Ndërlidhjet

Blogu i pandemisë COVID-19

Raste të të infektuarve me koronavirus kanë raportuar mbi 180 vende. Përcilleni Radion Evropa e Lirë për informacionet e reja.

Koronavirusi i ri, që është një familje e gjerë virusesh, është shfaqur për herë të parë në Kinë, në fund të vitit 2019.

  • Shenjat kryesore të infektimit me të janë: temperatura e lartë, kolla dhe vështirësitë në frymëmarrje.
  • Sëmundja që shkakton koronavirusi, është emëruar COVID-19.
  • Përveç Kinës, raste me koronavirus kanë raportuar edhe mbi 180 vende të tjera të botës.
  • Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, në gjithë botën janë: 5,813,997 njerëz të infektuar, 360,389 të vdekur dhe 2,351,355 të shëruar. 
  • Shtetet e Bashkuara kanë 1,721,750 raste të prekura me koronavirus dhe 101,617 të vdekur.
  • Pas tyre vjen Mbretëria e Bashkuar me 37,919 viktima.
  • Kosova ka konfirmuar rastet e para me koronavirus më 13 mars.
  • Koronavirusi vjen nga një familje virusesh që mban emrin e dukjes së tij, sepse ka formën e një kurore.
  • Nga i njëjti grup virusesh vijnë edhe SARS dhe MERS - viruse që kanë shkaktuar epidemi në të kaluarën.
  • Rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për të parandaluar përhapjen e koronavirusit janë: larja e rregullt e duarve, mbulimi i gojës dhe hundës gjatë kollitjes dhe teshtitjes, gatimi i plotë i mishit dhe vezëve dhe shmangia e kontaktit të ngushtë me personat që tregojnë simptoma të sëmundjeve të frymëmarrjes, si kollitje dhe teshtitje.
  • OBSH-ja e ka shpallur pandemi sëmundjen që shkakton koronavirusi, COVID-19.
  • Pandemia ndodh kur një sëmundje infektive përhapet lehtësisht nga personi në person, në shumë pjesë të botës.
15:14 17.3.2020

Maqedonia e Veriut i anulon zgjedhjet

Kryetarët e partive politike në Maqedoninë e Veriut kanë vendosur të anulojnë zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të parapara për 12 prill.

Vendimi vjen në kohën kur Maqedonia e Veriut, sikurse shumë vende të botës, përballet me pandeminë e koronavirusit.

Pas takimit të mbajtur nën organizimin e presidentit maqedonas, Stevo Pendarovski, kryetari i i Lidhjes Social-Demokrate, Zoran Zaev, tha se nuk ka kushte për mbajtje të zgjedhjeve.

Për datën e re të zgjedhjeve, Zaev tha se do të vendoset pas normalizimit të gjendjes me koronavirusin.

Maqedonia e Veriut ka 26 njerëz të infektuar me koronavirus.

14:59 17.3.2020

BE-ja do të ndihmojë Ballkanin Perëndimor në luftimin e koronavirusit

Komisionari për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, gjatë një bisede me kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor, shprehu gatishmërinë e institucioneve evropiane për të mbështetur rajonin në trajtimin e koronavirusit.

Iniciativa e një video-konference të krerëve të qeverive të rajonit me komisionarin Varhelyi, ishte e kancelarit austriak, Sebastian Kurz.

Gjatë bisedimeve, komisionari evropian njoftoi se Komisioni Evropian po analizonte se si të lidhë rajonin me masat e marra nga BE-ja për të luftuar virusin Sars-Cov-19.

Për detajet, lexoni këtu.

14:41 17.3.2020

Nuk është edhe aq e thjeshtë sa mund të mendoni. Kuptoni se çfarë thonë këshillat mjekësore:

 

14:20 17.3.2020

Afro 500 të vdekur nga koronavirusi në Spanjë

Numri i të vdekurve nga koronavirusi në Spanjë është rritur të martën në 491, nga 309, sa ishte një ditë më herët, thanë zyrtarët shëndetësorë.

Numri total i të infektuarve në këtë vend ka arritur në mbi 11,100.

Spanja ka mbyllur kufijtë e saj dhe ka nisur izolimin e pjesshëm të 47 milionë njerëzve.

Madridi mbetet zona me numrin më të madh të rasteve me koronavirus – 4,871, ndërsa pas tij vjen Katalonja me 1,394.

Autoritetet kanë thënë se mbi 1,000 njerëz janë shëruar nga koronavirusi në Spanjë.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG