Ndërlidhjet

Blogu i pandemisë COVID-19

Raste të të infektuarve me koronavirus kanë raportuar mbi 180 vende. Përcilleni Radion Evropa e Lirë për informacionet e reja.

Koronavirusi i ri, që është një familje e gjerë virusesh, është shfaqur për herë të parë në Kinë, në fund të vitit 2019.

  • Shenjat kryesore të infektimit me të janë: temperatura e lartë, kolla dhe vështirësitë në frymëmarrje.
  • Sëmundja që shkakton koronavirusi, është emëruar COVID-19.
  • Përveç Kinës, raste me koronavirus kanë raportuar edhe mbi 180 vende të tjera të botës.
  • Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, në gjithë botën janë: 5,813,997 njerëz të infektuar, 360,389 të vdekur dhe 2,351,355 të shëruar. 
  • Shtetet e Bashkuara kanë 1,721,750 raste të prekura me koronavirus dhe 101,617 të vdekur.
  • Pas tyre vjen Mbretëria e Bashkuar me 37,919 viktima.
  • Kosova ka konfirmuar rastet e para me koronavirus më 13 mars.
  • Koronavirusi vjen nga një familje virusesh që mban emrin e dukjes së tij, sepse ka formën e një kurore.
  • Nga i njëjti grup virusesh vijnë edhe SARS dhe MERS - viruse që kanë shkaktuar epidemi në të kaluarën.
  • Rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për të parandaluar përhapjen e koronavirusit janë: larja e rregullt e duarve, mbulimi i gojës dhe hundës gjatë kollitjes dhe teshtitjes, gatimi i plotë i mishit dhe vezëve dhe shmangia e kontaktit të ngushtë me personat që tregojnë simptoma të sëmundjeve të frymëmarrjes, si kollitje dhe teshtitje.
  • OBSH-ja e ka shpallur pandemi sëmundjen që shkakton koronavirusi, COVID-19.
  • Pandemia ndodh kur një sëmundje infektive përhapet lehtësisht nga personi në person, në shumë pjesë të botës.
14:29 15.3.2020

KSHZ propozon shtyrjen e zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve i Maqedonisë së Veriut i ka propozuar krerëve shtetërorë dhe drejtuesve të partive politike që të shtyjnë zgjedhjet e parakohshme parlamentare të planifikuara për 12 prill, për shkak të situatës që është krijuar nga paraqitja e koronavirusit të ri.

Deri më tani, në këtë vend, 18 persona janë konfirmuar si të infektuar me koronavirus.

Anëtarët e KSHZ-së, theksuan se vetëm në komisionet zgjedhore janë më shumë se 35,000 njerëz që u duhet të komunikojnë personalisht me njëri tjetrin.

14:10 15.3.2020

Austria me masa shtesë kundër koronavirusit 

Kancelari i Austrisë njoftoi të dielën vendimin për kufizime të mëdha të lëvizjes në vendet publike, duke u kërkuar austriakëve që të izolohen.

Kancelari, Sebastian Kurz, tha se ndalimi vlen për tubimin e më shumë se pesë personave.

Njerëzit duhet të largohen nga shtëpia vetëm për punë urgjente, të blejnë furnizime të nevojshme ushqimore dhe të ndihmojnë të tjerët, tha ai.

Vendi ka konfirmuar 800 raste dhe një vdekje nga koronavirusi i ri.

 

13:37 15.3.2020

Greqia ndalon qarkullimin me vendet fqinje 

Greqia tha se do të ndalojë rrugët tokësore dhe detare, si dhe fluturimet me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, dhe Spanjën për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

Athina zgjati edhe kufizimet e udhëtimit për në Itali. 

 

13:25 15.3.2020

Në Shqipëri edhe katër raste të reja me koronavirus 

Në Shqipëri është rritur numri i rasteve i  të infektuarve me koronavirus.

Zëvëndësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, bëri të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmua edhe katër raste të reja me koronavirus.

“Numri i përgjithshëm i të infektuarve në Shqipëri ka arritu në 42”, tha Rakacolli.

Pjesa më e madhe e rasteve është në Tiranë.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG