Ndërlidhjet

Blogu i pandemisë COVID-19

Raste të të infektuarve me koronavirus kanë raportuar mbi 180 vende. Përcilleni Radion Evropa e Lirë për informacionet e reja.

Koronavirusi i ri, që është një familje e gjerë virusesh, është shfaqur për herë të parë në Kinë, në fund të vitit 2019.

  • Shenjat kryesore të infektimit me të janë: temperatura e lartë, kolla dhe vështirësitë në frymëmarrje.
  • Sëmundja që shkakton koronavirusi, është emëruar COVID-19.
  • Përveç Kinës, raste me koronavirus kanë raportuar edhe mbi 180 vende të tjera të botës.
  • Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, në gjithë botën janë: 5,813,997 njerëz të infektuar, 360,389 të vdekur dhe 2,351,355 të shëruar. 
  • Shtetet e Bashkuara kanë 1,721,750 raste të prekura me koronavirus dhe 101,617 të vdekur.
  • Pas tyre vjen Mbretëria e Bashkuar me 37,919 viktima.
  • Kosova ka konfirmuar rastet e para me koronavirus më 13 mars.
  • Koronavirusi vjen nga një familje virusesh që mban emrin e dukjes së tij, sepse ka formën e një kurore.
  • Nga i njëjti grup virusesh vijnë edhe SARS dhe MERS - viruse që kanë shkaktuar epidemi në të kaluarën.
  • Rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për të parandaluar përhapjen e koronavirusit janë: larja e rregullt e duarve, mbulimi i gojës dhe hundës gjatë kollitjes dhe teshtitjes, gatimi i plotë i mishit dhe vezëve dhe shmangia e kontaktit të ngushtë me personat që tregojnë simptoma të sëmundjeve të frymëmarrjes, si kollitje dhe teshtitje.
  • OBSH-ja e ka shpallur pandemi sëmundjen që shkakton koronavirusi, COVID-19.
  • Pandemia ndodh kur një sëmundje infektive përhapet lehtësisht nga personi në person, në shumë pjesë të botës.
09:39 28.3.2020

Ndryshon orari i kufizimit të lëvizjes së qytetarëve në Kosovë

Qeveria në detyrë e Kosovës ka vendosur që të ndryshojë orarin e ndalimit të qarkullimit të qytetarëve dhe automjeteve private, si masë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit të ri.

Qeveria ka miratuar kërkesën e Ministrisë së Shëndetësisë, duke ndaluar qarkullimin e qytetarëve dhe automjeteve private nga ora 17:00 deri në orën 06:00, si dhe ka ndaluar qytetarët të qarkullojnë nëpër sheshe të hapura.

Më herët, qeveria kishte vendosur dy orare për ndalimin e qarkullimit të qytetarëve dhe automjeteve, përkatësisht nga ora 10:00 deri në 16:00 dhe nga ora 20:00 deri në orën 06:00.

Deri më tani, në Kosovë janë regjistruar 88 raste me koronavirusin e ri, ndërsa një pacient ka vdekur.

08:38 28.3.2020

Kongresisti i katërt amerikan diagnostikohet me koronavirus

Edhe një tjetër anëtar i Kongresit të Shteteve të Bashkuara ka dalë pozitiv në testet për koronavirus.

Përfaqësuesi demokrat, Joe Cunningham, tha se është testuar më 26 mars dhe se është diagnostikuar një ditë më vonë.

Ai tha se simptomat e tij kanë nisur tashmë të përmirësohen.

Cunningham tha se është vetizoluar qysh më 19 mars, kur ka mësuar se ka qenë në kontakt me një tjetër ligjvënës që ka dalë pozitiv.

Senatori Rand Paul dhe përfaqësuesit Ben McAdams dhe Mario Diaz-Balart kanë thënë po ashtu se kanë dalë pozitivë në testet për koronavirus.

Së paku 26 anëtarë të Dhomës së Përfaqësuesve dhe të Senatit në SHBA janë vetizoluar pasi kanë pasur kontakte me njerëz të diagnostikuar.

Shtetet e Bashkuara kanë mbi 100,000 raste të konfirmuara të të infektuarve me koronavirus – më shumë se çdo vend tjetër.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, 1,581 pacientë kanë vdekur në SHBA.

22:28 27.3.2020

SHBA e ndihmon Kosovën me 1.1 milion euro në luftën kundër koronavirusit

Departamenti amerikan i Shtetit i ka ndarë Kosovës 1.1 milion euro për luftimin e koronavirusit.

Qeveria në largim e Kosovës tha se është informuar në lidhje me vendimin nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë. 

"Ky është edhe një lajm tjetër shumë i mirë për qytetarët e vendit tonë, ngase pardje nga Bashkimi Evropian siguruam 68 milionë euro. Përkushtimi i Qeverisë është në nivelin e duhur për t'u përballur me këtë pandemi", thuhet në komunikatën për media të qeverisë në largim. 

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, ka thënë më 26 mars se Shtetet e Bashkuara kanë ndarë afro 274 milionë dollarë fonde humanitare për të ndihmuar vendet e rrezikuara në luftën kundër koronavirusit.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, përmes një postimi në Twitter, ka thënë se ky është një lajm i mirë për Kosovën.

Në Kosovë janë të infektuar 88 persona me koronavirus, ndërsa një pacient ka humbur jetën.

21:57 27.3.2020

Pse larja e duarve mund të shpëtojë jetë?

Një nga gjërat më të mira dhe më të thjeshta për mbrojtje nga koronavirusi është larja e duarve. Mjekët këshillojnë që ato të lahen me sapun dhe ujë të ngrohtë, në mënyrë që të largohet infeksioni.

Pse larja e duarve mund të shpëtojë jetë?
Ju lutem prisni

Materiali aktualisht nuk është në dispozicion.

0:00 0:01:34 0:00

 

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG