Ndërlidhjet

Blogu i pandemisë COVID-19

Raste të të infektuarve me koronavirus kanë raportuar mbi 180 vende. Përcilleni Radion Evropa e Lirë për informacionet e reja.

Koronavirusi i ri, që është një familje e gjerë virusesh, është shfaqur për herë të parë në Kinë, në fund të vitit 2019.

  • Shenjat kryesore të infektimit me të janë: temperatura e lartë, kolla dhe vështirësitë në frymëmarrje.
  • Sëmundja që shkakton koronavirusi, është emëruar COVID-19.
  • Përveç Kinës, raste me koronavirus kanë raportuar edhe mbi 180 vende të tjera të botës.
  • Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, në gjithë botën janë: 5,813,997 njerëz të infektuar, 360,389 të vdekur dhe 2,351,355 të shëruar. 
  • Shtetet e Bashkuara kanë 1,721,750 raste të prekura me koronavirus dhe 101,617 të vdekur.
  • Pas tyre vjen Mbretëria e Bashkuar me 37,919 viktima.
  • Kosova ka konfirmuar rastet e para me koronavirus më 13 mars.
  • Koronavirusi vjen nga një familje virusesh që mban emrin e dukjes së tij, sepse ka formën e një kurore.
  • Nga i njëjti grup virusesh vijnë edhe SARS dhe MERS - viruse që kanë shkaktuar epidemi në të kaluarën.
  • Rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për të parandaluar përhapjen e koronavirusit janë: larja e rregullt e duarve, mbulimi i gojës dhe hundës gjatë kollitjes dhe teshtitjes, gatimi i plotë i mishit dhe vezëve dhe shmangia e kontaktit të ngushtë me personat që tregojnë simptoma të sëmundjeve të frymëmarrjes, si kollitje dhe teshtitje.
  • OBSH-ja e ka shpallur pandemi sëmundjen që shkakton koronavirusi, COVID-19.
  • Pandemia ndodh kur një sëmundje infektive përhapet lehtësisht nga personi në person, në shumë pjesë të botës.
14:29 29.3.2020

Në Shqipëri janë shëruar 40 persona 

Zëvëndësministrja e Shëndetësisë në Shqipëri, Mira Rakacolli, ka bërë të ditur se numri i personave që janë shëruar nga COVID-19 ka arritur në 40. 

“Vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 7 persona”, ka thënë Rakacolli. 

Sipas saj aktualisht në Shërbimin Infektiv në Tiranë janë të shtruar 76 persona të infektuar me koronavirusin e ri. 

Numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 212 raste. Vetëm gjatë 24 orëve janë konfirmuar 15 raste me koronavirus. 

Ndërkaq, 10 persona deri më tani kanë humbur jetën si pasojë e sëmundjes COVID-19 që e shkakton koronavirusi i ri SARS-COV-2. 

 

14:20 29.3.2020

Në Kosovë po dezinfektohen paratë e gatshme  

Banka Qendrore e  Republikës se Kosovës ka njoftuar se në vazhdimësi po dezinfekton ndërtesën  dhe paratë e gatshme. Ky proces po ndodh, në kuadër të masave për parandalimin e përhapjes dhe mbrojtjes nga pandemia, thuhet në një përgjigjje për Radion Evropa e Lirë nga zyrtarë të BQK-së.

“Banka Qendrore e Republikës së Kosovës ka marrë të gjitha masat e duhura konform vendimeve dhe udhëzimeve të organeve kompetente", thuhet në përgjigje.

 

14:06 29.3.2020

Kryeministri indian kërkon falje për izolim

Kryeministri Indian, Narendra Modi u ka kërkuar falje indianeve për vendosje të masës së izolimit.

Pas kritikave rreth mungesës së planifikimit para izolomit, e cila është vendosur në më pak se katër orë pas njoftimit, Modi ka kërkuar falje për ndikimin që mund të ketë pasur ky vendim në jetët e njerëzve.

“Me siguri shumë persona janë zemëruar me mua për izolim në shtëpitë e tyre. Unë i kuptoj shqetësimet e tyre, mirëpo nuk ka pasur mënyrë tjetër për të luftuar koronavirusin. Për një shtet si India me popullësi 1.3 miliard dollarë, ekziston një betejë mes jetës dhe vdekjes, të cilët duhet ta fitojmë”, ka thënë mes tjerash Modi.

Deri më tani, India ka raportuar për 987 persona të infektuar me sëmundjen Covid-19, që shkakton koronavirusi, derisa 25 të tjerë kanë vdekur.

Kryeministri indian, Narendra Modi.
Kryeministri indian, Narendra Modi.

 

13:46 29.3.2020

Edhe dy të vdekur nga koronavirusi në Maqedoni të Veriut

Dy persona kanë ndërruar jetë nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut, duke e çuar në gjashtë numrin e përgjithshëm të të vdekurve nga COVID-19.

Bëhet fjalë për dy burra të moshës 31 dhe 91 vjeç, njoftoi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Sipas tij, pacienti më i moshuar ishte shtruar në spital para tetë ditëve në gjendje të rënda sikur edhe 31-vjeçari nga Shkupi, i cili gjatë ditës së shtunë kishte një përkeqësim të rëndë të gjendjes shëndetësore.

Ministri i Shëndetësisë nuk njoftoi për ndonjë sëmundje paraprake të 31 vjeçarit.

Filipçe informoi edhe për 18 raste të reja me koronavirus, me çka numri i të infektuarve ka arritur në 257, nga të cilët shtatë janë të sëmurë rëndë, por asnjë pacient aktualisht nuk është në një aparat të frymëmarrjes.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG