në 18 numri i të infektuarve me koronavirus në Maqedoni të Veriut

Në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar edhe gjashtë raste të reja me koronavirus, duke e çuar në 18 numrin e përgjithshëm të të prekurve sëmundja Covid-19.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipce, i cili udhëheq grupin e krizës, ka thënë se të infektuarit janë persona të kthyer në vend nga shtetet me rrezik të lartë. Gjithsej ishin testuar 12 persona, gjashtë prej të cilëve kanë dalë me rezultate pozitive.

Detajet tjera i kuptoni këtu.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG