Konfirmohet rasti i parë në Siri
Siria njoftoi se ka konfirmuar rastin e parë me koronavirusin e ri. Bëhet fjalë për një person që ka hyrë në Siri, nga një vend tjetër.
Ministri i Shëndetësisë, Nizar al-Jeziji, u tha mediave shtetërore se janë ndërmarrë "masat e nevojshme".
Ka pasur raporte të pakonfirmuara në javët e fundit të rasteve me koronavirus në Siri, sistemi shëndetësor i të cilit - strehimi dhe infrastruktura - janë shkatërruar nga nëntë vjet të luftës civile, por autoritetet i kanë mohuar ato.
Pse Italia është prekur kaq shumë nga koronavirusi?
Me siguri deri tani keni dëgjuar që Italia është goditur shumë nga koronavirusi.
Ky vend tani është në epiqendrën e shpërthimit dhe presidenti i tij u ka kërkuar vendeve të tjera të mësojnë nga lufta qw po bwhet për të ngadalësuar përhapjen e Covid-19.
Kohët e fundit numri i vdekjeve të regjistruara atje tejkaloi ato në Kinë, ku virusi kishte origjinën pasi u paraqit pwr herw tw parw vitin e kaluar.
Të dielën Italia raportoi 651 vdekje nga koronavirusi dhe numri i saj i pëgjithshëm i vdekjeve arriti në 5,476, më i larti në botë.
Atëherë, përse Italia është prekur kaq keq? Një numër arsyesh të mundshme janë hedhur në diskutim:
Disa studime tregojnë për numrin e madh të të moshuarve në rajonet më të prekura, siç është Lombardia në veri. Italia ka gjithashtu popullsinë më të vjetër në botë pas Japonisë me rreth 23% të njerëzve atje mbi moshën 65 vjeç.
Kjo ka rëndësi sepse virusi është veçanërisht i rrezikshëm për njerëzit e moshuar.
Shumica dërrmuese e rasteve fatale të Italisë përfshinin njerëz të moshuar me të paktën një sëmundje paraprake, thonë zyrtarët.
Mosha mesatare e 3,200 personave të parë që vdiqën ishte 78.5 vjeç.
Ekspertët gjithashtu thonë se një pjesë e madhe e 18-34 vjeçarëve jetojnë në shtëpi me këta të moshuar, gjë që rrit rrezikun e përhapjes së virusit.
Një faktor tjetër që mund të ndihmojë në shpjegimin e krizës së Italisë është kohëzgjatja e kohës që virusi ka qenë aktiv, shkruan BBC.
Disa zyrtarë shëndetësorë besojnë se koronvirusi mbërriti në Itali shumë kohë para se çështja e parë të konfirmohej zyrtarisht në fund të shkurtit. Ka të ngjarë që virusi është përhapur në mënyrë të pazbuluar në Italinë veriore, ndoshta për disa javë.
Një senator amerikan infektohet me koronavirusin e ri
Senatori amerikan, Rand Paul, është infektuar me koronavirusin e ri, njoftoi zyra e tij.
Ky është rasti i parë që një ligjvënës nga Dhoma e Senatit amerikan infektohet me koronavirusin e ri.
Disa anëtarë të Dhomës së Përfaqësuesve tashmë janë testuar si pozitiv për virusin.
Republikani Mario Diaz-Balart dhe demokrati, Ben McAdams njoftuan në fillim të kësaj jave se ishin në vetë-karantinë.
Gjatë 24 orëve të fundit 112 të vdekur në Francë
Gjatë 24 orëve të fundit numri i vdekjeve nga koronavirusi në Francë është rritur për 112 persona.
Tani numri i përgjithshëm është: 674.
"Virusi vret dhe ai po vazhdon të vrasë", tha zyrtari shëndetësor Jerome Salomon.
Gjithsej 16,018 raste janë regjistruar si të infektuar me koronavirus në Francë, raporton BBC.
Franca ka vendosur masën e izolimit të përgjithshëm që nga e marta.