Ndërlidhjet

Blogu i pandemisë COVID-19

Raste të të infektuarve me koronavirus kanë raportuar mbi 180 vende. Përcilleni Radion Evropa e Lirë për informacionet e reja.

Koronavirusi i ri, që është një familje e gjerë virusesh, është shfaqur për herë të parë në Kinë, në fund të vitit 2019.

  • Shenjat kryesore të infektimit me të janë: temperatura e lartë, kolla dhe vështirësitë në frymëmarrje.
  • Sëmundja që shkakton koronavirusi, është emëruar COVID-19.
  • Përveç Kinës, raste me koronavirus kanë raportuar edhe mbi 180 vende të tjera të botës.
  • Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, në gjithë botën janë: 5,813,997 njerëz të infektuar, 360,389 të vdekur dhe 2,351,355 të shëruar. 
  • Shtetet e Bashkuara kanë 1,721,750 raste të prekura me koronavirus dhe 101,617 të vdekur.
  • Pas tyre vjen Mbretëria e Bashkuar me 37,919 viktima.
  • Kosova ka konfirmuar rastet e para me koronavirus më 13 mars.
  • Koronavirusi vjen nga një familje virusesh që mban emrin e dukjes së tij, sepse ka formën e një kurore.
  • Nga i njëjti grup virusesh vijnë edhe SARS dhe MERS - viruse që kanë shkaktuar epidemi në të kaluarën.
  • Rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për të parandaluar përhapjen e koronavirusit janë: larja e rregullt e duarve, mbulimi i gojës dhe hundës gjatë kollitjes dhe teshtitjes, gatimi i plotë i mishit dhe vezëve dhe shmangia e kontaktit të ngushtë me personat që tregojnë simptoma të sëmundjeve të frymëmarrjes, si kollitje dhe teshtitje.
  • OBSH-ja e ka shpallur pandemi sëmundjen që shkakton koronavirusi, COVID-19.
  • Pandemia ndodh kur një sëmundje infektive përhapet lehtësisht nga personi në person, në shumë pjesë të botës.
12:50 15.3.2020

Në mbarë botën shtohen masa kundër përhapjes së koronavirusit


Autoritetet në mbarë botën po ndërmarrin masa gjithnjë e më drastike, në përpjekje për të ngadalësuar përhapjen e koronavirusit të ri, me vendime për izolime  dhe kufizime të udhëtimit.

  • Në aeroportet e SHBA-së, udhëtarët që ktheheshin nga Evropa u ballafaquan me pritje të gjata. 
  • Ushtarët dhe policia u vendosën në rrugët e kryeqytetit  të populluar në Filipine. 
  • Franca urdhëroi mbylljen e pothuajse të gjithçkaje që vizitohet nga njerëzit e vendeve tjera - Kulla Eifel, Louvre, kafenetë dhe restorantet . Qeveria fanceze mori masa gjithnjë e më të ashpra për të pamundësuar kontaktin e afërt mes njerzve. 
  • Çekia ka paralajmëuar se do të vendosë izolim të plotë për gjithë vendin. 
  • Në Kinë, ku virusi u zbulua për herë të parë në dhjetor, njerëzit që mbërritën pëmes  fluturime nga vendet tjera u dërguan në një qendër të improvizuar  për kontrolle fillestare përpara se të transferoheshin në shtëpitë e tyre ose në vende të tjera karantine.
  • Në Lindjen e Mesme, autoritetet myslimane njoftuan se xhamia Al-Aksa e Jeruzalemit, vendi i tretë i shenjtë i Islamit, do të mbyllet  për shkak të shqetësimeve për përhapjen e koronavirusit. 
  • Në Itali, vendi më i goditur në Evropë, numri i vdekjeve u rrit në 1400 dhe infeksionet në më shumë se 21,000 për shkak të asaj që autoritetet e karakterizuan si sjellje të papërgjegjshme nga njerëzit që ende shoqërohen, pavarësisht izolimit mbarëkombëtar. 
  • Në Britani, numri i vdekjeve gati u dyfishua nga një ditë më parë, në 21, dhe numri i njerëzve të infektuar u rrit në mbi 1100.
  • Greqia raportoi për 230 raste me infeksion dhe tri vdekje. Policia atje arrestoi 45 pronarë dyqanesh për shkeljen e një vendimi për mbylljen e bizneseve.
  • Danimarka mbylli kufijtë e saj dhe ndaloi trafikun e pasagjerëve me vendet tjera. 
  • Polonia mbylli kufijtë në mesnatë dhe ndaloi hyrjen e të huajve përveç nëse ata jetonin në Poloni ose kishin lidhje personale atje. 
  • Rusia tha se kufijtë e saj me Norvegjinë dhe Poloninë do të jenë të mbyllura për shumicën e të huajve duke filluar nga e diela. 
  • Australia dhe Zelanda e Re njoftuan se udhëtarëve që vijnë do t'u kërkohet të izolohen për 14 ditë, me pak përjashtime. 
12:17 15.3.2020

Rritet numri i vdekjeve në Iran 

Irani tha të dielën se në 24 orët e kaluara, koronavirusi i ri kishte vrarë 113 njerëz, duke rritur numrin e viktimave në 724. 

Numri i të infektuarve kishte arritur në 13,938. 

Shifrat e reja u njoftuan nga Alireza Vahabzadeh, këshilltar i ministrit të Shëndetësisë në Iran.

Një mori zyrtarësh politikë, doktorë, komandantë të Gardës elitare Revolucionare dhe klerikë janë infektuar nga virusi. 

Disa prej tyre, përfshirë një këshilltar të ministrit të Jashtëm, Mohammad Javad Zarif, kanë vdekur, sipas mediave shtetërore.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Kianush Jahanpur tha për televizionin shtetëror se 4,590 nga të infektuarit ishin shëruar, raporton Reutes. 

Mbledhja e kabinetit qeveritar në Iran.
Mbledhja e kabinetit qeveritar në Iran.

 

 

11:57 15.3.2020

Çekia paralajmëron karantinë të përgjithshme 

Kryeministri çek, Adrej Babis, tha se qeveria ka të ngjarë të deklarojë një karantinë për të gjithë vendin, si përpjekje për të luftuar shpërthimin e koronavirusit.

Kabineti do të takohet të dielën pasdite.

"Jam i bindur se sot qeveria do ta marr këtë masë", tha ai në një intervistë në televizionin Prima, raporton Reuters.

11:40 15.3.2020

Raste të reja me koronavirus në Kroaci

Në Kroaci janë konfirmuar shtatë raste të reja me koronavirusin e ri. 

"Shtatë të infektuarit nuk duket se kanë ndonjë simptomë të rëndë",  tha Shtabi Kombëtar i Krizave në Zagreb, përmes një konference për media.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve në Kroaci ka arritur në 46.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG