Policia kërkon më shumë maska mbrojtëse
Kryetari i Sindikatës të Policisë së Kosovës, Shaban Tasholli, thotë se Policia e Kosovës ka nevojë për më shumë pajisje mbrojtëse nga koronavirisi gjatë punës së përditshme, sidomos për maska mbrojtëse.
Hollësitë i gjeni këtu.
BE-ja shënon 25-vjetorin e marrëveshjes së Shengenit me kufij të mbyllur
Bashkimi Evropian ka shënuar të enjten 25-vjetorin e marrëveshjes së Shengenit për kufij të hapur, ndonëse të gjitha hyrjet e daljet i ka të mbyllura, teksa tenton të parandalojë përhapjen e koronavirusit.
Marrëveshja e Shengenit, që mbështet një Evropë secilën herë më të bashkuar, ka hyrë në fuqi më 26 mars të vitit 1995.
Fillimisht kujfijtë ishte hequr në mes të Francës, Gjermanisë, Belgjikës, Holandës, Luksemburgut, Spanjës dhe Portugalisë.
Në muajt dhe vitet në vijim janë shtuar edhe vendet tjera, andaj tani pjesë e kësaj zone janë 26 vende anëtare, përfshirë dy vende jo-anëtare të Bashkimit Evropian, Zvicra dhe Norvegjia.
Megjithatë në përvjetorin e 25-të, marrëveshja është pezulluar për shkak të koronavirusit, sëmundje që ka pezulluar shumicën e aktiviteteve ekonomike dhe atyre shoqërore dhe ka kthyer shumicën e evropianëve në të burgosur nëpër shtëpitë e tyre.
“Përhapja e Covid-19 është duke pasur ndikim të madh në transportin evropian të kalimit të kujfive”, është thënë në një dokument të brendshëm të Komisionit Evropian, teksa i është referuar sëmundjes që shkakton koronavirusi.
Numri i të papunëve arrin rekord në SHBA
Numri i personave pa vende të punës në Shtetet e Bashkuara ka arritur në shifra rekorde, teksa ekonomia përballet me vështirësi për shkak të përhapjes së koronavirusit të ri.
Rreth 3.3 milionë persona janë regjistruar për të kërkuar benefite që u takojnë të papunëve për javën e 21 marsit, ështët thënë në të dhënat e Departamentit të Punës.
Rekordi i kaluar ishte shënuar më 1982, kur numri i të papunëve kishte arritur në 695,000.
Kjo rritje e numrit të papunëve i jep fund zgjerimit të ngadalshëm por të qëndrueshëm të tregut të punës.
Ky lajm vjen pas mbylljes së restoranteve, teatrove, hoteleve dhe palestrave në Shtetet e Bashkuara.
Kompanitë e prodhimit të makinave kanë ndalur dukshëm veprimatrinë, përderisa udhëtimet ajrore kanë rënë në mënyrë drastike.
Aktualisht në Shtetet e Bashkuara është raportuar për 69,197 persona të infektuar me koronavirusin e ri, derisa rreth 1,046 kanë vdekur nga kjo sëmundje.
Si t’ua shpjegoni fëmijëve tuaj krizën e shkaktuar nga koronavirusi i ri?
Ne kemi bërë këtë video shpjeguese për fëmijët e moshës 3 deri në 8 vjeç për t'i ndihmuar ata që ta kuptojnë pse është kaq i rëndësishëm qëndrimi në shtëpi.