Ndërlidhjet

Blogu i pandemisë COVID-19

Raste të të infektuarve me koronavirus kanë raportuar mbi 180 vende. Përcilleni Radion Evropa e Lirë për informacionet e reja.

Koronavirusi i ri, që është një familje e gjerë virusesh, është shfaqur për herë të parë në Kinë, në fund të vitit 2019.

  • Shenjat kryesore të infektimit me të janë: temperatura e lartë, kolla dhe vështirësitë në frymëmarrje.
  • Sëmundja që shkakton koronavirusi, është emëruar COVID-19.
  • Përveç Kinës, raste me koronavirus kanë raportuar edhe mbi 180 vende të tjera të botës.
  • Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, në gjithë botën janë: 5,813,997 njerëz të infektuar, 360,389 të vdekur dhe 2,351,355 të shëruar. 
  • Shtetet e Bashkuara kanë 1,721,750 raste të prekura me koronavirus dhe 101,617 të vdekur.
  • Pas tyre vjen Mbretëria e Bashkuar me 37,919 viktima.
  • Kosova ka konfirmuar rastet e para me koronavirus më 13 mars.
  • Koronavirusi vjen nga një familje virusesh që mban emrin e dukjes së tij, sepse ka formën e një kurore.
  • Nga i njëjti grup virusesh vijnë edhe SARS dhe MERS - viruse që kanë shkaktuar epidemi në të kaluarën.
  • Rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për të parandaluar përhapjen e koronavirusit janë: larja e rregullt e duarve, mbulimi i gojës dhe hundës gjatë kollitjes dhe teshtitjes, gatimi i plotë i mishit dhe vezëve dhe shmangia e kontaktit të ngushtë me personat që tregojnë simptoma të sëmundjeve të frymëmarrjes, si kollitje dhe teshtitje.
  • OBSH-ja e ka shpallur pandemi sëmundjen që shkakton koronavirusi, COVID-19.
  • Pandemia ndodh kur një sëmundje infektive përhapet lehtësisht nga personi në person, në shumë pjesë të botës.
16:00 17.3.2020

Njerëzit e moshuar janë më të rrezikuar nga koronavirusi, tregoni kujdes ndaj tyre

Njerëzit e moshuar kanë më shumë të ngjarë të sëmuren rëndë nëse infektohen me koronavirus, thotë Shërbimi Shëndetësor Kombëtar i Mbretërisë së Bashkuar. 

Në përgjithësi, thuhet se, kushdo që është mbi moshën 65 vjeç konsiderohet një "person i moshuar”.

Këshilla e fundit e qeverisë britanike është që të gjithë në Mbretërinë e Bashkuar duhet të pezullojnë të gjitha "kontaktet jo urgjente me të tjerët". 

Qeveria ka thënë grupeve veçanërisht të rrezikuaa nga Covid-19 - siç janë ato mbi moshën 70 vjeç - do t'u kërkohet të qëndrojnë në shtëpi për 12 javë.

Nëse po vizitoni një të afërm të moshuar për një arsye urgjente, duhet të "mbani pak më shumë distancë, mundësisht të paktën të paktën 1 metër  larg, pa puthje dhe përqafime".

 

 

15:54 17.3.2020

Shtyhet për vitin e ardhshëm kampionati Euro 2020

Kampionati Evropian i Futbollit Euro 2020 është shtyrë për vitin e ardhshëm, për shkak të pandemisë së koronavirusit, tha Uefa.

Federata Evropiane e Futbollit e mori vendimin gjatë një video-konference, të martën.

Turneu që do të zhvillohej nga 12 qershori deri më 12 korrik të këtij viti në 12 vende të Evropës, do të zhvillohet tani nga 11 qershori deri më 11 korrik të vitit të ardhshëm.

Dhjetëra vende të Evropës janë duke u përballur me luftë kundër koronavirusit, ndërsa të goditura më së keqi janë Italia dhe Spanja.

15:51 17.3.2020

Kosova kthen prapa një autobus me udhëtarë nga Italia

Institucionet e Kosovës kanë ndaluar një autobus me udhëtarë, të cilët ishin nisur nga Italia për në Kosovë.

Lajmin e ka konfirmuar ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, duke thënë se nisja e autobusit ishte joligjore dhe pa autorizim të ministrisë.

“Autobusi në fjalë është kthyer prapa në Kroaci. Rikujtoj se çdo transport i organizuar, tokësor e ajror është i ndaluar deri në një vendim tjetër. Kjo masë preventive është domosdoshmëri e mbrojtjes së qytetarëve tanë”, ka thënë Abdixhiku.

Sipas tij, shtetasit e Kosovës me viza në skadim do të kenë trajtim bazuar në koordinimin që po ndodh mes institucioneve të Kosovës.

Italia është vendi më i goditur në Evropë nga koronavirusi i ri.

15:25 17.3.2020

Disa këshilla për ditët e vetizolimit

 

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG