Mbretëria e Bashkuar pret rritje të numrit të të infektuarve
Kryeministri bitanik, Boris Johnson, tha se Mbretëria e Bashkuar pret rritje të numrit të të infektuarve.
Johnson thotë se pa "veprim drastik", rastet mund të dyfishohen çdo pesë deri në gjashtë ditë.
Si rezultat, qeveria po kërkon që njerëzit të fillojnë të shmangin çdo kontakt të panevojshëm shoqëror.
"Tani është koha që të gjithë të ndalojnë kontaktin jo thelbësor me të tjerët dhe të ndalojnë të gjithë udhëtimet e panevojshme", tha kryeministri.
Presidenti Thaçi u bënë thirrje qytetarëve të qëndrojnë të qetë
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook u ka bërë thirrje qytetarëve që të rrinë të qetë dhe të kujdesën për veten dhe familjet e tyre si dhe të kufizojnë lëvizjet duke mos dalë nga shtëpi dhe të qëndrojnë sa më shumë brenda.
Presidenti Thaçi tha se nuk ka nevojë për panikë dhe se institucionet janë të përgatitura të përballen me çdo situatë.
SHBA-ja liderëve të Kosovës: Lërini menjëanë dallimet, përqëndrohuni të qytetarët
Ambasada e Shteteve të Bashkuara unë Kosovë thotë se tani nuk është koha për të lejuar që dallimet politike të brendshme dhe rajonale të na bëjnë të mos i ndihmojmë njëri-tjetrit në këtë kohë të nevojës kolektive.
“Ne i bëjmë thirrje të gjithë liderëve në vend dhe në rajon që të lënë mënjanë dallimet politike dhe të përqëndrohen në nevojat e qytetarëve të tyre. Të punosh së bashku dhe mbështetje ndaj njëri tjetrit është përgjigjja e kësaj sfide", thuhet në komunikatën e ambasadës amerikane.
Në Kosovë janë shënuar 15 raste me koronavirusin e ri derisa e gjithë bota është duke luftuar kundër këtij virusi, i cili deri më tani ka lënë të vdekur mbi 6, 500 persona.
Mushkonjat nuk e transmetojnë koronavirusin
Deri më tani nuk ka asnjë informacion dhe provë që sugjeron se koronavirusi i ri mund të transmetohet përmes kafshimit të mushkonjave, thotë Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).
Koronavirusi i ri është një virus i frymëmarrjes i cili përhapet kryesisht përmes pikave të krijuara kur një person i infektuar kollitet ose teshtin, ose përmes pikave të pështymës ose rrjedhjes nga hunda.
Shmangni kontaktin e ngushtë me këdo që kollitet dhe teshtin, thotë OBSH.