Ndërlidhjet

Blogu i pandemisë COVID-19

Raste të të infektuarve me koronavirus kanë raportuar mbi 180 vende. Përcilleni Radion Evropa e Lirë për informacionet e reja.

Koronavirusi i ri, që është një familje e gjerë virusesh, është shfaqur për herë të parë në Kinë, në fund të vitit 2019.

  • Shenjat kryesore të infektimit me të janë: temperatura e lartë, kolla dhe vështirësitë në frymëmarrje.
  • Sëmundja që shkakton koronavirusi, është emëruar COVID-19.
  • Përveç Kinës, raste me koronavirus kanë raportuar edhe mbi 180 vende të tjera të botës.
  • Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, në gjithë botën janë: 5,813,997 njerëz të infektuar, 360,389 të vdekur dhe 2,351,355 të shëruar. 
  • Shtetet e Bashkuara kanë 1,721,750 raste të prekura me koronavirus dhe 101,617 të vdekur.
  • Pas tyre vjen Mbretëria e Bashkuar me 37,919 viktima.
  • Kosova ka konfirmuar rastet e para me koronavirus më 13 mars.
  • Koronavirusi vjen nga një familje virusesh që mban emrin e dukjes së tij, sepse ka formën e një kurore.
  • Nga i njëjti grup virusesh vijnë edhe SARS dhe MERS - viruse që kanë shkaktuar epidemi në të kaluarën.
  • Rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për të parandaluar përhapjen e koronavirusit janë: larja e rregullt e duarve, mbulimi i gojës dhe hundës gjatë kollitjes dhe teshtitjes, gatimi i plotë i mishit dhe vezëve dhe shmangia e kontaktit të ngushtë me personat që tregojnë simptoma të sëmundjeve të frymëmarrjes, si kollitje dhe teshtitje.
  • OBSH-ja e ka shpallur pandemi sëmundjen që shkakton koronavirusi, COVID-19.
  • Pandemia ndodh kur një sëmundje infektive përhapet lehtësisht nga personi në person, në shumë pjesë të botës.
22:45 24.3.2020

Republika Çeke shënon viktimën e tretë me koronavirus

Ministri Çek i Shëndetësisë, Adam Vojtech ka thënë se Republika Çeke ka regjistruar personin e tretë të vdekur me koronavirus.

Ai ka thënë se viktima e tretë është një grua në të 70-at.

Ky lajm vjen një ditë pasi Ministria e Brendshme ka zgjatur masat kufizuese në lëvizjet e njerëzve deri më 1 prill.

Sipas rregullave të reja, dyqanet më të vogla se 500 metra katrorë, nuk do të jenë më të rezervuara për të moshuarit në asnjërën kohë të ditës.

Pronarët e dyqaneve, megjithatë, duhet t’iu japin atyre prioritet nëse ata hyjnë nëpër to.

Përveç kësaj, është vendosur që koha e ndarë për këtë kategori në dyqanet më të mëdha se 500 metra do të jetë nga ora 8:00 deri në 10:00 të mëngjesit.

Më 24 mars, Republika Çeke ka raportuar për 1,394 persona të prekur me koronavirus.

Nga 19 marsi, mbulimi i gojës dhe hundës me maskë apo shall është bërë i detyrueshëm në të gjitha hapësirat publike.

 

22:31 24.3.2020

Irani refuzon ndihmën e një​ organizate bamirëse me bazë​ në​ Gjenevë​

Irani, një nga shtetet e goditura më së keqi nga koronavirusi në botë, ka kundërshtuar ofertën e një organizate bamirëse, me bazë në Gjenevë, për të krijuar një spital të improvizuar me 50 shtretër, në qendër të qytetit Isfahan.

Numri total i personave të infektuar në këtë shtet është rritur për 1,762 në 24 orët e fundit, duke e dërguar numrin total në 24,811.

Ministria po ashtu ka njoftuar se numri i të vdekurve ka arritur në 1,934.

“Ne jemi befasuar kur kemi kuptuar se është pezulluar angazhimi yne për trajtim atje”, ka thënë, Michel-Olivier Lacharite, që gjendet në krye të ekipit në krizë në Organizatën, Medecins Sans Frontieres.

Lacharite ka thënë se organizata ka qenë e gatshme që të krijojë spitalin në fund të javës, pasi ka marrë lejen fillestare nga autoritetet.

Alireza Vahabzadeh, këshilltar i ministrit të Shëndetësisë, ka thënë se “nuk ka nevojë tani për vendosje të shtretërve nga forcat e huaja, dhe prezenca e tyre përjashtohet”.

Zyrtarët iranianë kanë refuzuar edhe ofertën e Shteteve të Bashkuara për ofrim të ndihmës, duke thënë se Uashingtoni duhet të largojë sanksionet nëse dëshiron t’i ndihmojë Teheranit në luftim të pandemisë.

Irani përballet tash e një kohë me sanksionet amerikane për shkak të programit bërthamor dhe atij të armëve.

21:58 24.3.2020

Anijet-spitale në SHBA

Ushtria e Shteteve të Bashkuara ka vënë në dispozicion për autoritetet shëndetësore dy anije-spitale me nga 1,000 shtretër secila. Spitalet në SHBA mund të hasin në mungesë të shtretërve nëse numri i të prekurve me koronavirus vazhdon të rritet.

Anijet-spitale në SHBA
Ju lutem prisni
Bashkëngjite

Materiali aktualisht nuk është në dispozicion.

0:00 0:01:39 0:00

 

 

20:48 24.3.2020

Mos dilni! Dilni! Koronavirusi përçan edhe më skenën politike në Kosovë

Mos dilni! Dilni! Koronavirusi përçan edhe më skenën politike në Kosovë
Ju lutem prisni

Materiali aktualisht nuk është në dispozicion.

0:00 0:03:30 0:00

 

 

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG