Ndërlidhjet

Blogu i pandemisë COVID-19

Raste të të infektuarve me koronavirus kanë raportuar mbi 180 vende. Përcilleni Radion Evropa e Lirë për informacionet e reja.

Koronavirusi i ri, që është një familje e gjerë virusesh, është shfaqur për herë të parë në Kinë, në fund të vitit 2019.

  • Shenjat kryesore të infektimit me të janë: temperatura e lartë, kolla dhe vështirësitë në frymëmarrje.
  • Sëmundja që shkakton koronavirusi, është emëruar COVID-19.
  • Përveç Kinës, raste me koronavirus kanë raportuar edhe mbi 180 vende të tjera të botës.
  • Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, në gjithë botën janë: 5,813,997 njerëz të infektuar, 360,389 të vdekur dhe 2,351,355 të shëruar. 
  • Shtetet e Bashkuara kanë 1,721,750 raste të prekura me koronavirus dhe 101,617 të vdekur.
  • Pas tyre vjen Mbretëria e Bashkuar me 37,919 viktima.
  • Kosova ka konfirmuar rastet e para me koronavirus më 13 mars.
  • Koronavirusi vjen nga një familje virusesh që mban emrin e dukjes së tij, sepse ka formën e një kurore.
  • Nga i njëjti grup virusesh vijnë edhe SARS dhe MERS - viruse që kanë shkaktuar epidemi në të kaluarën.
  • Rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për të parandaluar përhapjen e koronavirusit janë: larja e rregullt e duarve, mbulimi i gojës dhe hundës gjatë kollitjes dhe teshtitjes, gatimi i plotë i mishit dhe vezëve dhe shmangia e kontaktit të ngushtë me personat që tregojnë simptoma të sëmundjeve të frymëmarrjes, si kollitje dhe teshtitje.
  • OBSH-ja e ka shpallur pandemi sëmundjen që shkakton koronavirusi, COVID-19.
  • Pandemia ndodh kur një sëmundje infektive përhapet lehtësisht nga personi në person, në shumë pjesë të botës.
20:27 25.3.2020

Erdogan beson se Turqia do ta ngadalësojë koronavirusin brenda 2-3 javësh

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se beson se vendi i tij do ta ngadalësojë ritmin e përhapjes së koronavirusit brenda dy ose tri javësh.

Në një fjalim televiziv drejtuar kombit, Erdogan po ashtu shfaqi besimin se Turqia do ta tejkalojë koronavirusin “në periudhën më të shkurtër të mundshme dhe me dëmin më të vogël të mundshëm”.

Turqia, deri më tash, ka raportuar 44 viktima nga sëmundja COVID-19, të cilën e shkakton koronavirusi.

Nga afro 28,000 testet që janë kryer, 1,872 persona kanë dalë pozitivë.

Erdogan tha se autoritetet janë duke monitoruar edhe 53,000 njerëz në shtëpitë e tyre.

19:58 25.3.2020

Një pacient në Kosovë drejt shërimit nga koronavirusi

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë (IKSHPK) njoftoi të mërkurën se testi i një pacienti, i identifikuar më herët me koronavirus, ka dalë negativ.

“Nevojitet edhe testi kontrollues dhe shpresojmë që do të kemi pacientin e parë të shëruar me COVID-19 në Kosovë”, thuhet në komunikatën për media të IKSHPK-së.

COVID-19 është sëmundja që e shkakton një koronavirus i ri, e cila deri më tash ka shkaktuar vdekjen e mbi 20,000 njerëzve në botë.

Kosova, aktualisht, ka 71 persona të prekur me koronavirus, ndërsa një pacient ka humbur jetën.

 

19:38 25.3.2020

Udhëheqësit italianë nervozohen me qytetarët që nuk qëndrojnë në shtëpi

Kryetarët e qyteteve dhe rajoneve të ndryshme në Itali janë nervozuar shumë keq me qytetarët që nuk po i respektojnë masat e kërkuara nga qeveria për të qëndruar në shtëpi.

Italia është duke kaluar nëpër një kohë të vështirë pasi ka numrin më të madh në botë të personave që kanë vdekur nga koronavirusi.

Udhëheqësit italianë nervozohen me qytetarët që nuk qëndrojnë në shtëpi
Ju lutem prisni

Materiali aktualisht nuk është në dispozicion.

0:00 0:03:46 0:00

 

19:15 25.3.2020

Edhe 683 viktima në Itali

Gjatë 24 orëve të fundit në Itali u shënuan 683 viktima nga koronavirusi, njoftuan autoritetet shëndetësore.

Shifra paraqet një rënie të ulët në krahasim me 743 viktimat e regjistruara një ditë më parë, por ajo e çon në 7,503 numrin e të vdekurve në këtë vend, si pasojë e sëmundjes COVID-19, të shkaktuar nga koronavirusi.

Në 24 orët e fundit u regjistruan edhe 5,210 raste të të infektuarve të rinj.

Italia, me mbi 74,380 të infektuar në total, ka numrin më të madh të pacientëve pas Kinës - vendit të origjinës së koronavirusit.

Por, Italia ka numrin më të madh të viktimave; pas saj vjen Spanja dhe më pas Kina.

Massimo Galli, mjek në një spital të Millanos, ka thënë se rastet pozitive këto ditë janë prekur përpara se të ndërmerreshin masa më të ashpra të izolimit, më 11 mars.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG