Ndërlidhjet

Blogu i pandemisë COVID-19

Raste të të infektuarve me koronavirus kanë raportuar mbi 180 vende. Përcilleni Radion Evropa e Lirë për informacionet e reja.

Koronavirusi i ri, që është një familje e gjerë virusesh, është shfaqur për herë të parë në Kinë, në fund të vitit 2019.

  • Shenjat kryesore të infektimit me të janë: temperatura e lartë, kolla dhe vështirësitë në frymëmarrje.
  • Sëmundja që shkakton koronavirusi, është emëruar COVID-19.
  • Përveç Kinës, raste me koronavirus kanë raportuar edhe mbi 180 vende të tjera të botës.
  • Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, në gjithë botën janë: 5,813,997 njerëz të infektuar, 360,389 të vdekur dhe 2,351,355 të shëruar. 
  • Shtetet e Bashkuara kanë 1,721,750 raste të prekura me koronavirus dhe 101,617 të vdekur.
  • Pas tyre vjen Mbretëria e Bashkuar me 37,919 viktima.
  • Kosova ka konfirmuar rastet e para me koronavirus më 13 mars.
  • Koronavirusi vjen nga një familje virusesh që mban emrin e dukjes së tij, sepse ka formën e një kurore.
  • Nga i njëjti grup virusesh vijnë edhe SARS dhe MERS - viruse që kanë shkaktuar epidemi në të kaluarën.
  • Rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për të parandaluar përhapjen e koronavirusit janë: larja e rregullt e duarve, mbulimi i gojës dhe hundës gjatë kollitjes dhe teshtitjes, gatimi i plotë i mishit dhe vezëve dhe shmangia e kontaktit të ngushtë me personat që tregojnë simptoma të sëmundjeve të frymëmarrjes, si kollitje dhe teshtitje.
  • OBSH-ja e ka shpallur pandemi sëmundjen që shkakton koronavirusi, COVID-19.
  • Pandemia ndodh kur një sëmundje infektive përhapet lehtësisht nga personi në person, në shumë pjesë të botës.
15:24 16.3.2020

Shtëpia e Bardhë me masa të reja mbrojtëse

Shtëpia e Bardhë vendosi të hënën masa të reja për të mbrojtur presidentin, Donald Trump, dhe stafin e tij nga koronavirusi i ri, përfshirë matjen e temperaturës së kujtdo që hyn në kompleks, përfshirë vizitorët dhe gazetarët.

"Në mënyrë që të mbahet i sigurt dhe i shëndetshëm i gjithë kompleksi i Shtëpisë së Bardhë, duke filluar nga e hëna në mëngjes, kontrollet e temperaturës do të bëhen për të gjithë ata që hyjnë në kampus," tha zëdhënësi Judd Deere.

Temperatura mesatare e trupit është rreth 37 gradë Celsius. Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA thotë se e konsideron një person të ketë ethe kur ai ose ajo ka një temperaturë prej 38 gradë Celsius ose më të lartë.

15:17 16.3.2020

Parisi mbyll parqet 

Parisi do të mbyllë parqet deri në njoftimin e mëtejshëm, në mënyrë që të zvogëlojë rrezikun e infeksioneve nga koronavirusi, tha kryetarja e bashkisë së Parisit, Anne Hidalgo.

Kryetarja e Parisit, Anne Hidalgo
Kryetarja e Parisit, Anne Hidalgo


Hidalgo tha se kishte ende shumë njerëz në parqet e qytetit, megjithë rekomandimet e qeverisë për distancimin shoqëror pasi infeksionet me koronavirus po rriten shpejt.

"Qeveria ka njoftuar masa të reja për të kufizuar infeksionet e reja duke kufizuar sa më shumë kontaktin midis njerëzve. Për të forcuar ndikimin e këtyre masave, parqet dhe kopshtet në Paris do të mbyllen në orët e ardhshme dhe nuk do të rihapen nesër", tha Hidalgo. 

 

 

 

15:03 16.3.2020

Portugalia ka mbyllur kufijtë e saj më Spanjën, si masë parandaluese kundër përhapjes së koronavirusit të ri. Në foto është sheshi kryesor i kryeqytetit, Lisbonë.

Një grua kalon afër një personi të pastrehë në sheshin Rossio në Portugali.
Një grua kalon afër një personi të pastrehë në sheshin Rossio në Portugali.

 

 

14:47 16.3.2020

BE: Nuk ndalet eksporti i pajisjeve mjekësore në Ballkanin Perëndimor 

Vendet anëtare të BE-së do të vendosin vetë nëse do të eksportojnë pajisje mjekësore në vendet e Ballkanit Perëndimor, thotë zëdhënësi i Komisionit Evropian, Eric Mamer.

"Eksportet mund të autorizohen dhe pajisjet mund të eksportohen në atë rajon", thotë Mamer.

Sipas tij varet nga vendet anëtare të BE-së që të vendosin për eksportet e mundshme, kështu që zyrtarët e Komisionit Evropian nuk duan ta quajnë vendimin "ndalime të eksportit".

Më gjërësisht lexoni KËTU

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG