Turqia ndalon fluturimet edhe për gjashtë vende
Turqia do të vendosë ndalime fluturimi për gjashtë vende të tjera, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, duke ngitur numrin e përgjithshëm të vendeve në 20, njoftoi ministri i Shëndetësisë.
Zvicra, Egjipti, Arabia Saudite dhe Irlanda gjithashtu do të shtohen në listë, u tha gazetarëve ministri, Fahrettin Koca.
Turqia ka identifikuar gjithsej 18 raste të koronavirusit. Qeveria ka ngritur masa për të ndalur përhapjen e virusit duke mbyllur shkolla dhe universiteteve, si dhe mbajtjen e ngjarjeve sportive pa spektatorë.
Rritet numri i vdekjeve në Itali
Në Itali gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur 349 persona që ishin të infektuar me koronavirusin e ri. Kjo shënon një rritje prej 19.3 %, tha të hënën, Agjencia e Mbrojtjes Civile.
Numri i përgjithshëm i vdekjeve ka arritur në 2,158. Numri i të infektuarve ka arritur në 28,000.
Italia është vendi më i goditur në Evropë nga koronavirusi i ri .
Kurti u bën thirrje qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi
Kryeministri Kosovës, Albin Kurti u ka bërë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi, përmes një videoje të cilën e ka postuar në llogarinë e tij në Facebook.
Kurti gjithashtu falënderoj qytetarët dhe tha se kjo është situatë e përkohshme dhe se do t’i kthehemi normalitetit.
“Në këto ditë vendi më i sigurt është shtëpia, pranë familjeve tona, ku na duan dhe kujdesen për ne. Në shtëpi le ta ruajmë veten dhe ta mbrojmë njëri-tjetrin, sidomos të moshuarit,” ka thënë Kurti.
Kryeministri Kurti gjithashtu bëri thirrje për pastrim të duarve sa më shpesh de mbajtjes së distancës fizike.
A janë antibiotikë të efektshëm në parandalimin dhe trajtimin e koronavirusit të ri?
Jo, antibiotikët nuk duhet të përdoren si një mjet parandalimi ose trajtimi të koronavirusit të ri. Antibiotikët nuk funksionojnë kundër viruseve, vetëm baktereve, thotë Organizata Botërore e Shëndetësisë.