Çfarë duhet të bëni nëse keni pasur kontakte të ngushta me dikë që ka COVID-19?
Në rast se keni pasur kontakt me dikë që është i infektuar me COVID-19, kjo është këshilla që jepet nga Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve:
"Njoftoni autoritetet e shëndetit publik në zonën tuaj, të cilët do të ju udhëzojnë për hapat e mëtejshëm që duhet të ndërmerrni. Nëse shfaqni ndonjë simptomë, duhet menjëherë të thërrisni mjekun për këshilla, duke i treguar që keni qenë në kontakt me dikë me COVID-19."
Çdo i pesti amerikan është urdhëruar të qëndrojë në shtëpi
Një numër i shteteve amerikane kanë urdhëruar që banorët të qëndrojnë në shtëpi, si masë për parandalimin e koronavirusit.
Llogaritet se çdo i pesti amerikan është i obliguar të zbatojë këtë urdhër.
Shteti i Nju Jork-ut ka urdhëruar mbylljen e bizneseve jo thelbësore.
Virusi ka vrarë gati 230 persona në SHBA dhe ka infektuar më shumë se 18.500 të tjerë.
Raka: Dy javët vendimtare për Kosovën
Lul Raka, mikrobiolog, njëherësh koordinator i bashkëpunimit me Qendrën Evropiane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, ka thënë se Kosova po futet në dy javët vendimtare sa i përket përhapjes së koronavirusit të ri.
“Po futemi në dy javët vendimtare për jetërat e më të dashurve tanë! Pasi që nuk kemi as vaksinë e as ilaç kundër koronavirusit, arma e vetme na mbetet diciplina dhe kujdesi!”, ka shkruar Raka në rrjetin social Twitter.
Aktualisht në Kosovë është raportuar për 24 persona të infektuar me koronavirusin e ri.
Autoritetet kanë shpallur gjendje emergjente të shëndetit publik, si dhe kanë marrë disa masa për të parandaluar përhapjen e virusit.
Ndëkohë, sipas të dhënave të Universitetit John Hopkins, në gjithë botën, që nga paraqitja e parë e të infektuarve në dhjetor të vitit 2019, janë 275,434 raste të konfirmuara, të shëruar janë raportuar 88,256 raste, ndërkaq nga sëmundja Covic-2 që e shkakton virusi Sars-Cov-19 kanë vdekur 11,399 persona.
Mirëmëngjesi,
Ju sjellim një përmbledhje të informacioneve të para të datës 21 mars në lidhje me përhapjen e koronavirusit.
Timori Lindor është vendi i fundit që ka raportuar rastin e parë me koronavirus. Ministria e Shëndetësisë tha se pacienti paraqiste pak rrezik për të tjerët, pasi ai menjëherë u këshillua me mjekët kur iu shfaqen simptomat e koronavirusit.
Ndërkohë, sipas të dhënave të Universitetit John Hopkins, në gjithë botën, që nga paraqitja e parë e të infektuarve në dhjetor të vitit 2019, janë 275,434 raste të konfirmuara, të shëruar janë raportuar 88,256 raste, ndërkaq nga sëmundja Covic-2 që e shkakton virusi Sars-Cov-19 kanë vdekur 11,399 persona.
Në Kosovë numri i të infektuarve që janë konfirmuar nga autoritetet shëndetësore, ka arritur në 24 persona.