Ndërlidhjet

Blogu i pandemisë COVID-19

Raste të të infektuarve me koronavirus kanë raportuar mbi 180 vende. Përcilleni Radion Evropa e Lirë për informacionet e reja.

Koronavirusi i ri, që është një familje e gjerë virusesh, është shfaqur për herë të parë në Kinë, në fund të vitit 2019.

  • Shenjat kryesore të infektimit me të janë: temperatura e lartë, kolla dhe vështirësitë në frymëmarrje.
  • Sëmundja që shkakton koronavirusi, është emëruar COVID-19.
  • Përveç Kinës, raste me koronavirus kanë raportuar edhe mbi 180 vende të tjera të botës.
  • Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, në gjithë botën janë: 5,813,997 njerëz të infektuar, 360,389 të vdekur dhe 2,351,355 të shëruar. 
  • Shtetet e Bashkuara kanë 1,721,750 raste të prekura me koronavirus dhe 101,617 të vdekur.
  • Pas tyre vjen Mbretëria e Bashkuar me 37,919 viktima.
  • Kosova ka konfirmuar rastet e para me koronavirus më 13 mars.
  • Koronavirusi vjen nga një familje virusesh që mban emrin e dukjes së tij, sepse ka formën e një kurore.
  • Nga i njëjti grup virusesh vijnë edhe SARS dhe MERS - viruse që kanë shkaktuar epidemi në të kaluarën.
  • Rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për të parandaluar përhapjen e koronavirusit janë: larja e rregullt e duarve, mbulimi i gojës dhe hundës gjatë kollitjes dhe teshtitjes, gatimi i plotë i mishit dhe vezëve dhe shmangia e kontaktit të ngushtë me personat që tregojnë simptoma të sëmundjeve të frymëmarrjes, si kollitje dhe teshtitje.
  • OBSH-ja e ka shpallur pandemi sëmundjen që shkakton koronavirusi, COVID-19.
  • Pandemia ndodh kur një sëmundje infektive përhapet lehtësisht nga personi në person, në shumë pjesë të botës.
08:47 25.3.2020

Kapacitetet e Kosovës përballë koronavirusit

Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) aktualisht ka rreth 500 shtretër në dispozicion, me mundësi dyfishimi sipas nevojës, për menaxhimin klinik të rasteve me COVID-19,konfirmojnë zyrtarët e Ministrisë së Shëndetësisë.

Sipas tyre, pas shpalljes së gjendjes emergjente shëndetësore në Kosovë, një numër klinikash në QKUK, janë shndërruar në klinikë ku trajtohen vetëm rastet me koronavirus.

Faik Hoti, zëdhënës i Ministrisë së Shëndetësisë, thotë për Radion Evropa e Lirë që vetëm Klinika Infektive i ka 125 shtretër, një repart izolimi me 40 shtretër, të lidhur me oksigjenim qendror dhe një dhomë të mjekimit intensiv me 6 shtretër.

Sipas Hotit, aktualisht në Kosovë gjenden 142 respiratorë, 95 prej të cilëve gjenden në sektorin publik dhe 47 në sektorin privat. QKUK-ja, aktualisht posedon 68 respiratorë, ndërkaq 27 të tjerë gjenden në spitalet e përgjithshme.

 

08:16 25.3.2020

Senati i SHBA-së pritet të votojë pakon financiare në vlerë 2 trilion dollarë

Senatorët e SHBA-së dhe zyrtarët e administratës së presidentit, Donald Trump, kanë arritur një marrëveshje mbi një projekt-ligj për të lehtësuar ndikimin ekonomik të shpërthimit të koronavirusit.

Senati do të votojë për paketën 2 trilion dollarë më vonë gjatë ditës, dhe pas kësaj, shumë shpejt, Dhoma e Përfaqësuesve pritet të veprojë njëjtë .

"Ky është një nivel investimesh i një kohe lufte në kombin tonë", tha drejtuesi i shumicës së Senatit, republikani, Mitch McConnell, në një fjalim duke njoftuar për arritjen e paktit pas disa ditëve të negociatave midis ligjvënësve republikanë dhe demokratë, sekretarit të thesarit, Steven Mnuchin, dhe ndihmësve të tjerë të lartë të presidentit, Donald Trump.

Udhëheqësi e demokratëve të Senatit, Chuck Schumer e quajti masën "paketën më të madhe të shpëtimit në historinë amerikane", duke e përshkruar atë si një "Plan Marshall" një referencë ndaj programit të financuar nga SHBA-ja që ndihmoi në rindërtimin e Evropës pas Luftës së Dytë Botërore.

Pandemia globale ka vrarë më shumë se 660 njerëz në Shtetet e Bashkuara. 

Nga koronavirusi i ri janë infektuar më shumë se 50,000 njerëz.

Shtetet kanë urdhëruar mëse 100 milion njerëz - gati një e treta e popullsisë - të qëndrojnë në shtëpi.

23:46 24.3.2020

Tuzi në izolim pa kushte për shkak të koronavirusit

E gjithë Komuna e Tuzit, pranë Podgoricës, ka marrë urdhër për t’u izoluar, për shkak të koronavirusit.

Trupi Koordinues i Sëmundjeve Infektive në Mal të Zi urdhëroi që banorët e kësaj komune të qëndrojnë në shtëpitë e veta, pa kushte, pasi të martën, nga 18 raste të reja me koronavirus në Mal të Zi, 15 është thënë se janë nga Tuzi.

"Qytetarët e Tuzit dhe të të gjithë Malit të Zi kanë qenë gjithmonë të mençur dhe të aftë për të duruar dhe mbijetuar, veçanërisht kur ka qenë e vështirë. Kjo është beteja që po e fillojmë sonte. Ne duhet ta fitojmë atë për të mirën e qytetarëve të Tuzit dhe për të mirën e të gjithë qytetarëve të Malit të Zi", tha zëvendëskryeministri malazez, Millutin Simoviq, në një konferencë për shtyp.

Kryetari i Tuzit, Nik Gjeloshaj, tha se nga sonte nis beteja për të ruajtur komunën dhe për të ruajtur Malësinë - rajon ku ndodhet Tuzi.

“Duke u izoluar të gjithë mund ta parandalojmë përhapjen e koronavirusit, mund të mbrojmë të rinjtë dhe të moshuarit. E kemi edhe mbështetjen e shtetit”, tha Gjeloshaj.

Drejtori i Institutit të Shëndetit Publik në Mal të Zi, Boban Mugosha, tha se situata është shumë e rrezikshme.

"Është një virus shumë infektues që përhapet shumë lehtë dhe mund të infektojë një numër të madh njerëzish", tha ai.

Në Mal të Zi aktualisht janë 47 persona të infektuar me koronavirus, ndërsa një pacient ka humbur jetën.

23:24 24.3.2020

Prishtina në netët e koronavirusit

Patrulla të Policisë së Kosovës janë parë në rrugët e Prishtinës, në natën e parë, pas vendimit të vendimit të qeverisë për kufizimin e lëvizjes së qytetarëve dhe automjeteve. Vetëm pak vetura shihen teksa kalojnë në rrugët pothuajse të boshatisua të Prishtinës.  Sipas vendimit të qeverisë, ndalimi i lëvizjes së qytetarëve dhe veturave bëhet në dy orare, nga ora 10:00 deri në orën 16:00 dhe më pas nga ora 20:00 deri në orën 05:00.  

Prishtina në netët e koronavirusit
Ju lutem prisni

Materiali aktualisht nuk është në dispozicion.

0:00 0:01:19 0:00

 

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG