Ndërlidhjet

Blogu i pandemisë COVID-19

Raste të të infektuarve me koronavirus kanë raportuar mbi 180 vende. Përcilleni Radion Evropa e Lirë për informacionet e reja.

Koronavirusi i ri, që është një familje e gjerë virusesh, është shfaqur për herë të parë në Kinë, në fund të vitit 2019.

  • Shenjat kryesore të infektimit me të janë: temperatura e lartë, kolla dhe vështirësitë në frymëmarrje.
  • Sëmundja që shkakton koronavirusi, është emëruar COVID-19.
  • Përveç Kinës, raste me koronavirus kanë raportuar edhe mbi 180 vende të tjera të botës.
  • Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, në gjithë botën janë: 5,813,997 njerëz të infektuar, 360,389 të vdekur dhe 2,351,355 të shëruar. 
  • Shtetet e Bashkuara kanë 1,721,750 raste të prekura me koronavirus dhe 101,617 të vdekur.
  • Pas tyre vjen Mbretëria e Bashkuar me 37,919 viktima.
  • Kosova ka konfirmuar rastet e para me koronavirus më 13 mars.
  • Koronavirusi vjen nga një familje virusesh që mban emrin e dukjes së tij, sepse ka formën e një kurore.
  • Nga i njëjti grup virusesh vijnë edhe SARS dhe MERS - viruse që kanë shkaktuar epidemi në të kaluarën.
  • Rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për të parandaluar përhapjen e koronavirusit janë: larja e rregullt e duarve, mbulimi i gojës dhe hundës gjatë kollitjes dhe teshtitjes, gatimi i plotë i mishit dhe vezëve dhe shmangia e kontaktit të ngushtë me personat që tregojnë simptoma të sëmundjeve të frymëmarrjes, si kollitje dhe teshtitje.
  • OBSH-ja e ka shpallur pandemi sëmundjen që shkakton koronavirusi, COVID-19.
  • Pandemia ndodh kur një sëmundje infektive përhapet lehtësisht nga personi në person, në shumë pjesë të botës.
11:27 15.3.2020

Kosova me vetëm 95 respiratorë

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës janë gjithsej 58 respiratorë. Por, aktualisht, që të gjithë janë në shërbim të pacientëve të hospitalizuar. Në këtë institucion, janë edhe 15 respiratorë rezervë, të cilët mund të përdoren në rast nevoje për të sëmurët me koronavirusin e ri.

Ndërkaq në spitalet e përgjithshme në Mitrovicë, Pejë, Gjilan, Vushtrri, Gjakovë, Prizren dhe Ferizaj, janë gjithsej 22 respiratorë, që mund të përdoren për pacientë në nevojë, thonë zyrtarët në QKUK.

Respiratorët përdoren për filtrimin e ajrit nga ndotësit te pacientët që janë të prekur nga sëmundjet e rënda.

Lexo më shumë KËTU

 

11:14 15.3.2020

Rritet numri i të infektuave në Malajzi 

Malajzia raportoi 190 raste të reja me koronavirusin e ri. Rastet ishin të lidhura me një ngjarje fetare në një xhami ku morën pjesë më shumë se 10,000 njerëz nga disa vende.

Rastet e reja rrisin numrin e përgjithshëm të infeksioneve në vend në 428, tha ministria e Shëndetësisë përmes një deklarate.

Ministria njoftoi se të gjithë pjesëmarrësit e ngjarjeve dhe personat që ishin në kontakt të ngushtë do të vendosen në karantinë të detyrueshme për 14 ditë.

Kryeministri Muhyiddin Yassin tha se vendi po përballet me një "valë të dytë" të infeksioneve dhe paralajmëroi për një ndikim në rritjen ekonomike.

Singapori gjithashtu ka raportuar disa raste të lidhura me të njëjtën ngjarje.

 

10:55 15.3.2020

Izraeli do të përdorë teknologjinë anti-terror për të parandaluar koronavirusin

Izraeli po planifikon të përdorë teknologjinë kundër terrorizmit për të zvogëluar mundësinë e përhapjes së koronavirusit të ri, ka thënë kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu. Monitorimi përmes teknologjisë kibernetike do të vendoset për të lokalizuar njerëzit që kanë qenë në kontakt me ata që janë të sëmurë, tha Netanyahu një konferencë pë media në Jeruzalem.

"Ne shumë shpejt do të fillojmë të përdorim teknologjinë digjitale që e kemi përdorur për të luftuar terrorizmin", tha Netanyahu. 

Ai tha se kishte kërkuar miratimin e Ministrisë së Drejtësisë, sepse masa të tilla mund të cenonin privatësinë e pacientëve.

10:47 15.3.2020

Zhduket kritiku i qeverisë kineze 

Në fillim të kësaj jave, Ren Zhiqiang, një kritik i hapur i qeverisë kineze, shkroi një artikull ku kritikonte përgjigjen e autoriteteve ndaj shpërthimit të koronavirusit.

Tani, miqtë e tij thonë se ai është zhdukur, raporton BBC.

Duke folur për gazetën Morning Post në Hong Kong, shoku i tij Wan Ying thotë se "nuk ka arritur të kontaktojë Ren Zhiqiang që nga e enjtja. Tashmë kanë kaluar 72 orë".

Artikulli i Zhiqiang kritikoi përgjigjen fillestare ndaj virusit, dhe gjithashtu promovimin e qeverisë për suksesin e tyre në trajtimin e epidemisë.

Ende është e paqartë nëse zhdukja e tij është e lidhur me artikullin, por ai raportohet se ai ishte nën mbikëqyrjen e qeverisë për katër vjet.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG