Ndërlidhjet

Blogu i pandemisë COVID-19

Raste të të infektuarve me koronavirus kanë raportuar mbi 180 vende. Përcilleni Radion Evropa e Lirë për informacionet e reja.

Koronavirusi i ri, që është një familje e gjerë virusesh, është shfaqur për herë të parë në Kinë, në fund të vitit 2019.

  • Shenjat kryesore të infektimit me të janë: temperatura e lartë, kolla dhe vështirësitë në frymëmarrje.
  • Sëmundja që shkakton koronavirusi, është emëruar COVID-19.
  • Përveç Kinës, raste me koronavirus kanë raportuar edhe mbi 180 vende të tjera të botës.
  • Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, në gjithë botën janë: 5,813,997 njerëz të infektuar, 360,389 të vdekur dhe 2,351,355 të shëruar. 
  • Shtetet e Bashkuara kanë 1,721,750 raste të prekura me koronavirus dhe 101,617 të vdekur.
  • Pas tyre vjen Mbretëria e Bashkuar me 37,919 viktima.
  • Kosova ka konfirmuar rastet e para me koronavirus më 13 mars.
  • Koronavirusi vjen nga një familje virusesh që mban emrin e dukjes së tij, sepse ka formën e një kurore.
  • Nga i njëjti grup virusesh vijnë edhe SARS dhe MERS - viruse që kanë shkaktuar epidemi në të kaluarën.
  • Rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për të parandaluar përhapjen e koronavirusit janë: larja e rregullt e duarve, mbulimi i gojës dhe hundës gjatë kollitjes dhe teshtitjes, gatimi i plotë i mishit dhe vezëve dhe shmangia e kontaktit të ngushtë me personat që tregojnë simptoma të sëmundjeve të frymëmarrjes, si kollitje dhe teshtitje.
  • OBSH-ja e ka shpallur pandemi sëmundjen që shkakton koronavirusi, COVID-19.
  • Pandemia ndodh kur një sëmundje infektive përhapet lehtësisht nga personi në person, në shumë pjesë të botës.
22:15 21.3.2020

Bosnja vendos orë policore

Shtabi i Mbrojtjes Civile në Bosnje-Hercegovinë dha urdhër për vendosjen e orës policore në këtë vend, si masë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Sipas urdhrit të lëshuar, ndalimi i lëvizjes së qytetarëve në Bosnje do të bëhet nga ora 18:00 deri në 5:00 të mëngjesit.

Ky urdhër hyn në fuqi të dielën.

Megjithatë, ai nuk do të vlejë për punonjësit e përfshirë në zbatimin e masave që janë ndërmarrë për trajtimin e situatës me koronavirus.

Deri më tani në Bosnje-Hercegovinë është raportuar për 93 persona të infektuar me Covid-19.

22:05 21.3.2020

Britania e Madhe raporton për mbi 5,000 të infektuar

Departamenti për Shëndetësi në Britani të Madhe ka thënë se mbi 5,018 persona janë infektuar me koronavirusin e ri.

Zyrtarët kanë thënë se deri më tani janë testuar rreth 73,000 persona.

Këto të dhëna tregojnë një rritje prej 1,000 personave në 24 orët e fundit.

Deri më tani 233 persona kanë vdekur nga sëmundja Covid-19.

Sekretari britanik për Ambient, Ushqim dhe Çështje Rurale, George Eustice u ka kërkuar njerëzve që të jenë më të përgjegjshëm kur furnizohen me ushqime.

“Nëse bleni më shumë sesa që duhet nënkupton se të tjerët mund të përballen me mungesa”, ka thënë ai.

21:28 21.3.2020

Shpallet orë policore në Maqedoninë e Veriut

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka shpallur orë policore në gjithë territorin e këtij vendi në kuadër të masave për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Ora policore hyn në fuqi nga e diela, prej otës 21:00 deri në orën 6:00 të mëngjesit.

Kryeministri maqedonas, Oliver Spasovski tha se ky është një nga vendimet më të vështira që është marr që nga pavarësimi i vendit, por është një vendim i rëndësishëm dhe thelbësor për ruajtjen e jetës së qytetarëve.

“Është shumë me rëndësi që çdonjëri prej nesh t’i përshtatet situatës shumë shqetësuese në të cilën gjendemi. Të bëjmë gjithçka për sjellje të përgjegjshme. Nga çdo individ dhe çdo subjekt kërkojmë që të jetë pjesë e kësaj beteje të përbashkët. Nëse duam që të mbrojmë kombin, të gjithë duhet të sillemi me përgjegjësi në këtë situatë të jashtëzakonshme në të cilën gjendemi. Bëhet fjalë për ekzistencën e qytetarëve tanë, të mbijetesës së sistemit tonë ekonomik, andaj ju ftoj të gjithëve që të jeni në krye të detyrës”, ka deklaruar kryeministri Spasovski në një paraqitje të jashtëzakonshme para qytetarëve.

Gjatë orës policore do të lëvizin vetëm pjesëtarët e forcave të sigurisë, punonjësit e shërbimeve kujdestare të ndërmarrjeve publike, si dhe qytetarët të cilët duhet të kenë leje të vecantë apo udhëzime mjekësore për trajtime shëndetësore.

20:52 21.3.2020

Itali: 793 të vdekur brenda një dite nga koronavirusi

Numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri në Itali është rritur për 793 brenda një dite, duke arritur në 4,825, kanë thënë autoritetet të shtunën.

Kjo shifër përbën 19.6 për qind rritje të numrit të të vdekurve, apo numrit më të madh të raportuar brenda një dite.

Të enjten Italia ka tejkaluar Kinën, i cili më parë ka qenë shteti me numrin më të madh të viktimave, si pasojë e kësaj sëmundjeje.

Numri total i të prekurve me virus në këtë shtet ka arritur në

 53,578, ka thënë Agjencia për Mbrojtje Civile.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG