Ndërlidhjet

Blogu i pandemisë COVID-19

Raste të të infektuarve me koronavirus kanë raportuar mbi 180 vende. Përcilleni Radion Evropa e Lirë për informacionet e reja.

Koronavirusi i ri, që është një familje e gjerë virusesh, është shfaqur për herë të parë në Kinë, në fund të vitit 2019.

  • Shenjat kryesore të infektimit me të janë: temperatura e lartë, kolla dhe vështirësitë në frymëmarrje.
  • Sëmundja që shkakton koronavirusi, është emëruar COVID-19.
  • Përveç Kinës, raste me koronavirus kanë raportuar edhe mbi 180 vende të tjera të botës.
  • Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, në gjithë botën janë: 5,813,997 njerëz të infektuar, 360,389 të vdekur dhe 2,351,355 të shëruar. 
  • Shtetet e Bashkuara kanë 1,721,750 raste të prekura me koronavirus dhe 101,617 të vdekur.
  • Pas tyre vjen Mbretëria e Bashkuar me 37,919 viktima.
  • Kosova ka konfirmuar rastet e para me koronavirus më 13 mars.
  • Koronavirusi vjen nga një familje virusesh që mban emrin e dukjes së tij, sepse ka formën e një kurore.
  • Nga i njëjti grup virusesh vijnë edhe SARS dhe MERS - viruse që kanë shkaktuar epidemi në të kaluarën.
  • Rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për të parandaluar përhapjen e koronavirusit janë: larja e rregullt e duarve, mbulimi i gojës dhe hundës gjatë kollitjes dhe teshtitjes, gatimi i plotë i mishit dhe vezëve dhe shmangia e kontaktit të ngushtë me personat që tregojnë simptoma të sëmundjeve të frymëmarrjes, si kollitje dhe teshtitje.
  • OBSH-ja e ka shpallur pandemi sëmundjen që shkakton koronavirusi, COVID-19.
  • Pandemia ndodh kur një sëmundje infektive përhapet lehtësisht nga personi në person, në shumë pjesë të botës.
08:29 27.3.2020

Si ta parandaloni shpërndarjen e dezinformatave rreth koronavirusit?

Dezinformatat rreth koronavirusit janë duke qarkulluar në masë më të madhe së fundmi nëpër rrjetet sociale dhe aplikacione të komunikimit.

Ekspertët i kanë bërë thirrje publikut që të praktikojë “higjienë të informacionit”.

Mirëpo si? Si mund të ndalni përhapjen e informacionit të keq?

Nëse jeni me nxitim, keni parasysh këta hapa:

-Ndaluni dhe mendoni. Nëse keni dyshime, verifikoni faktet edhe diku tjetër

-Analizoni burimet, edhe nëse ato mund t’ju duken legjitime, mund të jenë të rreme

-Nëse nuk jeni të sigurt, mos i shpërndani ato informacione

-Keni kujdes nga postimet emocionale dhe paragjykimet e mundshme.

Si shpërndahet COVID-19 dhe si ta mbroni veten kundër tij?
Ju lutem prisni

Materiali aktualisht nuk është në dispozicion.

0:00 0:01:50 0:00

 

 

 

07:53 27.3.2020

Xi, Trumpit: Kina ka qenë transparente

Presidenti kinez, Xi Jinping ka telefonuar homologun e tij amerikan, Donald Trump, pasi është bërë e ditur që Shtetet e Bashkuara janë kthyer në epiqendër të përhapjes së koronavirusit.

Sipas mediave kineze, Xi ka thënë se Kina dhe SHBA-ja “duhet të bashkohen në luftën kundër virusit”.

Ai po ashtu ka insistuar që Pekini ka qenë gjithmonë transparent rreth shpërthimit fillestar të virusit- duke hedhur poshtë pretendimet e bëra nga Trump që kinse Kina e ka njoftuar botën shumë vonë për koronavirusin.

Presidenti kinez po ashtu ka thënë t’i ketë ofruar mbështetje SHBA-së dhe se shpreson që Uashingtoni do të marrë masa për të ruajtur shëndetin e shtetasve kinezë në tokën amerikane.

Kina deri më tani ka nisur ndihmë në dhjetëra vende evropiane, aziatike dhe afrikane, të cilat po përballen me rritje e sipër të numrit të të infektuarve me sëmundjen Covid-19, që shkakton koronavirusi i ri.

Fillimisht për këtë virus ishte raportuar në Vuhan të Kinës, në dhjetor të vitit të kaluar, ndërkohë që para SHBA-së, Italia ka qenë vendi i prekur më së keqi nga ky virus, meqë deri më tani është raportuar për 8,215 persona të vdekur.

Aktualisht në Shtetet e Bashkuara është thënë të jenë prekur nga kjo sëmundje mbi 85,991, derisa 1,296 kanë vdekur.

Presidenti amerikan, Donald Trump dhe ai kinez, Xi Jinping.
Presidenti amerikan, Donald Trump dhe ai kinez, Xi Jinping.

 

23:15 26.3.2020

SHBA tejkalon Kinën me numrin e të infektuarve

Shtetet e Bashkuara tani mbajnë rekordin e numrit më të madh të rasteve me koronavirus, pasi deri më tani mbi 84,404 pacientë kanë rezultuar pozitivë në teste.

Sipas të dhënave të fundit të Universitetit Johns Hopkins, Shtetet e Bashkuara kanë tejkaluar Kinën me 81,782 raste dhe Italinë me 80, 589 raste.

Kjo rritje e numrit të të prekurve ka ardhur në kohën kur presidenti amerikan, Donald Trump ka parashikuar që kombi do t’i kthehet punës “shumë shpejt”, pas 3.3 milionë persona kanë thënë se janë të papunë.

Deri më tani, më shumë se 1,100 persona kanë vdekur në SHBA nga sëmundja Covid-19, që shkakton koronavirusi i ri.

23:07 26.3.2020

UNESCO: 87% e nxënësve në botë janë prekur nga mbyllja e shkollave

Mbyllja e shkollave për shkak të pandemisë me koronavirus është duke prekur 87 për qind të popullsisë globale në shkolla, ka thënë Agjencia për Arsim, Shkencë dhe Kulturë të Kombeve të Bashkuara (UNESCO).

Kjo agjenci ka thënë se aktualisht 1.5 miliard fëmijë janë duke munguar nëpër shkolla në 165 shtete.

“Kurrë më parë nuk kemi parë shkallë kaq të madhe të pengesave në sistemin edukativ”, ka thënë Drejtorja e Përgjithshme e UNESCO-s, Audrey Azoulay.

Shumë fëmijë aktualisht janë duke mësuar në distancë për të vazhduar vitin shkollor, ndonëse kjo gjë përbën shqetësim për familjet me kushte të rënda nëpër shtetet që kanë më pak qasje në teknologji.

Në përgjigjje të kësaj situate, UNESCO-ja ka thënë se do të lansojë “koalicionin global të edukimit”, bashkëpunim ky mes organizatave ndërkombëtare dhe bizneseve private për të mbajtur fëmijët të informuar.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG