Ndërlidhjet

Blogu i pandemisë COVID-19

Raste të të infektuarve me koronavirus kanë raportuar mbi 180 vende. Përcilleni Radion Evropa e Lirë për informacionet e reja.

Koronavirusi i ri, që është një familje e gjerë virusesh, është shfaqur për herë të parë në Kinë, në fund të vitit 2019.

  • Shenjat kryesore të infektimit me të janë: temperatura e lartë, kolla dhe vështirësitë në frymëmarrje.
  • Sëmundja që shkakton koronavirusi, është emëruar COVID-19.
  • Përveç Kinës, raste me koronavirus kanë raportuar edhe mbi 180 vende të tjera të botës.
  • Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, në gjithë botën janë: 5,813,997 njerëz të infektuar, 360,389 të vdekur dhe 2,351,355 të shëruar. 
  • Shtetet e Bashkuara kanë 1,721,750 raste të prekura me koronavirus dhe 101,617 të vdekur.
  • Pas tyre vjen Mbretëria e Bashkuar me 37,919 viktima.
  • Kosova ka konfirmuar rastet e para me koronavirus më 13 mars.
  • Koronavirusi vjen nga një familje virusesh që mban emrin e dukjes së tij, sepse ka formën e një kurore.
  • Nga i njëjti grup virusesh vijnë edhe SARS dhe MERS - viruse që kanë shkaktuar epidemi në të kaluarën.
  • Rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për të parandaluar përhapjen e koronavirusit janë: larja e rregullt e duarve, mbulimi i gojës dhe hundës gjatë kollitjes dhe teshtitjes, gatimi i plotë i mishit dhe vezëve dhe shmangia e kontaktit të ngushtë me personat që tregojnë simptoma të sëmundjeve të frymëmarrjes, si kollitje dhe teshtitje.
  • OBSH-ja e ka shpallur pandemi sëmundjen që shkakton koronavirusi, COVID-19.
  • Pandemia ndodh kur një sëmundje infektive përhapet lehtësisht nga personi në person, në shumë pjesë të botës.
18:06 19.3.2020

OBSH: Aktualisht janë duke u testuar pesë ilaçe për COVID-19

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) aktualisht po teston pesë ilaçe për sëmundjen COVID-19 e shkaktuar nga koronavirusi SARS-COV-2, tha për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë, zëdhënësi i OBSH-së, Tarik Jashareviq.

"Që në muajin shkurt, ne mblodhëm më shumë se 400 shkencëtarët kryesorë në botë në fushën e kërkimit për të përcaktuar jo vetëm atë që dihet për virusin, por në të njëjtën për të punuar në disa zgjidhje të tilla si vaksinat dhe ilaçet", thotë Jashareviq.

Sipas tij, është filluar të punohet në zbulimin e vaksinës, por kjo do të marrë ca kohë.

"Këto prova klinike do të bëhen në më shumë vende dhe ne do të përpiqemi t'i përshpejtojmë ato sa më shumë që të jetë e mundur në mënyrë që të arrijmë në disa rezultate dhe përparime në këtë fushë", përfundon zëdhënësi i OBSH-së.

Që nga fillimi i shpërthimit të koronavirusit në fund të dhjetorit 2019 në qytetin kinez Vuhan, 159 vende dhe territore në të gjithë botën kanë raportuar raste të COVID-19.

17:22 19.3.2020

Brenda një dite, shtatë të vdekur nga koronavirusi në Belgjikë

Në Belgjikë, brenda 24 orëve u regjistruan 309 raste të reja me koronavirus.  

Numri i përgjithshëm i vdekjeve ka arritur në 21, pëfshirë 7 persona që vdiqën brenda 24 orëve të kaluara.

Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara në Belgjikë është 1.795. 

 

16:47 19.3.2020

Mbi 10,000 të infektuar në Gjermani

Numri i infektuar në Gjermani është mbi 10,000, ka njoftuar Instituti Gjerman për Kontrollin e Sëmundjeve.

Raste janë raportuar në të 16 landet gjermane.

Ministrja e Mbrojtjes e Gjermanisë, Annegret Kramp-Karrenbauer, tha se ushtria gjermane po përgatitet të ndihmojë në luftimin e pandemisë, nëse shërbimet e tjera civile janë të mbingarkuara me punë.

"Të gjithë duhet të kuptojmë se luftimi i koronavirusit është si një maratonë. Ne po përgatitemi për një skenar më të keq, në të cilin një numër i madh njerëzish do të infektoheshin. Ne kemi njerëz të mjaftueshëm për të ndihmuar", tha ministrja e Mbrojtjes.

 

16:00 19.3.2020

Kosova nuk mund t’i raportojë OBSH-së të dhënat për COVID-19

Të dhënat e fundit rreth rasteve në Kosovë me të prekurit nga Covid-19 që shkaktohet nga koronavirusi i ri, nuk mund të gjenden fare apo mund të hasen vetëm si të dhëna jo të plota, nëpër ueb-faqet ku prezantohen statistikat botërore të pandemisë.

Republika e Kosovës nuk është anëtare e Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe rrjedhimisht as e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), andaj edhe këtu shihet problemi i mungesës së komunikimit të këtyre të dhënave me pjesën tjetër të botës.

Lul Raka, mikrobiolog, i tha Radios Evropa e Lirë, se në linqet e OBSH-së mund të informohesh për sëmundjen COVID19 për gjitha vendet, përpos Kosovës.

“Organizata Botërore e Shëndetësisë nuk e njeh Kosovës. Andaj ne nuk mund të raportojmë. Ky është realiteti. Së fundmi i kemi raportuar ECDC-së (Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve)”, ka thënë Raka.

Ndonëse në Kosovë aktualisht ka 20 raste me Covid-19, në këtë Qendër (ECDC), aktualisht figuron se Kosova ka 19 raste.

Deri në momentin e publikimit te ketij lajmi, në linkun: https://coronavirus.jhu.edu/map.html Kosova paraqitet me dy raste me koronavirus, kurse në linkun: https: https://www.worldometers.info/coronavirus/ Kosova nuk figuron fare.

 

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG