Ndërlidhjet

Blogu i pandemisë COVID-19

Raste të të infektuarve me koronavirus kanë raportuar mbi 180 vende. Përcilleni Radion Evropa e Lirë për informacionet e reja.

Koronavirusi i ri, që është një familje e gjerë virusesh, është shfaqur për herë të parë në Kinë, në fund të vitit 2019.

  • Shenjat kryesore të infektimit me të janë: temperatura e lartë, kolla dhe vështirësitë në frymëmarrje.
  • Sëmundja që shkakton koronavirusi, është emëruar COVID-19.
  • Përveç Kinës, raste me koronavirus kanë raportuar edhe mbi 180 vende të tjera të botës.
  • Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, në gjithë botën janë: 5,813,997 njerëz të infektuar, 360,389 të vdekur dhe 2,351,355 të shëruar. 
  • Shtetet e Bashkuara kanë 1,721,750 raste të prekura me koronavirus dhe 101,617 të vdekur.
  • Pas tyre vjen Mbretëria e Bashkuar me 37,919 viktima.
  • Kosova ka konfirmuar rastet e para me koronavirus më 13 mars.
  • Koronavirusi vjen nga një familje virusesh që mban emrin e dukjes së tij, sepse ka formën e një kurore.
  • Nga i njëjti grup virusesh vijnë edhe SARS dhe MERS - viruse që kanë shkaktuar epidemi në të kaluarën.
  • Rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për të parandaluar përhapjen e koronavirusit janë: larja e rregullt e duarve, mbulimi i gojës dhe hundës gjatë kollitjes dhe teshtitjes, gatimi i plotë i mishit dhe vezëve dhe shmangia e kontaktit të ngushtë me personat që tregojnë simptoma të sëmundjeve të frymëmarrjes, si kollitje dhe teshtitje.
  • OBSH-ja e ka shpallur pandemi sëmundjen që shkakton koronavirusi, COVID-19.
  • Pandemia ndodh kur një sëmundje infektive përhapet lehtësisht nga personi në person, në shumë pjesë të botës.
18:49 25.3.2020

Qytetarët e Tuzit pranojnë izolimin

Në ditën e parë prejse autoritetet në Mal të Zi kanë urdhëruar karantinë pa kushte për qytetarët e Komunës së Tuzit, rrugët e këtij qyteti janë zbrazur.

Të martën mbrëma, autoritetet komunale dhe shtetërore kanë urdhëruar izolim total, pas konfirmimit të 15 rasteve me koronavirus në Tuz.

“Nuk mund të dalim jashtë, pos në kopshtin tonë. Për të gjitha që na duhen, kemi numrin kontaktues të komunës. Ne u japim listën, ata na i sjellin furnizimet në shtëpi. Askush nuk shkon në punë”, tha një qytetare e Tuzit për Radion Evropa e Lirë, emri i së cilës është i njohur për redaksinë.

Në hyrje të Komunës së Tuzit ndodhen edhe patrullat e policisë.

“Duke u izoluar të gjithë mund ta parandalojmë përhapjen e koronavirusit, mund të mbrojmë të rinjtë dhe të moshuarit. E kemi edhe mbështetjen e shtetit”, ka thënë kryetari i Tuzit, Nik Gjeloshaj.

Mali i Zi ka konfirmuar 53 raste të të infektuarve me koronavirus, ndërsa një pacient e ka humbur jetën.

Qytetarët e Tuzit pranojnë izolimin
Ju lutem prisni

Materiali aktualisht nuk është në dispozicion.

0:00 0:00:46 0:00

 

18:25 25.3.2020

Edhe tetë raste të reja me koronavirus në Kosovë

Autoritetet në Kosovë njoftuan të mërkurën se tetë persona të testuar për koronavirus, kanë dalë pozitivë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike tha se në total janë testuar 34 vetë.

Në komunikatën e tij për media thuhet se katër nga të infektuarit e rinj janë me vendbanim në fshatin Domanek, Malishevë, tre në Prishtinë dhe një në fshatin Studime e Ulët, Vushtrri.

Shifra e fundit e çon në 71 numrin e të infektuarve në Kosovë.

Më 22 mars, Kosova ka regjistruar edhe viktimën e parë nga koronavirusi.

17:58 25.3.2020

Presidenti i Brazilit e minimizon kërcënimin nga koronavirusi

Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, i akuzoi mediat për ngjallje të frikës nga koronavirusi.

Në një adresim televiziv, ai u bëri thirrje kryebashkiakëve dhe guvernatorëve të heqin dorë nga kufizimet që kanë prezantuar për të frenuar përhapjen e sëmundjes.

Bolsonaro i bëri komentet pasi dy qytete të mëdha të Brazilit, Sao Paulo dhe Rio de Zhaneiro, u vendosën në izolim të pjesshëm.

Brazili ka raportuar 2,200 raste të të infektuarve me koronavirus dhe 46 viktima.

“Jeta jonë duhet të vazhdojë. Puna duhet të mbahet. Ne duhet t’i kthehemi normalitetit”, tha Bolsonaro.

17:41 25.3.2020

Në këtë infografikë mund të shihni kapacitetet që i ka Kosova:

 

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG