Ndërlidhjet

Blogu i pandemisë COVID-19

Raste të të infektuarve me koronavirus kanë raportuar mbi 180 vende. Përcilleni Radion Evropa e Lirë për informacionet e reja.

Koronavirusi i ri, që është një familje e gjerë virusesh, është shfaqur për herë të parë në Kinë, në fund të vitit 2019.

  • Shenjat kryesore të infektimit me të janë: temperatura e lartë, kolla dhe vështirësitë në frymëmarrje.
  • Sëmundja që shkakton koronavirusi, është emëruar COVID-19.
  • Përveç Kinës, raste me koronavirus kanë raportuar edhe mbi 180 vende të tjera të botës.
  • Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, në gjithë botën janë: 5,813,997 njerëz të infektuar, 360,389 të vdekur dhe 2,351,355 të shëruar. 
  • Shtetet e Bashkuara kanë 1,721,750 raste të prekura me koronavirus dhe 101,617 të vdekur.
  • Pas tyre vjen Mbretëria e Bashkuar me 37,919 viktima.
  • Kosova ka konfirmuar rastet e para me koronavirus më 13 mars.
  • Koronavirusi vjen nga një familje virusesh që mban emrin e dukjes së tij, sepse ka formën e një kurore.
  • Nga i njëjti grup virusesh vijnë edhe SARS dhe MERS - viruse që kanë shkaktuar epidemi në të kaluarën.
  • Rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për të parandaluar përhapjen e koronavirusit janë: larja e rregullt e duarve, mbulimi i gojës dhe hundës gjatë kollitjes dhe teshtitjes, gatimi i plotë i mishit dhe vezëve dhe shmangia e kontaktit të ngushtë me personat që tregojnë simptoma të sëmundjeve të frymëmarrjes, si kollitje dhe teshtitje.
  • OBSH-ja e ka shpallur pandemi sëmundjen që shkakton koronavirusi, COVID-19.
  • Pandemia ndodh kur një sëmundje infektive përhapet lehtësisht nga personi në person, në shumë pjesë të botës.
18:27 29.3.2020

Regjistrohen edhe 765 vdekje në Itali

Italia ka shënuar 765 vdekje nga koronavirusi në 24 orët e fundit. Numri i përgjithshëm i vdekjeve në këtë vend ka arritur në 10,779. Sipas të dhënave të Universitetit, John Hopkins, Italia është vendi i dytë në botë për nga numri i të infektuarve me gjithsej 92,472. 

Shtetet e Bashkuara kryesojnë listën me 125,313 të infektuar. 

18:02 29.3.2020

Qytetarët e Shkupit s’respektojnë rekomandimet për të qëndruar të izoluar

 

17:30 29.3.2020

Fauci: Deri në 200,000 persona mund të vdesin në SHBA

Vdekjet nga koronavirusi në Shtetet e Bashkuara mund të arrijnë në 200,000, tha drejtori i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive, Anthony Fauci.

Ai tha në një intervistë për CNN se mund të ketë miliona raste të infeksioneve. 

Dr Fauci, megjithatë shtoi se “ky numër është një objektiv kaq i lëvizshëm sa që lehtë mund të jesh i gabuar dhe të mashtrosh njerëzit".

 

17:18 29.3.2020

Më 30 mars fillon mësimi nga distanca edhe për klasat 6 deri 9-të

Ministrja e Arsimit në Kosovë, Hykmete Bajrami ka bërë të ditur se nga e dita e hënë, 30 mars do të fillojë mësimi nga distanca edhe për klasat 6 – 9.

Mësimi nga distanca për klasat e para deri në klasën e pestë ka nisur nga data 23 mars. Mësimi nga distanca po transmetohet përmes televizionit publik të Kosovës.

“Për shkak të situatë më COVID-19, MASHTI ka filluar të ofroj mësimi online përmes vidomaterialeve të prodhuara enkas për këtë qëllim. Materialet nuk janë më të mirat të mundshme por janë më të mirat që MASHTI mund të ofrojë në këtë kohë”.

“Nga e hëna ofrojmë mësim online për lëndët gjuhë shqipe dhe matematikë, duke filluar nga klasat 1-9, ndërsa nga 6 prilli, ne do të ofrojmë shumicën e lëndëve: për klasat 1-5 po përgatiten përmbajtjet mësimore për 4 lëndë; për klasën e 6-të, 8 lëndë; për klasat 7-të, 8-të dhe 9-të, 9 lëndë mësimore”, ka bërë të ditur përmes rrjetit sociale facebook ministrja Bajrami.

Më 11 mars, Qeveria e Kosovës kishte vendosur që në përputhje me vendimin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për të shpallur gjendje pandemie në nivel global në lidhje me koronavirusin e ri, t’i ndërmarrë disa masa parandaluese, përfshirë edhe mbylljen e shkollave.

Rastet e para me koronavirus në Kosovë janë konfirmuar më 13 mars.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG