Ndërlidhjet

Blogu i pandemisë COVID-19

Raste të të infektuarve me koronavirus kanë raportuar mbi 180 vende. Përcilleni Radion Evropa e Lirë për informacionet e reja.

Koronavirusi i ri, që është një familje e gjerë virusesh, është shfaqur për herë të parë në Kinë, në fund të vitit 2019.

  • Shenjat kryesore të infektimit me të janë: temperatura e lartë, kolla dhe vështirësitë në frymëmarrje.
  • Sëmundja që shkakton koronavirusi, është emëruar COVID-19.
  • Përveç Kinës, raste me koronavirus kanë raportuar edhe mbi 180 vende të tjera të botës.
  • Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, në gjithë botën janë: 5,813,997 njerëz të infektuar, 360,389 të vdekur dhe 2,351,355 të shëruar.
  • Shtetet e Bashkuara kanë 1,721,750 raste të prekura me koronavirus dhe 101,617 të vdekur.
  • Pas tyre vjen Mbretëria e Bashkuar me 37,919 viktima.
  • Kosova ka konfirmuar rastet e para me koronavirus më 13 mars.
  • Koronavirusi vjen nga një familje virusesh që mban emrin e dukjes së tij, sepse ka formën e një kurore.
  • Nga i njëjti grup virusesh vijnë edhe SARS dhe MERS - viruse që kanë shkaktuar epidemi në të kaluarën.
  • Rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për të parandaluar përhapjen e koronavirusit janë: larja e rregullt e duarve, mbulimi i gojës dhe hundës gjatë kollitjes dhe teshtitjes, gatimi i plotë i mishit dhe vezëve dhe shmangia e kontaktit të ngushtë me personat që tregojnë simptoma të sëmundjeve të frymëmarrjes, si kollitje dhe teshtitje.
  • OBSH-ja e ka shpallur pandemi sëmundjen që shkakton koronavirusi, COVID-19.
  • Pandemia ndodh kur një sëmundje infektive përhapet lehtësisht nga personi në person, në shumë pjesë të botës.
14:48 28.3.2020

Izolimi nga COVID-19 – bie numri i të arrestuarve

Vetizolimi si masë mbrojtëse nga koronavirusi ka ndikuar që në Kosovë të ketë më pak të arrestuar. Kështu të paktën tregojnë statistikat e Policisë së Kosovës.

Që nga data 13 mars, kur në Kosovë u paraqitën rastet e para me COVID-19, Policia e Kosovës ka arrestuar 246 persona.

Sipas Policisë së Kosovës, krahasuar me dy muajt paraprakë të këtij viti, këtë muaj vërehet rënie e numrit të të arrestuarve.

Artikullin e plotë mund ta lexoni këtu.

14:24 28.3.2020

Edhe 139 të vdekur nga koronavirusi në Iran

Irani raportoi të shtunën për 139 viktima të reja nga koronavirusi, të cilat e çojnë në 2,517 numrin total të tyre.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësië, Kianoush Jahanpour, i tha televizionit shtetëror iranian se numri i rasteve të të infektuarve është rritur gjatë 24 orëve të fundit për 3,076, përkatësisht në 35,408.

Irani është vendi i shtatë në botë me numrin më të madh të të infektuarve.

Para tij janë: SHBA-ja, Italia, Kina, Spanja, Gjermania dhe Franca.

Presidenti i Iranit, Hassan Rohani, është zotuar se autoritetet do ta frenojnë përhapjen e koronavirusit brenda dy javësh.

13:57 28.3.2020

Koronavirusi nuk ua ndryshon shumë jetën suedezëve

Derisa miliarda banorë të botës janë urdhëruar të izolohen, për të frenuar përhapjen e koronavirusit, në Suedi shumica e dyqaneve, shkollave, bareve dhe restoranteve mbeten të hapura.

Koronavirusi nuk ua ndryshon shumë jetën suedezëve

Suedezët shijojnë rrezet e diellit të pranverës në një restorant në natyrë në Stokholm, më 26 mars.
1/9 Suedezët shijojnë rrezet e diellit të pranverës në një restorant në natyrë në Stokholm, më 26 mars.
Derisa miliarda banorë të botës janë urdhëruar të izolohen, për të frenuar përhapjen e koronavirusit, në Suedi shumica e dyqaneve, shkollave, bareve dhe restoranteve mbeten të hapura.
Vendasit pinë birrë në një bar në Stokholm, më 23 mars.
2/9 Vendasit pinë birrë në një bar në Stokholm, më 23 mars.
Derisa miliarda banorë të botës janë urdhëruar të izolohen, për të frenuar përhapjen e koronavirusit, në Suedi shumica e dyqaneve, shkollave, bareve dhe restoranteve mbeten të hapura.
Ushtarët e patrullës së Gardës Mbretërore të Suedisë pranë pallatit në Stokholm, më 25 mars.
3/9 Ushtarët e patrullës së Gardës Mbretërore të Suedisë pranë pallatit në Stokholm, më 25 mars.
Derisa miliarda banorë të botës janë urdhëruar të izolohen, për të frenuar përhapjen e koronavirusit, në Suedi shumica e dyqaneve, shkollave, bareve dhe restoranteve mbeten të hapura.
Njerëzit bëjnë pazare në Stokholm, më 24 mars.
4/9 Njerëzit bëjnë pazare në Stokholm, më 24 mars.
Derisa miliarda banorë të botës janë urdhëruar të izolohen, për të frenuar përhapjen e koronavirusit, në Suedi shumica e dyqaneve, shkollave, bareve dhe restoranteve mbeten të hapura.
Një grua bën selfie nën një pemë qershie në Stokholm, më 22 mars.
5/9 Një grua bën selfie nën një pemë qershie në Stokholm, më 22 mars.
Derisa miliarda banorë të botës janë urdhëruar të izolohen, për të frenuar përhapjen e koronavirusit, në Suedi shumica e dyqaneve, shkollave, bareve dhe restoranteve mbeten të hapura.
&quot;Jemi hapur&quot; shkruan jashtë një bari në Stokholm - 27 mars.<br />
&nbsp;<br />
&nbsp;
6/9 "Jemi hapur" shkruan jashtë një bari në Stokholm - 27 mars.
 
 
Derisa miliarda banorë të botës janë urdhëruar të izolohen, për të frenuar përhapjen e koronavirusit, në Suedi shumica e dyqaneve, shkollave, bareve dhe restoranteve mbeten të hapura.
Një bar në Stokholm i fotografuar më 25 mars.
7/9 Një bar në Stokholm i fotografuar më 25 mars.
Derisa miliarda banorë të botës janë urdhëruar të izolohen, për të frenuar përhapjen e koronavirusit, në Suedi shumica e dyqaneve, shkollave, bareve dhe restoranteve mbeten të hapura.
Një restorant i mbushur në Stokholm më 25 mars.
8/9 Një restorant i mbushur në Stokholm më 25 mars.
Derisa miliarda banorë të botës janë urdhëruar të izolohen, për të frenuar përhapjen e koronavirusit, në Suedi shumica e dyqaneve, shkollave, bareve dhe restoranteve mbeten të hapura.
Një spital në Gotenburg&nbsp;është ngritur për të siguruar shtretër shtesë për pacientët me koronavirus.
9/9 Një spital në Gotenburg është ngritur për të siguruar shtretër shtesë për pacientët me koronavirus.
Derisa miliarda banorë të botës janë urdhëruar të izolohen, për të frenuar përhapjen e koronavirusit, në Suedi shumica e dyqaneve, shkollave, bareve dhe restoranteve mbeten të hapura.
Previous slide
Next slide

13:37 28.3.2020

Pacientët në Kosovë janë në gjendje stabile

Shumica e pacientëve me koronavirus, të shtrirë në Klinikën Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, janë në gjendje stabile shëndetësore, ndërkohë që vetëm tetë prej tyre janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi, bëri të ditur për Radion Evropa e Lirë infektologu në Klinikën Infektive, Valbon Krasniqi.

“Gjendja në përgjithësi e pacientëve është stabile. Tetë prej tyre janë me oksigjenoterapi”, tha Krasniqi.

Klinika Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, një ditë më parë, ka regjistruar personin e parë nga stafi shëndetësor të infektuar me koronavirus.

Krasniqi tha se i gjithë stafi që ka pasur kontakt me infermieren e infektuar, është testuar dhe ka dalë negativ.

Aktualisht në Kosovë, 88 persona janë të infektuar me Covid-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi, ndërsa një pacient ka vdekur.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG