Konfirmohet edhe një rast me koronavirus në Kosovë
Instituti i Shëndetësisë Publike ka bërë të ditur se të enjten është regjistruar edhe një rast me koronavirusin e ri në Kosovë.
Numri i përgjithshëm i të infektuarve tani ka arritur në 21 persona.
“Rasti pozitiv është rast me vendqëndrim në Janjevë komuna e Lipjanit, i gjinisë mashkullore me moshë 46 vjeçare i kthyer përmes një fluturimi nga Berlini më 11 mars”, thuhet në komunikatën e Institutit.
Aty iu bëhet thirje të gjithë qytetarëve që kanë udhëtuar përmes atij fluturimi, të lajmërohen në numrin 038 200 80 800 në qendrën e thirrjeve në Institutin e Shëndetësisë Publike.
Serbia shtrëngon masat kundër koronavirusit
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka njoftuar se të gjitha vendkalimet kufitare në Serbi - rrugore dhe hekurudhore, do të mbyllen në mënyrë që të parandalohet përhapja e virusit.
Masa hyn në fuqi të premten në 8 pasdite.
Të enjten, i gjithë trafiku tregta ajror u pezullua.
"Ne presim një rritje të numrit të të infektuarve në ditët në vijim", tha presidenti, duke shtuar se Klinika e Sëmundjeve Infektive në Beograd është pothuajse e mbushur me pacientë.
Deri më tani dy të infektuar janë lëshuar nga spitali, dhe tre të tjerë pritet të lëshohen të premten.
Numri i të infektuarve me koronavirus në Serbi ka arritur në 103 persona.
Vuçiç tha se në vendet e tjera, pasi kaloi numrin e 100 pacientëve, filloi rritja më e shpejtë e numrit të të infektuarve.
Që nga fillimi i shpërthimit të koronavirusit në fund të dhjetorit 2019 në qytetin kinez Vuhan, 159 vende dhe territore në të gjithë botën kanë raportuar raste të COVID-19.
Më shumë se 222,000 njerëz në të gjithë botën janë të infektuar me këtë virus.
Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor kanë regjistruar raste, dhe qeveritë po vendosin masa të ashpra për të ndaluar përhapjen e infeksionit.
Shefi i OKB-së bën thirrje për luftë të përbashkët kundër koronavirusit
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka lëshuar një paralajmërim të ashpër për udhëheqësit botërorë për të punuar së bashku në frenimin e përhapjes së koronavirusit.
"Nëse lejojmë që virusi të përhapet - veçanërisht në rajonet më të rrezikuara të botës - ai do të vriste miliona njerëz. Solidariteti global nuk është vetëm një imperativ moral, por është në interesin e të gjithëve", tha Guterres.
Ai gjithashtu nxiti qeveritë dhe institucionet ndërkombëtare të mbështesin më mirë personat më të cenueshëm financiarisht - punëtorët me paga të ulëta dhe bizneset e vogla dhe të mesme.
Që nga fillimi i shpërthimit të koronavirusit në fund të dhjetorit 2019 në qytetin kinez Vuhan, 159 vende dhe territore në të gjithë botën kanë raportuar raste të COVID-19.
Më shumë se 222,000 njerëz në të gjithë botën janë të infektuar me këtë virus.
Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor kanë regjistruar raste, dhe qeveritë po vendosin masa të ashpra për të ndaluar përhapjen e infeksionit.
Italia tejkalon Kinën me vdekjet nga koronavirusi
Numri i vdekjeve nga koronavirusi i ri i ka tejkaluar ato në Kinë, ku edhe e ka zanafillën sëmundja.
Autoritetet italiane raportuan për 3,405 vdekje nga infeksioni. Në Kinë janë raportuar rreth 3.245 të vdekur.
Vetëm gjatë 24 orëve të fundit në Itali ka pasur 427 viktima nga infeksioni.