Ndërlidhjet

Blogu i pandemisë COVID-19

Raste të të infektuarve me koronavirus kanë raportuar mbi 180 vende. Përcilleni Radion Evropa e Lirë për informacionet e reja.

Koronavirusi i ri, që është një familje e gjerë virusesh, është shfaqur për herë të parë në Kinë, në fund të vitit 2019.

  • Shenjat kryesore të infektimit me të janë: temperatura e lartë, kolla dhe vështirësitë në frymëmarrje.
  • Sëmundja që shkakton koronavirusi, është emëruar COVID-19.
  • Përveç Kinës, raste me koronavirus kanë raportuar edhe mbi 180 vende të tjera të botës.
  • Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, në gjithë botën janë: 5,813,997 njerëz të infektuar, 360,389 të vdekur dhe 2,351,355 të shëruar. 
  • Shtetet e Bashkuara kanë 1,721,750 raste të prekura me koronavirus dhe 101,617 të vdekur.
  • Pas tyre vjen Mbretëria e Bashkuar me 37,919 viktima.
  • Kosova ka konfirmuar rastet e para me koronavirus më 13 mars.
  • Koronavirusi vjen nga një familje virusesh që mban emrin e dukjes së tij, sepse ka formën e një kurore.
  • Nga i njëjti grup virusesh vijnë edhe SARS dhe MERS - viruse që kanë shkaktuar epidemi në të kaluarën.
  • Rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për të parandaluar përhapjen e koronavirusit janë: larja e rregullt e duarve, mbulimi i gojës dhe hundës gjatë kollitjes dhe teshtitjes, gatimi i plotë i mishit dhe vezëve dhe shmangia e kontaktit të ngushtë me personat që tregojnë simptoma të sëmundjeve të frymëmarrjes, si kollitje dhe teshtitje.
  • OBSH-ja e ka shpallur pandemi sëmundjen që shkakton koronavirusi, COVID-19.
  • Pandemia ndodh kur një sëmundje infektive përhapet lehtësisht nga personi në person, në shumë pjesë të botës.
11:59 28.3.2020

Qytetarët në Vuhan presin metronë në ditën e parë pas daljes nga izolimi:

 

11:33 28.3.2020

Trump urdhëron General Motors të prodhojë ventilatorë për pacientë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e urdhëroi fabrikën e makinave General Motors (GM) të prodhojë ventilatorë për pacientët me koronavirus.

Trump e aktivizoi Aktin e Prodhimit të Mbrojtjes – nga epoka e Luftës Koreane – i cili i lejon presidentit t’i detyrojë kompanitë të bëjnë produkte për mbrojtjen kombëtare.

Trump tha se “GM ka shpenzuar kohë” dhe se duhen veprime për të shpëtuar jetën e amerikanëve.

Shtetet e Bashkuara kanë mbi 104,000 raste të konfirmuara të të infektuarve me koronavirus – më së shumti në botë.

Me afro 1,700 viktima, SHBA-ja është ende shumë larg Italisë dhe Kinës.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

 

11:14 28.3.2020

Koreja e Jugut ka më shumë njerëz të shëruar sesa të infektuar

Koreja e Jugut tha se, për herë të parë, ka më shumë njerëz që janë shëruar nga koronavirusi, sesa pacientë që vazhdojnë të jenë të infektuar.

Autoritetet atje raportuan të shtunën për 146 raste të reja, të cilat e çojnë në 9,478 numrin e njerëzve të prekur.

Por, prej tyre 4,811 janë shëruar dhe liruar nga spitali.

Koreja e Jugut është vlerësuar për përgjigjen e saj ndaj pandemisë së koronavirusit, e cila ka përfshirë testimin massiv dhe izolimin e shpejtë të pacientëve.

Për më shumë, lexoni edhe këtë:

Pse Koreja e Jugut është më e suksesshme se Italia në shtypjen e koronavirusit?

10:59 28.3.2020

Disa këshilla të Organizatës Botërore të Shëndetësisë:

 

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG