Ndërlidhjet

Blogu i pandemisë COVID-19

Raste të të infektuarve me koronavirus kanë raportuar mbi 180 vende. Përcilleni Radion Evropa e Lirë për informacionet e reja.

Koronavirusi i ri, që është një familje e gjerë virusesh, është shfaqur për herë të parë në Kinë, në fund të vitit 2019.

  • Shenjat kryesore të infektimit me të janë: temperatura e lartë, kolla dhe vështirësitë në frymëmarrje.
  • Sëmundja që shkakton koronavirusi, është emëruar COVID-19.
  • Përveç Kinës, raste me koronavirus kanë raportuar edhe mbi 180 vende të tjera të botës.
  • Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, në gjithë botën janë: 5,813,997 njerëz të infektuar, 360,389 të vdekur dhe 2,351,355 të shëruar. 
  • Shtetet e Bashkuara kanë 1,721,750 raste të prekura me koronavirus dhe 101,617 të vdekur.
  • Pas tyre vjen Mbretëria e Bashkuar me 37,919 viktima.
  • Kosova ka konfirmuar rastet e para me koronavirus më 13 mars.
  • Koronavirusi vjen nga një familje virusesh që mban emrin e dukjes së tij, sepse ka formën e një kurore.
  • Nga i njëjti grup virusesh vijnë edhe SARS dhe MERS - viruse që kanë shkaktuar epidemi në të kaluarën.
  • Rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për të parandaluar përhapjen e koronavirusit janë: larja e rregullt e duarve, mbulimi i gojës dhe hundës gjatë kollitjes dhe teshtitjes, gatimi i plotë i mishit dhe vezëve dhe shmangia e kontaktit të ngushtë me personat që tregojnë simptoma të sëmundjeve të frymëmarrjes, si kollitje dhe teshtitje.
  • OBSH-ja e ka shpallur pandemi sëmundjen që shkakton koronavirusi, COVID-19.
  • Pandemia ndodh kur një sëmundje infektive përhapet lehtësisht nga personi në person, në shumë pjesë të botës.
21:03 28.3.2020

Mbi 30,000 të vdekur nga koronavirusi në botë

Numri i të vdekurve nga koronavirusi në botë ka tejkaluar shifrën 30,000 është thënë në të dhënat e Universitetit Johns Hopkins.

Italia ka regjistruar numrin më të madh të vdekjeve, 10,023 deri në ditën e shtunë.

Më herët gjatë ditës, Spanja ka njoftuar për 5,690 të vdekur nga sëmundja Covid-19, që shkakton koronavirusi.

Aktualisht, Shtetet e Bashkuara kanë numrin më të madh të të infektuarve,115,547.

Sëmundja që shkakton koronavirusi, tashmë është shpallur pandemi nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

 

20:48 28.3.2020

Kryeministri francez: Lufta sapo ka filluar

Të 15 ditët e para të muajit prill do të jenë “edhe më të vështira se 15 ditët që i kemi lënë”, ka thënë kryeministri francez Edouard Philippe.

Franca deri më tani ka regjistruar 1,998 vdekje dhe është izoluar për 10 ditë, periudhë e cila tani është zgjatur deri më 15 prill.

“Dua të flas hapur me francezët”, ka thënë Philippe.

“Lufta sapo ka filluar”.

Ministri i Shëndetësisë Oliver Veran ka thënë është u shtuar numri i pajisjeve mbrojtëse, duke përfshirë porositjen e më shumë se 1 miliard maskave për punëtorët shëndetësorë.

Paris.
Paris.

 

20:22 28.3.2020

Mbi 1,000 të vdekur nga koronavirusi në Britani

Numri i personave të vdekur nga koronavirusi në Mbretërinë e Bashkuar ka arritur në 1,019.

Të dhënat e fundit, të publikuara të shtunën, tregojnë për 260 vdekje shtesë brenda ditës.

Aktualisht në këtë vend ësthë raportuar për 17,089 persona të infektuar me sëmundjen Covid-19, që shkakton koronavirusi i ri.

Ky lajm vjen në kohën kur qeveria është duke shtuar numrin e testimeve për stafin shëndetësor, të cilët kanë simptoma apo jetojnë me njerëz që kanë simptoma të virusit.

Të premten me këtë sëmundje janë konfirmuar si të infektuar kryeministri britanik, Boris Johnson dhe Sekretari i Shëndetësisë, Matt Hancock.

19:55 28.3.2020

Puna vullnetare në karantinë

Mbi 20 studentë të Fakultetit të Mjekësisë janë duke punuar si vullnetarë në Qendrën e Studentëve në Prishtinë. Në karantinë, ata janë duke ofruar shërbime mjekësore për qindra qytetarë që u izoluan, për t’u mbrojtur nga koronavirusi.

Puna vullnetare në karantinë
Ju lutem prisni

Materiali aktualisht nuk është në dispozicion.

0:00 0:02:10 0:00

 

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG