Ndërlidhjet

Blogu i pandemisë COVID-19

Raste të të infektuarve me koronavirus kanë raportuar mbi 180 vende. Përcilleni Radion Evropa e Lirë për informacionet e reja.

Koronavirusi i ri, që është një familje e gjerë virusesh, është shfaqur për herë të parë në Kinë, në fund të vitit 2019.

  • Shenjat kryesore të infektimit me të janë: temperatura e lartë, kolla dhe vështirësitë në frymëmarrje.
  • Sëmundja që shkakton koronavirusi, është emëruar COVID-19.
  • Përveç Kinës, raste me koronavirus kanë raportuar edhe mbi 180 vende të tjera të botës.
  • Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, në gjithë botën janë: 5,813,997 njerëz të infektuar, 360,389 të vdekur dhe 2,351,355 të shëruar. 
  • Shtetet e Bashkuara kanë 1,721,750 raste të prekura me koronavirus dhe 101,617 të vdekur.
  • Pas tyre vjen Mbretëria e Bashkuar me 37,919 viktima.
  • Kosova ka konfirmuar rastet e para me koronavirus më 13 mars.
  • Koronavirusi vjen nga një familje virusesh që mban emrin e dukjes së tij, sepse ka formën e një kurore.
  • Nga i njëjti grup virusesh vijnë edhe SARS dhe MERS - viruse që kanë shkaktuar epidemi në të kaluarën.
  • Rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për të parandaluar përhapjen e koronavirusit janë: larja e rregullt e duarve, mbulimi i gojës dhe hundës gjatë kollitjes dhe teshtitjes, gatimi i plotë i mishit dhe vezëve dhe shmangia e kontaktit të ngushtë me personat që tregojnë simptoma të sëmundjeve të frymëmarrjes, si kollitje dhe teshtitje.
  • OBSH-ja e ka shpallur pandemi sëmundjen që shkakton koronavirusi, COVID-19.
  • Pandemia ndodh kur një sëmundje infektive përhapet lehtësisht nga personi në person, në shumë pjesë të botës.
09:05 26.3.2020

Një grua 97 vjeçare shërohet nga koronavirusi

Një grua 97-vjeçare është bërë personi më i vjetër në Korenë e Jugut që shërohet nga koronavirusi, sipas Yonhap News.

Ende nuk ka detaje të tjera rreth saj - por ajo nuk është e vetmja në botë që përkundër moshës e ka fituar betejën me virusin.

Më parë, media media shtetërore kineze Xinhua raportoi se një burrë 100-vjeçar në Kinë gjithashtu ishte shëruar nga virusi. Gazeta thoshte se ai është pacienti më i vjetër i shëruar deri më tani, raporton BBC.

Sipas të dhënave të Universitetit John Hopkins, në nivel global, ka pasur më shumë se 470,000 infeksione me koronavirus dhe 21 287 vdekje.

08:37 26.3.2020

Rritje e numrit të të vdekurve nga koronavirusi në SHBA

Numri i vdekjeve të shkaktuara nga pandemia e koronavirusit ka tejkaluar 1.000 në Shtetet e Bashkuara. 

Raste të konfimuara me koronavirus janë 68.572.

Universiteti Johns Hopkins, njoftoi se vdekjet totale nga virusi COVID-19 në Shtetet e Bashkuara kanë arritur në 1.031.

Numri i përgjithshëm i infeksioneve në SHBA është i treti më i lartë pas Kinës dhe Italisë.

Në nivel global, sipas këtyre të dhënava, ka pasur më shumë se 470,000 infeksione dhe 21 287 vdekje.

Ekspertët paralajmërojnë se numri aktual i të infektuarve në të gjithë botën është e pamundur të përcaktohet për shkak të mungesës së testimit dhe mendohet se është shumë më i lartë.

 

08:09 26.3.2020

Gjermania njofton edhe për 50 të vdekur

Gjermania ka njoftuar se nga koronavirusi i ri, kanë vdekur edhe 50 persona. Numri i përgjithshëm i vdekjeve në këtë vend është: 198 

Sipas autoriteteve, të infektuar nga virusi Sars-Cov-2 janë gjithsej 36,508. 

Gjermania është vendi i pestë në botë për nga numri i të infektuarve me koronavirusin e ri. 

 

22:46 25.3.2020

Këshilla nga Organizata Botërore e Shëndetësisë:

 

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG