Ndërlidhjet

Blogu i pandemisë COVID-19

Raste të të infektuarve me koronavirus kanë raportuar mbi 180 vende. Përcilleni Radion Evropa e Lirë për informacionet e reja.

Koronavirusi i ri, që është një familje e gjerë virusesh, është shfaqur për herë të parë në Kinë, në fund të vitit 2019.

  • Shenjat kryesore të infektimit me të janë: temperatura e lartë, kolla dhe vështirësitë në frymëmarrje.
  • Sëmundja që shkakton koronavirusi, është emëruar COVID-19.
  • Përveç Kinës, raste me koronavirus kanë raportuar edhe mbi 180 vende të tjera të botës.
  • Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, në gjithë botën janë: 5,813,997 njerëz të infektuar, 360,389 të vdekur dhe 2,351,355 të shëruar. 
  • Shtetet e Bashkuara kanë 1,721,750 raste të prekura me koronavirus dhe 101,617 të vdekur.
  • Pas tyre vjen Mbretëria e Bashkuar me 37,919 viktima.
  • Kosova ka konfirmuar rastet e para me koronavirus më 13 mars.
  • Koronavirusi vjen nga një familje virusesh që mban emrin e dukjes së tij, sepse ka formën e një kurore.
  • Nga i njëjti grup virusesh vijnë edhe SARS dhe MERS - viruse që kanë shkaktuar epidemi në të kaluarën.
  • Rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për të parandaluar përhapjen e koronavirusit janë: larja e rregullt e duarve, mbulimi i gojës dhe hundës gjatë kollitjes dhe teshtitjes, gatimi i plotë i mishit dhe vezëve dhe shmangia e kontaktit të ngushtë me personat që tregojnë simptoma të sëmundjeve të frymëmarrjes, si kollitje dhe teshtitje.
  • OBSH-ja e ka shpallur pandemi sëmundjen që shkakton koronavirusi, COVID-19.
  • Pandemia ndodh kur një sëmundje infektive përhapet lehtësisht nga personi në person, në shumë pjesë të botës.
10:48 28.3.2020

Teste “për pesë minuta” do të vihen në dispozicion në SHBA

Një kompani amerikane tha se i është dhënë autorizim emergjent nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) në SHBA për përdorimin e testeve që mund të tregojnë për më pak se pesë minuta nëse një person është i infektuar me koronavirus.

Abbott Laboratories tha përmes një deklarate se FDA-ja i ka dhënë lejen të nisë vënien në dispozicion të testeve nga java e ardhshme.

Autorizimi emergjent për përdorim do të thotë se testi nuk është qartësuar ose miratuar plotësisht nga FDA-ja, porse është autorizuar për përdorim emergjent nga laboratorët e aprovuar dhe ofruesit e kujdesit shëndetësor.

“Abbott do t’i lëshojë në përdorim testet ID NOW COVID-19 javën e ardhshme dhe pret të rrisë prodhimin e tyre në 50,000 në ditë”, thuhet në deklaratë.

Testi përdor teknologjinë molekulare dhe gjithashtu mund të tregojë rezultatet negative brenda 13 minutash, tha kompania.

Shifrat e fundit tregojnë se Shtetet e Bashkuara kanë tejkaluar numrin 100,000 të rasteve të konfirmuara me koronavirus - më shumë se çdo vend tjetër - ndërsa kanë vdekur mbi 1,500 pacientë.

10:32 28.3.2020

Gjermania nuk i lehtëson masat kundër koronavirusit para 20 prillit

Gjermania nuk do t’i lehtësojë masat për parandalimin e përhapjes së koronavirusit para 20 prillit, tha se shefi i stafit të kancelares gjermane, Angela Merkel.

“Nuk bëhet fjalë për ndonjë lehtësim mase para 20 prillit”, tha Helge Braun për gazetën Tagesspiegel.

Gjermania, në mes të marsit, i ka mbyllur shkollat, dyqanet, restorantet, parqet e fëmijëve dhe objektet sportive, ndërsa shumë kompani kanë ndaluar prodhimin, në përpjekje për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

"Në Gjermani, kam përshtypjen se popullsia i ndjek rregullat në mënyrë shembullore. Kjo është arsyeja përse jam i bindur se do ta shohim suksesin e tyre brenda disa ditësh", tha Braun.

Sipas Institutit Robert Koch të Gjermanisë, i cili merret me sëmundjet infektive, aktualisht në këtë vend janë 42,288 raste të konfirmuara të të infektuarve me koronavirus, ndërsa 253 pacientë kanë vdekur.

09:55 28.3.2020

Vuhani nis të dalë nga izolimi

Qyteti i Kinës Vuhan, ku koronavirusi është shfaqur për herë të parë në fund të vitit të kaluar, është rihapur pjesërisht, pas më shumë se dy muaj në izolim.

Njerëzit tani lejohen të hyjnë në Vuhan, por jo të dalin.

Qyteti i provincës Hubei, me 11 milionë banorë, është izoluar në janar.

Media shtetërore e Kinës ka publikuar fotografi të një treni pasagjerësh, duke arritur në Vuhan pas mesnatës.

Pjesa më e madhe e rrjetit të metrosë së Vuhanit është rihapur po ashtu, ndërsa disa qendra tregtare do të rinisin punën javën e ardhshme.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins në SHBA, 3,299 njerëz kanë vdekur në Hubei pas diagnostimit me koronavirus.

09:48 28.3.2020

Shpjegimi i koronavirusit për fëmijët

Kjo është një video e krijuar për fëmijët e moshës 3 deri në 8 vjeç. Në të përdoren terme të thjeshta për t'i ndihmuar ata të kuptojnë se pse është kaq i rëndësishëm qëndrimi në shtëpi derisa përhapja e koronavirusit vazhdon.

Shpjegimi i koronavirusit për fëmijët
Ju lutem prisni

Materiali aktualisht nuk është në dispozicion.

0:00 0:01:42 0:00

 

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG